Pezull rinovimi i traktatit të miqësisë Shqipëri-Greqi

August 2, 2017 22:11

Pezull rinovimi i traktatit të miqësisë Shqipëri-Greqi

Ministria e Jashtme përshëndeti marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, duke e cilësuar si një hap të duhur e të nevojshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Ministri Ditmir Bushati shkruan në reagimin e tij se “kjo marrëveshje bazohet edhe në kontributin e vazhdueshëm të popullit shqiptarë në Maqedoni, por edhe faktorit politik shqiptarë atje” duke uruar të dy qeveritë për modelin e bashkëpunimit dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.

Një marrëveshje të ngjashme synojnë të nënshkruajnë edhe Shqipëria e Greqia, dy vende fqinj dhe partnerë strategjikë që kanë shprehur vullnetin për të rinovuar traktatin e miqësisë të firmosur në  mars të vitit ’96, por ende ky vullnet nuk po konkretizohet.

Avancimi i një axhende të partneritetit strategjik dhe fqinjësisë së mirë mes dy vendeve mbetet pezull ndonëse Greqia është rikonfirmuar si investitori i parë i huaj në vend dhe një nga partnerët kryesorë të shkëmbimeve tregtare, përveç raporteve që lidhen me emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri. Respublica kërkoi një koment nga Ministria e Jashtme për ecurinë e procesit, por nuk mori një përgjigje.

Vitin e kaluar dy ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias ranë dakord për ngritjen e një mekanizmi që do të orientohej nga vullneti për zgjidhjen e problemeve  dhe rinovimin e traktatit të miqësisë bazuar në një kuadër të ri ligjor.

Duke iu referuar takimit CNN raportonte se marrëveshja e detit dhe shelfi kontinental ishin pikat e nxehta për të cilat Greqia dëshiron zgjidhjen e tyre sipas ligjit ndërkombëtar. “Siç e dini, ne kemi nga vitet ’90 një pakt miqësie, të cilin ne duam të ripërtërijmë, për të përmirësuar atë” deklaronte një vit më parë ministrin i Jashtëm, Nikos Kotzias.

Që prej atij takimi të marsit të shkuar me Kotzias dhe Bushatit shumë gjëra duket të mos kenë lëvizur, madje pozicionet e palëve duken edhe më të larguara pas prishjeve të ndërtimeve në Himarë dhe kontestimit të fortë nga qeveria greke.

Tirana është në kushtet kur duhet të ketë sa më shumë mbështetës të proceseve integruese dhe veçanërisht të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Të dyja palët kanë shprehur vullnetin për të gjetur një zgjidhje, çka do t’i shkonte për shtat edhe frymës së pajtimit në rajon.

Përshëndetja që Brukseli dhe Berlini i bëri paktit bullgaro-maqedonas ishte një sinjal edhe për vendet e tjera të Ballkanit  të ndjekin një axhendë të ngjashme, por që në rastin shqiptare-grek duket ende larg.(Respublica)

August 2, 2017 22:11
Komento

2 Komente

  1. C'a bohet kshtu August 3, 02:28

    Ore Shqipo, cfare “Traktati te Miqesise” te rionovojme me grekeqiret, me perpara ata duhet te heqin “Ligjin e Luftes”.
    Edhe “Ligj Lufte” edhe “traktat Miqesie”, mos e beso po deshe.

    Reply to this comment
  2. I MASHTRUARI August 3, 18:42

    Bullgaria dhe Maqedonia jane dy vende sllave dhe e gjejne me lehte gjuhen , kurse me hijenat e kishes greke , marreveshjet jane pazar , bile ne kushte poshteruese per palen me te cilen lidhen ato marreveshje . Ata jane penduar qe e shiten aq lire voten e tyre per hyrjen tone ne NATO dhe , kesaj radhe kane nder mend te ngrene cmimin . Per fat te mire , kesaj radhe nuk do te kene te bejne me bajraktare mesjetare si Saliu , por me partnere dinjitoze , serioze e te pergjegjshem para shqiptareve , sic eshte z.Edi Rama , ndersa per Ilir Meten , nuk kemi asnje garanci , edhe pse eshte President i vendit . Ai ka vene ne rend te pare gjithenje interesin personal-familjar , ate partiak dhe…. , se fundi , si me te harruar , kujtohet qe eshte shqiptar !
    .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim