Pezullimi i Konit, dekanët e UT mbështesin Shahinin: Vendim efiçent

April 15, 2019 13:51

Pezullimi i Konit, dekanët e UT mbështesin Shahinin: Vendim efiçent

Dy ditë pas pezullimit të Rektorit, Mynyr Koni, 4 dekanët e fakulteteve të UT në një deklaratë për media vlerësojnë vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Në një deklaratë të përbashkët ata shprehen se vendimi është efiçent dhe zëvendësimi i tij do t’i hapë rrugë funksionimit pozitiv të Universitetit.

Një një konferencë për mediat dekani Dhori Kule e cilësoi një zgjidhje të vonuar.

“Situata e zgjidhjes është vonuar shumë. Konstatimet e shkeljes së ligjit janë bërë dhe nga institucione të tjera si KLSH. U desh dhe protesta e studentëve që ti jepte impakt pozitiv zgjidhjes së këtij problemi. Vetën administrata e UT ka restaurura shumë lëvizje. Kam konstatuar që nga momenti ku u informua publiku se të gjithë thonë se ky vendim është jo vetëm i mirëpritur por edhe i vonuar. Tashmë pedagogët dhe studentët se sa lehtë institucioni që mëson të tjerët do mësojë të sillet në mënyrë të ligjshme. Kam bindjen që do të kemi vetëm progres ecuri dhe një angazhim për të kompensuar gjithë këto defiçensa. Tashmë UT është më i miri, i pari me diferencë të madhe nga gjithë të tjerë. Këtë ngërç të krijuar do ta heqim shumë shpejt”, deklaroi dekani Kule.

Kujtojmë që gjatë ditë së sotme ministrja e Arsimit Besa Shahini në vend të tij komandoi Bernard Dostin. Dosti më herët mbante postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës.

l.h/ dita

April 15, 2019 13:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*