Pezullohen lejet e regjistrimit të pronave në bregdet

March 26, 2018 13:17

Pezullohen lejet e regjistrimit të pronave në bregdet

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë në një konferencë për media për të sqaruar vendimin e qeverisë për pezullimin e regjistrimit të titujve të pronësisë në bregdet.

Ky vendim është marrë për të penguar “zinxhirin kriminal të finalizojë qëllimin e tij”, siç u shpreh Gjonaj referuar skemave të fundit kriminale me tjetërsimin e pronave në bregdet në Kavajë e Lezhë.

Jam para jush për t’ju komunikuar vendimin e qeverisë më datë 14 mars; Pezullimin e regjistrimit të titujve në bregdet e reformën e pronës në përgjithësi.

Siguroj pronarët në bregdet për pacënueshmëri. Kjo VKM nuk pengon kthimin e tokës te pronarët sikundër thotë opozita por synon të garantojë që prona t’i kthehet pronarit, jo mafias së pronës.

Ky vendim i qeverisë synon të bllokojë ata që kanë abuzuar me pronat dhe i kanë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme por nuk pengon të drejtat e pronarit. Vendimi i pezullimit të rocedurave të kalimit në pronësi të tokës në zonën me rëndësi ka ardhur si pasojë e një situate të jashtëzakonshme në bregdet“, deklaroi ministrja ndërsa theksoi se ky vendim është i përkohshëm.

Pezullimi është vetëm një masë e përkohshme deri në verifikimin e titujve dhe ndarjes së pronarëve të ligjshëm nga hajdutët e pronave”, tha Gjonaj ndërsa tha se përfituesit do dërgohen përpara drejtësisë.

Task Forca , në bashkëpunim me Policinë e Prokurorinë do hedhë dritë mbi abuzimet dhe do ndihmojë në ndëshkimin e çdo abuzuesi”, u shpreh ministra Gjonaj.

o.j/dita

March 26, 2018 13:17
Komento

4 Komente

  1. ULLI MAGNA March 26, 14:07

    TE MOS PEZULLOHEN VETEM NE BREGDET …

    POR NE TE GJITHE VENDIN ! ! ! ! ! …

    ME RACIONALJA ESHTE QE TE SHPALLET

    NJE MARATORIUM 2-3 VJECAR NE KETE SENS …

    … DHE T’U SHKOHET ABUZIMEVE ME TE MEDHA

    NE ORIGJINE .

    Reply to this comment
  2. info analitike March 26, 18:48

    Po nuk e bejne per abuzimet keta por po marrin shembull nga Alket Hyseni qe te shohin se ku ka mbetur ende ndonje mundesi per te grabitur troje.

    Reply to this comment
  3. SUPER e VËRTETA! March 26, 21:39

    Edi Rama! Urgjent zhgarkoje këtë ministren se të nxorri gënjeshtar, që kështu ta nxiu faqen, pasi ti thoshje që kjo hapsirë 1.5 km., do tu jepet për “ndërtimin e turizmit strategjik”, “investitorëve strategjikë” që ka “gjetur” qeveria në vende të ndryshme, ashtu siç tha edhe Ditëziu, (siç e quan “ditëzi Berisha”!) se të tillë “investitorë” kish gjetur edhe në Gjermani, ndërsa kjo ministria, siç kanë thënë e gënjyer të gjithë paraardhësit e tuaj, se gjoja do bënin “verifimimin e titujve të pronësisë”, ashtu si po të nxin faqen tij duke të nxjerr gënjeshtar, edhe kjo nxin faqen e saj, kur ka dalë dhe thotë gënjeshtrën e radhës, se gjoja kjo bëhet, për ti kthyer pronën pronarit trashëgimtar. Hajde, hajde, çfarë kuje e zezë, kur me gënjeshtra të tilla të “vjetër” e të “rij” të gjithë u bëtë legena, ashtu siç keni qenë e jeni vërtet legena!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*