Petro Marko, shkrimtari që u këndoi atyre që ende nuk kanë lindur

November 5, 2017 11:33

Petro Marko, shkrimtari që u këndoi atyre që ende nuk kanë lindur

Luman Caka

Shkrimtari Petro Marko, njeriu i lindur për të qenë vërtet “inxhinier i shpirtrave njerëzorë” ka qenë dhe mbeti për mua, miku, mësuesi dhe njeriu më i dashur, pas prindërve të mi. Nëse për Nolin e pavdekshëm është thënë dhe shkruar se pa të, kulturës dhe letërsisë sonë do t’i mungonte një gjymtyrë, për Petro markon mund të thuhet me gojën plot se, mozaiku i letërsisë shqipe, tej e këtej kufirit, pa Petro Markon, nuk do të ishte i plotë dhe aq i bukur.
Jo vetëm në emrin tim dhe të familjes time, por edhe në emër të shokëve dhe të shoqeve të shkollës, di dhe miqve të shumtë që ai kishte në Skrapar, i falem kujtimit të tij të ndritur.
***
Figura dhe vepra e Petro Markos nuk mund të jenë të plota pa përmendur, sadopak, Petro Markon-mësues, sidomos në shkollën pedagogjike “Ndrec Ndue Gjoka ku ai dha mësimin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe.
Kjo shkollë u hap në Plazh-Durrës, në ish-kazermat e ushtrisë që shërbenin edhe për kampin e fëmijëve “Qemal Stafa” në shtator të vitit 1951.
Shkolla hiqte dhe vuante nga çdo anë, për shkak të varfërisë. Nuk qenë të paktë ata që e braktisën. Vuanim për bukën e misrit. Një ditë përpara derës së mensës, qe ulur këmbëkryq, veshur me brekushe copë e çikë, një djalë nga Mirdita me emrin Ndrecë. “Asha Zotin he, burra, unë me pas bukë boll, boll mësoj”, bërtiste djali i gjorë.
Në vitin 1950 vendin e kishte pushtuar zija e bukës dhe shteti kishte probleme të mëdha. Megjithatë, vitin e dytë, na veshën me kostume. Por duhet të theksoj me forcë se tërë trupi pedagogjik, me në krye të paharruarin Iljaz Bejko Sevranin, ishin si të zgjedhur me dorë, njëri më i mirë se tjetri. Ata ishin prindërit, pastaj mësuesit dhe edukatorët tanë. Ndjej një mall e respekt të veçantë për secilin prej tyre si dhe një keqardhje që askush, cilido qoftë nuk u bë i gjallë të shkruante për ta. Pedagogjiken “Ndrec Ndue Gjoka” të atyre viteve e mbajtën më këmbë mësueset dhe mësuesit e paharruar, mësues të vërtetë, të dashur e të shtrenjtë si ata.
***

Luman Caka

Vitin e tretë shkollën e transferuan në Tiranë, por përsëri në kazerma, në kazermat e Ali Rizajt. Këtu u grumbulluan disa shkolla të mesme profesionale, që morën emrin “Teknikumete Bashkuara” dhe më pas “Qyteti i Nxënësve” me drejtor të Përgjithshëm, gjirokastriten e mirënjohur Siri Shapllo.
Këtu, në pedagogjike erdhi mësues i gjuhës dhe i letërsisë në shtator 1953, i paharruari Petro Marko. Drejtor patëm Shefik Osmanin nga Shkodra dhe mësues me emër si Lirak Dodbiba, Aneta Kristidhi, Kolë Xhumari, Urti Çani, Lumnie Shehetila etj. etj.
Klasa ime kishte 48 nxënës. Të gjithë fshatrat e pedagogjikes ishin nga rrethet malorë, sidomos nga Mirdita, Dibra, Mati, Tropoja, Tepelena, Përmeti, Gramshi, Skrapari, Mallakastra etj. Çuditem sot, si ishte e mundur që nxënësit, gjatë katër vjetëve, në asnjë pushim nuk dilnin pa marrë librat në duar. Po edhe në konviktin-kazermë binim të flinim me librin te koka.
Ka qenë fati ynë i madh që patëm mësues Petro Markon me shokë e shoqe si ai. Po ç’mund të shkruaj më parë për luftëtarin Spanjës, mësuesin e dashur dhe shkrimtarin tim të zgjedhur!?…
***
Zemra e ngrohtë dhe e gjerë e Petro Markos kishte vend për çdo nxënës dhe njeri të mirë. Mesa duket, Zoica me Markon, kanë qenë me nge e kanë lënë mënjanë çdo punë tjetër, kur vendosën të lindnin një djalë të tillë, i cili, kur të bëhej burrë, do të nderonte jo vetëm “Fshatin më të bukur të botës”, por mbarë krahinën dhe Shqipërinë.
Mësuesi ynë i dashur, përpara se të ishte mësues e shkrimtar, ishte njeri. Nuk e kemi parë asnjëherë të mërzitur apo të zymtë. Asnjëherë nuk nxori nga goja një fjalë të pakontrolluar. Asnjëherë nuk u nervozua kur ne shkelnim rregullat apo thyenim disiplinën. Duronte shumë, si ai, edhe kur i digjej kraharori. Kur vinte ora e hartimit unë gëzoja, sa nuk fluturoja. Mbaj mend temën” “Nuk jemi një milion, por jemi nëntëqind milionë”. Pasi na dha udhëzimet e rastit, pastaj u ul në karrige dhe na vuri të shkruanim. Ra zilja dhe ora e parë mbaroi pa e nxirë fletën. Filloi ora e dytë. Vendosa ta bëja në poezi, se nuk kisha se çfarë të bëja tjetër…
Dy javë me radhë prita plot ankth e frikë orën e korrigjimit. Kur erdhi dita, ai hyri në klasë me fletoret nën sqetull. Na foli shkurt për trajtimin e temës. Mua nuk më mbante banka. Në moment thirri emrin tim të dilja para klasës. Dola, po si dola! Më dha hartimin tim ta lexoja. Klasa u shkul së qeshuri. “Do t’i kisha vënë dysh se ka dalë nga tema, por i kam vënë katër plus për guximin” – tha profesori. Mua më shkriu gjaku dhe u ula në bankë, qull nga djersa.
Se ç’ishte metrika dhe teoria e letërsisë, do ta mësoja shumë vite më vonë. Në vitin e fundit të shkollës, në maj të vitit 1955, shpura në sallën e mësuesve një fletore, ku, mësuesit të shënonin porositë e tyre për detyrën që më priste. Pas dy javësh shkova mora fletoren. Kishin shkruar vetëm tre: Petro Marko, Lirak Dodbiba dhe Mahmudie Alimehmeti.
“Porositë e Petro Markos ishin këto: Formo një bibliotekë personale. Bashkëpuno me shtypin. Mbaj ditar për punën në shkollë dhe gjërat e ndryshme. Lexo letërsinë e rilindjes, lexoje gjithnjë. Të uroj të jesh korrekt, se korrektësia dallon njerëzit e vërtetë nga të tjerët. Petro Marko”
***
Rrallë e shkurt tregonte barsoleta dhe anekdota, sidomos për Ahmet Zogun dhe Frankon, të cilët i urrente pa masë. Po, ndërsa ne ishim kureshtarë për krijimtarinë e tij dhe sidomos për Luftën e Spanjës, ai nuk fliste për vete. Edhe disa fjalë dhe shprehje spanjisht, si “Viva Vita” (Rroftë Jeta), “Adelante kamaradas” (Përpara shokë), “Hasta la vista” (Mirupafshim) etj. i mësuam dy-tre vite më vonë se të botohej romani “Hasta la vista”.
Sa e sa herë jam takuar me profesorin tim, edhe pse isha kureshtar, isha fort i kursyer për t’i bërë pyetje. Mbase dikush nuk mund të besojë që kurrë s’e pyeta për autorin e poemës “Adelante Kamarades”, edhe pse ajo qe botuar që në korrik-gusht të vitit 1959 me librin e tij antologjik “Lufta e Spanjës”. Që autori i poemës ishte legjendari Mehmet Shehu, unë e mësova shumë vonë nga Safoja. Kjo poemë e bukur me 30 strofa, me vargje 16-rrokësh, është ligjërimi vajtimtar për epopenë spanjolle.
Afro gjashtë vite pas maturës, në festën çlirimit të Skraparit, më 5 Shtator 1961, jemi takuar në Çorovodë. Por çdo vit ke
Mi këmbyer kartolina urimi, dhe unë mezi prisja të vinte dhjetori. Petro Markoja më kishte rrëmbyer si ndonjë magjistar dhe më kishte bërë për vete. Dhe unë ndjehesha i lumtura, i gëzuar dhe i privilegjuar.
Por mësuesin tonë të paharruar e donin të gjithë bashkënxënësit e mi, ashtu siç i donte ai. Unë isha dhe mbeta vetëm njëri prej tyre.
***

Petro Marko me familjen Caka

E ndjej të nevojshme të vë në dukje, se Petro Markoja me kolegë në pedagogjiken “Ndrec Ndue Gjoka”, na mësuan, na edukuan, na kalitën për jetën duke punuar me pasion dhe dashuri sikur të ishim engjëj e fëmijët e tyre. Ishin të jashtëzakonshëm.
Nderim e respekt të thellë, pa anë e pa fund për ata mësues të papërsëritshëm, të gjallë e të vdekur! Nderim e respekt për Petro Markon, Bedri Dedjan, Gjergj Zhein, Iljaz Bejok Sevranin, Nos Topallin, Shefik Osmanin, Lirak Dodbibën, Kolë Xhumarin, Lumnie Shehtilën, Agapi Shuteriqin, Aneta Kristidhin, Aglli Hariton, Urti Çanin, Sotir Manin, Sabri Tuçin, Vasil Dhimitrukën, Hamit Mnerin, Pëllumb Gjebrenë, Dilaver Carën etj. etj.
Ishin këta me shokë e shoqe që punuan me ndërgjegje, me pasion e dashuri dhe përgatitën kontingjente të tëra nxënësish dhe furnizuan me mësues të rinj me qindra shkolla të Shqipërisë. Kanë qënë nxënës të tyre gjithë ata që u bënë kuadro me emër. Disa prej tyre ishi, Mësuesi i Popullit, shoku im i klasës, Ndue Jak Pjetri nga Puka; akademiku nga Oroshi i Mirditës, profesori Mark Tirtja; Hekuran Zaimi nga Gramshi; Mexhit Prençi, Qazim Xhelili, Myslim Koka e Sali Ajazi nga Dibra, Tom Lleshi nga Mirdita; Hasan Dalti nga Mati; Haki Zllami nga Tropoja; Pëllumb Bejko nga Skrapari; Dehar Çela nga Pogradeci; Trifon Dafa nga Përmeti; Preng Cub Lleshi nga Rrësheni etj.
Petro Marko, mësues dhe shkrimtar i dashur, ishte mburrja dhe krenaria e kësaj shkolle.

Kanë thënë për Petro Markon

Ali Aliu: Petro Marko, personalitet i përmasave të mëdha, klasik i letërsisë sonë, lirizmi i epopesë së Spanjës

Dritëro Agolli: Petro Marko, rebeli, bohemi, kryengritësi që na mungon

Ana Maria Garsia Suharez: Mësova shqip për Petro Markon

Teodor Laço: Madhështor me shpirt të gjerë

Tasim Aliaj: Intrasigjent i përjetshëm

Vangjush Gambeta: I mençuri, trimi, i madhi dhe i thjeshti Petro Marko

Ramon Sanches Lizarralde: Petro Marko, një shqiptar ndërkombëtar

Xhevahir Spahiu: Petro Marko u këndoi të gjallëve, të vdekurve dhe atyre që s’kanë lindur

Tonin Çobani: Universiteti human i një prozatori

Iva Tiço: I fundit i idealistëve

 

 

Intimitete dhe sekrete

Erdhi në Çorovodë në tetor-nëntor 1970. Ishte i lodhur dhe i shqetësuar. Udhëtoi në disa fshatra. Shkoi në Gjerbës dhe u ngjit në Qafën e Kulmakut, ku u xhirua edhe një dokumentar i Endri Kekos. Në Potom erdhi natën, pa njoftim. E gjeta në krevat në hotel. Qe ftohur, ishte veshur hollë. Të nesërmen zhvesha pardesynë time dhe ia dhashë. E veshi dhe i rrinte për bukuri.

Një ditë vajtëm në Backë, bëri një bisedë me nxënësit dhe mësuesit, ku drejtor ishte Miti Stoja nga Vithkuqi. Teki Bibollari, kryetar i kooperativës, shtroi një drekë. E mbytën me pyetje.

Në Skrapar dhe nga Skrapari ai kishte shumë miq, shokë e të njohur, si Riza Cerovën, Zylyftar Veleshnjen, Mane Nishovën, Kahreman Yllin, Hysen e Mojsi Zaloshnjen, Tajar Grepckën e Teki Malindin, Novruz Grevën, Xhevahir Spahiun etj.

Nga bisedat me të në Potom, kur e mora në shtëpi për drekë, mbaj mend të më thoshte: “Ik që këtej, sa më parë, je tepër i izoluar. Këtu s’ka ç’bën as perëndia, jo më partia. Do t’i theme dhe Teki Malindit, se ju, skraparllinjtë, e ndërtoni socializmin vetëm”…

“Profesor, ju të dy me Safon jeni si një çift pëllumbash”, i thashë. Qeshi, pastaj më tha: Që fëmijët të bëhen të mirë, duhet të jenë më tepër se dy të konkurrojnë”…

Në një mbledhje në bibliotekën e Çorovodës më dha dekoratën “Naim Frashëri”, akorduar me propozim të kryeredaktorit të revistës “Hosteni”, fisnikut, Andrea Grashi.

E kam ndjeku hapa pas hapi krijimtarinë e tij letrare. Baskë me të jam gëzuar e shqetësuar dhe unë. I kam shkruar letra dhe kartolina plot dashuri. Pas botimit të romanit “Nata e Ustikës” i dërgova letrën që Xhevahir Spahiu e botoi tek “Drita”.

Ja një pjesë e saj:

“I dashur profesor!

Qofsh i lumtur e plot shëndet për të realizuar punët e mira që ke përpara. Sa mbarova së lexuari “Nata e Ustikës” – një prozë e përsosur poetike, kulmi i tërë krijimtarisë suaj artistike. Këngë dhe monument për njerëz të pamposhtur…Një roman që duhej shkruar 30 e ca vite më parë…

Çuditem si e ka mbajtur gjoksi juaj të kyçur brenda shpirtit një tragjedi të tillë për gjysmë shekulli me radhë!…

Të lumtë dora dhe të këndoftë zemra pa pushim! Rrofsh sa të kesh dëshirë!

U përqafoj me mall!

Luman Caka

Ja tani edhe kartolina e fundit që më ka dërguar para se të shkonte e të binte në gjumin e përjetshëm në Dhërmi:

I dashur Luman, bashkë me Elin dhe fëmijët.

Ju kujtoj me shumë mall. Je i pari që po të shkruaj pas katër muajsh sëmundje. Tani jam pakëz më mirë.

Të falënderoj ty dhe Enverin që më kujtoni. 

Nipi im, Stavri Marko, ju falënderon shumë.

Safua dhe fëmijët e mi ju përqafojnë bashkë me mua.

Me dashuri

Yti

Petro Marko

P.M. Bulevardi “Stalin” P. 61, Tel: 24 395

November 5, 2017 11:33
Komento

17 Komente

  1. HAMDI TOBLI November 5, 12:40

    PETRO MARKO KA QENE DHE MBETET SHKRIMTARI ME I MIRE SHQIPETAR DERI NE DITET E SOTME !

    Reply to this comment
  2. HAMDI TOBLI November 5, 12:41

    PETO MARKO ESHTE SHKRIMTARI ME I MIRE SHQIPETAR DERI NE DITET E SOTME !

    Reply to this comment
  3. ´´ November 5, 12:42

    Dhe si gjithe shkrimtaret e talentuar te atij vendi , kane qendruar ne hije ,te rropsive komuniste te kermave njerezore ,dyshesh me shpirt djalli kadare -agolli .
    Ne ate vend asnjiher s’ka per te lulezuar jeta asgje …pikerishte nga kjo Bakterie Njrezore ardhur nga fundi i Botes ne Atdheun e shqiptareve ,per te semurur e shkaterruar gjithcka ne Shqiperi .Fares me te ndyre njerezore inkuizicionit komunisto islamist . Ala sot eshte ne kembe kjo Bakterie antinjerezore ne ate vend plehrash te cdo nationaliteti

    Reply to this comment
    • HAMDI TOBLI November 5, 12:46

      KUSH JE TI QE REPLIKON?

      Reply to this comment
      • ´´ November 5, 13:04

        S’eshte kusht i domosdoshem te njohesh patjeter “kundershtarin – Replikuesin ” ,por ate se ti vet kush je ,
        dhe te kuptoshe ,qe ne nji shoqeri te civilizuar ,ka nji mendim te lire shprehjeje dhe mendimi mbi gjithcka .
        Repliko nqs mundesh e mos kerko cfar s’te takon te dish

        Reply to this comment
      • ´(`!´)` November 5, 13:29

        Dhe perse duhet me dit nji Hamdi ,
        se cili eshte replikuesi ?
        Ky ton arrogand i ca tipave ,qe pretendojn me qen dikushi qe i jep te drejten te bej gjithcka edhe policin e trafikut ne media eshte e padurushme ,manier idiotesh . Komento mer per vehten tate e nqs je i zoti repliko ,nqs (Natyrishte e lejon Dogana kalimin e komenteve .)
        Mundet me qen edhe Dikushi ,qe di mir cfar flet me mir se cdo pseudo ne xhiro aty .

        Reply to this comment
        • HAMDI TOBLI November 5, 14:13

          TI NUK PO KOMENTON ,AS PO JEP MENDIM.POR PO FYEN OSE PO SHAN ME ARROGANCE DY PESONALITETE QE KANE HYRE NE HISTORI !KY NUK ESHTE MENDIM I LIRE,POR SHKERDHYERJE E MENDIMIT TE LIRE

          Reply to this comment
          • ´´ November 5, 14:54

            Epoka kur Historine e benin tipa si ty ,ka vdekur .
            Ajo mundet te quhet me plot goje ajo ti quan “Shkerdhim i mendimit te lire ” . Eshte ne dem te asaj shoqeri e te ardhmes se saj ,qe kriminelet komuniste te vazhdojn e qendrojne atje ku s’i takon aspak . Qe kriminelet te vleresohen ne ate shoqeri si nji Vlere qe ne Realitet s’jane per nji shoqeri te vertete njerezore .E keni te veshtire ju (….) pronaret e Histerise , te kuptoni kte Bote ,te kuptoni Vlerat e verteta ,apo eshte ky dell juaji , te qendruari ne ishullin tuaj ,nji Art mbrojtes perball Botes se Vlerave qyteterimit …

          • ´(`!´)` November 5, 15:01

            Nqs dikush ,thote nji te vertet ,kjo s’do te thoote se po “shan” efendem Hamdi !
            Por kto si kupton dot nji si ti .
            E verteta dhemb ,tremb dhe ben te pasigurt ,mashtrusin ,kriminelin .

    • HAMDI TOBLI November 5, 13:05

      MENDIMI IM PER SHUMEKEND MUND TE JETE SUBJEKTIV. POR TI QE SHKRUAN PER DYSHEN AGOLLI=KADARE JE KERKUSHI, SEPSE EDHE PO TE JETE ASHTU SIC THUA TI ,GJE TE CILEN NUK TA PRANON ASKUSH,TI JE KURRKUSHI SEPSE EDHE PER NJE MENDIM SADO BAJAT QE SHKRUAN NUK KE GUXIMIN TE TREGOSH EMRIN TEND

      Reply to this comment
      • ´´ November 5, 13:53

        Replikuesi Hamdi ,

        Me akuza te tilla ,”Nuk ke guximin te tregoshe emrin tend”
        un ,jame njohur tashme shume heret ne Net-in shqiptare dhe me beso ,s’me ben aspak “me qesh” !
        Madje duhet te konfirmoj se, kjo form e maskuar ne xhiro pra ne median e shkruar internet (fb) ka therrritur edhe emisione karagjozash ne Top-Show-t e kjo jo vetem njiher ,duke u bere vetem qesharak ne naivitetin e vete dhe hipokrizine e njikohesishte injorancen e asaj shoqerie ,qe per fat te keq vazhdon te notoje ne llumin e vet .
        ———————————————————————
        Un jam nji person ne dukje “Anonim” ne Net+FB.
        Per sqarim ty etj ne ate Bote . Mundet te perdoresh cdo Maske ne Media e shkruar e (fb) por varet ,se kujt i sherben me pjesamrrjen tende .Te vertetes ,te mires se Shoqerise vendit tend ,apo se keqes dhe e gjitha kjo …varet nga Kontexti i gjithe veprimtarise Personit .(shopresoj t’me kuptoshe ,ti etj si ty )
        Ne te vertete s’exziston asnji Anonimitet .Maskat tona len gjurmet e tyre ,me te cilat identifikohet Personi . Un…s’jam munduar asnjiher te kujdesem per gjurmet ,(madje jo vetem njiher kam postuar edhe Foto te miat edhe pse pa emer ) dikur , pa bere ndonji mendim nga pas dhe e dini ju perse ? Sepse jam i paster ne gjithcka ,por mbi te gjitha ne shpirt si shqiptare .
        Un mbaj Maske ,sepse dua vlerat e Lirise ,principet njerezore dhe Vlerat e verteta ne nji shoqeri ,te cilat sot …jane aq te rrezikuara ne ate shoqeri ,nga Faktori jo vetem Autoritar qe kerkon te mabje nen kontroll gjithcka gje, e qe reflektohet qarte edhe ne mediat e shkruara .

        Ajo shoqeri duhet te flasi hapur mbi gjithcka ,perndryshe do shkoj drejt vetvrasjes …nqs nuk lejon debatin e hapur qytetare

        Reply to this comment
        • HAMDI TOBLI November 5, 14:39

          PO TE ISHTE MENDIM OSE OPINION NE KUADER TE NJE DEBATI DHE TE KISHTE VLERE KY MENDIM EDHE PO TE ISHTE KUNDER MENDIMIT TIM,DO TE KERKOJA TE TE NJIHJA THJESHT PER RESPEKT, POR DUKE PARE SE CFARE SHKRUAN TI ,BEN SHUME MIRE QE JE NJE MASKE

          Reply to this comment
  4. HAMDI TOBLI November 5, 13:06

    MENDIMI IM PER SHUMEKEND MUND TE JETE SUBJEKTIV. POR TI QE SHKRUAN PER DYSHEN AGOLLI=KADARE JE KERKUSHI, SEPSE EDHE PO TE JETE ASHTU SIC THUA TI ,GJE TE CILEN NUK TA PRANON ASKUSH,TI JE KURRKUSHI SEPSE EDHE PER NJE MENDIM SADO BAJAT QE SHKRUAN NUK KE GUXIMIN TE TREGOSH EMRIN TEND

    Reply to this comment
  5. Dhimiter M.Xhoga (Guri Naimit D) November 5, 17:20

    Sot jetuar me te madhin Petro Marko !
    Faleminderit Luman Caka.

    * I nderuari Luman Caka,faleminderit sa na sjell sot, ne 5 Nendor, nisur kremtimin e arritive e NENDOREVE, me 550 vjetorin e “Herroit tone Kombetar”,Gjergj Kastrioti Skenderbe.(VO. Ne Nju Jork sot manifestimi i pare mbare kombetar nga emigrantet shqiptare, nismetare perfaqesuesit e komunitetit katilik.Ju lumte dhe, i pershendesim, per mathimat dhene…
    Mendoj, i qelluar dhe ky shkrim, per krye njeriu i penes dhe atdhetar, kontribuar atyre Nendoreve dhe me tej, si Luftetar internacionalist, ishte dhe eshte,me vepren e tij, Petro Marko,biri Rivieres Shqiptare me Dhermiun rene KOKA … Ju i nderua Luman, na e sillni sot,me penen tuaj te shkelyer tere rrespekt e dashuri,shprehur nxenesi per mesuesin…
    Ju shoqerofshim miresite NJERZORE !
    **
    ” Per mua, i nderuar Luman, thuajse bashkekohes nxenes me ju, e vecanta e ketij shkrimi eshte,se pos si nxenes njohur engjellin(se i tille ishte) Petro Marko, ne Tiranen e viteve 50t(shkolla 7vj.”10 Korriku”nga ruaj kujtimet me te mira,sa jetike per mua,(!950-53) ,me ate mesues te shkelqyer me Dr, Antoneta Kocin nje nga Deputetet e para gua e kohes,ardhur jetim une nga Dangellia Naimjane,(babane torturuar deri ne vekie, sa shtepine zhuritur,pseudoatdhetaret baliste,pse djalin buzequmesht,derguar partizan….) Une, vitin e Ri 1951, patur fatin ta festoj ne pasditet letrare,krah Perto Markos,sa nje nder 4 nxenesit e dalluar te Tiranes, pos te tjerave naten e VItit Ri 1951 ,gezuar:-DRITEN e pare elektrike te Hdrocentalit Selites,- 3 m.stof te pare te kombinatit tekstilit Tirane,sa pakon e pare te sheqeri prodhuar ne Kombinatin e pare te Maliqit.Pse jo dhe nje Top lastiku sa nje top futbolli nga miqte atyre viteve te pare te pasluftes clirimtare ALEATE.E pa harruar ajo darke si ne ender qe Komandanti do te na theshte:
    -femije te dashur, ms kujtoni se jemi kaqe te pasur sa shihni kete darke shtruar,po e bejme per Ju se keshtu do ta beni shqiperine Ju, brezi i Ri qe do leme pas.”
    **
    Ishin vjershat e para,mare direkt nga Pero Marko, Dhimiter Suteriqi, Kol Jakova, Kin Kushi,Fatmir Gjata, me Migjenin e tj.qe na benin ne ta dyfishonim gezimin e clirimit qe perjetonim.
    Po kulmin e miqesise sa shoqerise me te madhin luftetar te Spanjes,do ta meria me 1967-ten,une mesues sa derjtor shkolle ne Zall-Mner te Tiranes,Ai,Petro Morko, ardhur ne Muajin e krijimtarise, mare subjektin e librit “ARA ne MAL”. qe e dime c’pershypie la, po dhe pasojat mare..Ai mbeti PETRO MARKO me germa te arta.
    Bulceshi,fshat rreze Mali Bieshit,mes vargu”Kruje Dajt” me fushen dikur,sot Liqeni Bovilles, mes fshatareve jetuar Shrimtari,me ne krah ne “Pasuesit e Nderc Ndue Gjokes”ne krah. Fotografine bere me mesuesit e shkolles Zall-Mner,prane lapidarit te brigates 22 s.para shkolles 7 vjecare sa perfunduar e kam “hajmali”jo vetem une,po kolektivi atij viti dhe Dailan Shapllo shkrimtar, ardhur e vizituar kolegun dhe shokun e tij. E kam perjetesuar ne LIBRiN tim te pare:-“Kur Flasin ZEMRAT”. Per Petro markon nuk mjaftojne Romane sa FILMA,si e PAVDEKESHMI Atdhetar krijues.
    Me shoqerojne dhe sot 82 vjecar rugeve te mergimit, (jo si Ai ne rinine e tij-Luftetar)Petro Marko me vepren e tij sa Bashkeshortia Safo kolege krijuese ne fushen e piktures,dy engjej pasardhes,me ate djale Jamardon, qe e pati jeten sa te veshtire dhe ndare nga jeta parakohe.Shendet e mbrodhesi motres,
    I perjetshem kujtimi Petro Markos !
    (Nuk gaboj te shihet vleresimi sa nderimi i verpes se Tij.
    Ia ka BORXH nje popull i tere..)

    Me shume konsiderate
    Pasardhesi Veteran.
    Dhimite M.Xhoga.

    Reply to this comment
  6. demo November 5, 21:09

    Shoqeria shqiptare i dha vetem helm dhe thika pa fund Pertro Markos dhe familjes se tij.Djalin ja burgosen,ja cmenden dhe ja vrane komunistet.Demokrataxhijte e Sali malokut ja lane familjen ne pike te hallit ne varferi ekstreme,me spitale dhe semundje ti perballonin me pensionin e Safos.Keta,qe nuk lane bandit dhe katundar pa bere pronar ne bregdet dhe ne mes te Tiranes.

    Reply to this comment
  7. Zani Burimi November 5, 21:34

    Z. Luman Caka, mesues i nderuar!
    Faleminderit per shkrimin tuaj qe na sjell nje copez nga jeta e vepra si Mesues e si Njeri i te Madhit Petro Marko, per te cilin ne keto aspekte nuk kisha lexuar me pare. Kam qene nje adhurues i shkrimtarit Petro Marko, siç mendoj se ka me mijera ne Shqiperi e me gjere me siguri dhe do te kete per aq kohe sa do te shkruhet Letersi Shqipe.Nese me lejohet te perifrazoj, ne Bahçen e madhe dhe te bukur te Letersise Shqipe blerojne aq bukur “Tre Ullinj te bukur”: romanet “Hasta la vista”, “Qytetii fundit dhe “Nata e Ustikes” te “mbjella dhe te rritura e selitura nga i Madhi PETRO MARKO.

    Reply to this comment
  8. ELIOT November 6, 10:21

    PETRO MARKO KA QENE SHKRIMTAR I MADH KAM LEXUAR JACK LONDON VICTOR HUGO.. MOLIER … VOLTER ….ALEKSANDER DUMAS ..CEHOV …TEODOR ………GENIU ….. DHE E KRAHASOJ HASTA LA VISTA ME SHUME NGA KETO SHKRIMTARE TE MEDHNEJ … KAM QENE I RI DHE SME ZINTE GJUMI PA E MBARUAR ..CDO FAQE LIBRI TE TERHIQTE DHE SMUND TE NDALOJE ….. MERCI I MADHI PETRO … POR SI GJITHMONE XHELOZAT SPIUNA E FUTEN NE BURG … DONIN TI LENIN ESPACE ISMAIL KADARES OSE TE TJEREVE QI I SHKRUANIN ENVERIT QE RRENIN PER PARTINE ..PETRO SHRUANTE PER POPULLIN…. PRANDAJ NUK E DONIN …..BOLSHEVIKET …. EDHE LUFTA NE SPANJE SU BE NGA BILSHEVIKET …NGA IDETE KOMUNISTE JO POPULLI I SPANJES DONIN ME SHUME LIBERTE DEMOKRACIE DHE FRANCO E MORRI PUSHTETIN ME FORCE JO ME VOTAT E POPULLIT ….MERCI …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*