Pezull zgjedhja e drejtuesve të RTSH, Pollo: Munguan të majtët!

April 29, 2014 08:35

Pezull zgjedhja e drejtuesve të RTSH, Pollo: Munguan të majtët!

Përzgjedhja e Këshillit të Lartë Drejtues ne Radiotelevizionin Shqiptar, vazhdon të mbetet pezull, pasi gjetja e një formule konsensuale mes palëve është e vështirë. Gjatë ditës së djeshme në Komisionin e Medias është votuar propozimi i opozitës  për përzgjedhja e Këshillit të Lartë Drejtues në Radiotelevizionin Shqiptar, pa deputetët e mazhorancës, duke e pamundësuar përzgjedhje e Këshillit të Lartë për RTSH. Kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo, tha se; “Nuk është as kryetari, as opozita dhe ndonjëherë as mazhoranca ajo që shkakton vonesat në Komision. Është paaftësia për të bërë kompromise, për të bërë koncesione nga ajo që ke dhe sidomos nga ajo që do të marrësh, që ligji nuk ta jep që është pjesa e opozitës në rastin konkret”. Ky veprim ka sjellë një reagim të fortë nga mazhoranca, e cila u gjend përpara një fakti të kryer nga opozita, ndërkohë që propozimet e shumicës nuk hidhen prej javësh në votë nga kryetari i këtij komisioni.  “Është hera e 9-të që ju vazhdoni të bëni këtë shfaqje, kaq të pistë, kaq të ndyrë, kaq jashtë rregullave dhe rregulloreve. Qëllimi juaj dihet se kush është. Merrni hidhni në votim propozimin konkret që është bërë këtu dhe pastaj diskutojmë për çfarë të doni ju”, tha nënkryetari Alfred Peza. Pas shumë debatesh e diskutimesh, Pollo vendosi të hedhë në votë propozimin e hershëm të shumicës që përzgjedhja e kandidatëve të RTSH-së të nisë me formulën 20 propozime të opozitës dhe 20 të mazhorancës, deri sa të arrihet tek numri final i Këshillit. Ky propozim u miratua, por e solli Komisionin e Medias në të njëjtën pikë, në të cilin Komisioni ishte disa javë më parë. Kryetari i këtij Komisioni, Genc Pollo, në mënyrë të përsëritur është akuzuar nga deputetët e mazhorancës se përmes artificave proceduriale po mban peng jo vetëm reformën në RTSH-së, por edhe të AMA-s.

April 29, 2014 08:35
Komento

1 Koment

  1. shqipetari April 29, 09:11

    RINISE NUK I DUHET TELEVIZIONI QE KA PROPOGANDUAR 22 VJET HAJDUTERINE
    Rinija qe i kane vjedhur te ardhmen te mbeshtese e jape mendime per nismen:
    ‘KU JANE PARATE E SHQIPETAREVE E PASURIJA E SHQIPERISE PER 22 VJET’
    Kreu i bankes se Shqiperise e prokurorise ne parlamentin e popullit ti pergjigjen popullit po qe se ndihen akoma pjese e ketij populli.Shkrime jashte kesaj nisme i bejne vetem idjotet e politikanet pjese e krimit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*