Petro Koçi: Meidani më tepër një analist se sa një protagonist politik

August 2, 2016 11:12

Petro Koçi: Meidani më tepër një analist se sa një protagonist politik

Zëvendësministri i Mbrojtjes, njëherësh kryetar PSV’91 Petro Koçi duket se nuk e merr aspak seriozisht lajmin që Rexhep Meidani, ish president i vendit, mund të propozohet si kryeministër në një qeveri teknike, që po spekulohet se mund të realizohet në muajin shtator.

I ftuar në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv, Petro Koçi ka komentuar daljen në skenë të Rexhep Meijdanit. Ai është shprehur se ‘’Meidani më shumë një analist se sa një protagonist politik’’.

Koçi është shprehur se nuk e shikon Meidanin të përfshirë politikisht në jetën e vendit. Sa i përket koalicionit PS-LSI ai është shprehur se është i fortë dhe se mund të funksionojë edhe përtej 2017-ës.

“Edhe PS edhe LSI nuk kanë arsye të prishin koalicionin i cili po funksionon më së miri”, ka theksuar zëvendës ministri i Mbrojtjes.

August 2, 2016 11:12
Komento

3 Komente

  1. ALBAN DEGA August 2, 18:48

    REXHEP MEJDANI AS PROTAGONIST AS ANALIST

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Petro Koci beri sot nje analize per rolin e Rexhep Mejdanit ne politiken shqiptare . Pajtohem plotesisht me percaktimin e tij se ai asnjehere nuk qe as nuk be protagonist ne politiken shqiptare.
    Rexhep Mejdani pervec fizikes nuk la asnje gjurme ne politiken shqiptare. Ai qe nje president anemik, gati i cofte. E vetmja merite e tij eshte qe nuk la as fatkeqesi e katrahura njerezore e kombetare, as kusari e as gjak ne karriken qe e la mbrapa si patriarchies i tij !
    Me thoni vetem nje akt te tij si President qe mbahet mend ne dobi te popullit e Shqiperise !
    Zero… Kujtoni vetem grushitn e shtetit te 14 shtatorit 1998.
    Aq me pak Rexhep Mejdani eshte analist … Ka shkruar shume por ka thene pak ose asgje!
    Lume fjalesh pa fakte, pa zgjidhje, pa buke e pa persektive.
    Stil burokratik i ngurte te shkruari tipik ala sovietik!
    Vleresoj dhe nderoj Rexhep Mejdanin si akademik e fizikant, si shkencetar ashtu si Sali Berishen si kardiolog per sa ushtroi ate zanat. Megjithate asnjeri e as tjetri nuk kane bere ndonje shpikje ne fushat e tyre!
    Jo si politikane!
    Si mund te beje kryeministrin qofte edhe teknik Rexhep Mejdani!?
    Mendoj se me mire do ta bente nena ime 80 vjece me kater klase shkolle fillore.
    Qysh ne vitin 1971, ajo beri me nje fjale zemre nene analizen me filozofike te ish- diktatures enveriste duke e quajtur SOCIAFIKJA !
    Jo vetem percaktor politik- filozofik, por nje fjale e re, nje shpikje unikale jo vetem ne gjuhen shqipe!

    Reply to this comment
  2. Same opinion and more August 2, 19:41

    Te lumte Petro!
    Ky fare Mejdan puftja, jo vetem qe nuk ka qene asnjehere politikan, ndonese rrethanat politike e favorizuan per momentin, por as nga publicistika nuk ngjit fare. Shkrimet e tij, pa bosht dhe pa ide, pa llogaritur anen letrare, qe eshte vertete per te vene duart ne koke, jane shprehje e deshperimit dhe e pamundesise per te bere rolin e protagonistit. Me qesharak Xhepi behet kur fut ne loje edhe djalin, me duhet te them me nje formim vulgar, duke i formuluar ndonje flete-rrufe, per ta katapultuar e promovuar faqekuqin si nje njeri mediatik e me vlera, i cili mund te zevendesoje baben, tashme te rrejedhur dhe ne metrat e fundit te lifetime. Koha e ketyre perfituesve abuzive, qe ngrejne veshet ne momente te veshtira te socialisteve te vertete, ka kohe qe ka marre fund. Edhe nje here i nderuari Petro vazhdo te dalesh me shume ne ekrane, pasi ke mbeshtetjen tone te kahershme dhe te padiskutueshme edhe ne vijim jashte cdo interesi.

    Reply to this comment
  3. alphade August 2, 21:13

    Nuk e njoh profesionin e tij si ‘shkencetar”,sic thone , por
    e njoh mire si politikan : Nje zero te madhe me xhufka ”
    thoshte nje profesori im !!!
    Pergjate periudhes 5 vjecare. Mejdani dilte vetem nje he-
    re ne vit ne sheshin e mejdanit, diten e pranveres ne
    qytetin e gruas ne Elbasan ,hante edhe nga ato bolloku-
    met aq te mira qe bejne elbasanllijet dhe kthehej ne Tira-
    ne. Gjithe kohen tjeter prej 365 ditesh ky i nderuar pre
    sident bente gjumin letargjik,ashtu sic bejne zvarraniket
    Pra, nuk kam vrejtje per profesionin e tij,bile kam rrespekt
    por si president jo qe nuk shkelqeu , por mbeti si presidenti me i koti ne bote . Keto dite ,pasionantet e
    PD -s perhapin lajmin se Meidani do te jete kryeministri i
    qeverise teknike qe ka propozuar Bashici !! Atehere do
    dhitet nusja ne kale, mender jush ! Atehere e ndreqen me
    te vertete Shqiperine !! Marrezite e politikaneve shqiptare
    nuk kane fund ??!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim