“Peza”, Gjykata e Lartë shpall moskompetencën

October 3, 2017 16:37

“Peza”, Gjykata e Lartë shpall moskompetencën

 

Pas ndryshimeve ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën për gjykimin e ish-deputetit Alfred Peza dhe e dërgoi për gjykim pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Zyra e shtypit e Gjykatës së Lartë shpjegon se moskompetenca u shpall për shkak të statusit të subjektit dhe ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale.

Ish-deputeti Alfred Peza dyshohet nga Prokuroria e Përgjithshme për fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.
Por më herët, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda hoqi sekuestron preventive të vendosur nga Shkalla e Parë ndaj pasurive të ish-deputetit përderisa ishte vetë Gjykata e Lartë që e kishte çmuar si të papërligjur sekuestron.

Por, ndërsa Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën, edhe për gjykimin në themel, nuk dihet ende nëse kjo dosje do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Shkallës së Parë apo nga gjykata që do të ngrihet, ajo kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

October 3, 2017 16:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*