Pezullohet kompania e kontraktuar për “Rrugën e Kombit”

January 16, 2015 13:46

Pezullohet kompania e kontraktuar për “Rrugën e Kombit”

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit pezullon aktivitetin e firmës së ndërtimit “Victoria Invest-Internacional” me motivacionin e moszbatimit të procedurave.

Kompania në fjalë  është kontraktuar në vitin 2006 për ndërtimin e segmentit të tretë të rrugës Durrës-Morinë. Para se të bëhej pezullimi i aktivitetit të këtij subjekti, Inspektorati i kishte vendosur një gjobë prej 1 milion lekësh disa ditë më parë.

Kryeinspektori Ergys Agasi ka deklaruar se: Subjektit i pezullohen punimet deri në plotësimin e procedurave për dokumentacion”.

Kjo do të thotë se për këtë pezullim nuk ka afate të parapërcaktuara pasi në momentin e parë që do të bëhet plotësimi i procedurave për dokumentacionin ky subjekt do të rinisë aktivitetin e saj në Shqipëri.

Deri në plotësimin e dokumentacionit ky subjekt është i detyruar të pezullojë të gjitha punimet.

January 16, 2015 13:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*