Pezullohet nga puna zv/presidenti i PE

February 8, 2018 10:39

Pezullohet nga puna zv/presidenti i PE

Është pezulluar nga posti i tij zv/presidenti i Parlamentit Europian, polaku Ryszard Czarnecki. Pezullimi i tij u bë me anë të një votimi të Asamblesë, pasi Czarnecki ofendoi bashkëkombësen dhe kolegen e tij Roza Thun, duke e cilësuar si bashkëpunëtore të nazistëve, epitet që u jepet shtetasve polakë, të cilët denoncuan hebrenjtë në kohën e luftës. Votimi ishte i fshehtë, ndërsa votat për pezullimin e tij ishin 447 kundrejt 196 që votuan për qëndrimin e tij në atë post.

Vendimi për largimin e tij nga posti u mor nga kryetarët e grupeve politike gjatë konferencës së deputetëve, ndërkohë që gjesti i tij u cilësua si një sjellje e rëndë dhe e keqe. Në një intervistë pas kësaj ngjarje zëvendës presidenti i Parlamentit Europian refuzoi të kërkonte falje.

Përveç pezullimit nga posti atij tashmë i ndalohet të përfaqësojë Parlamentin Europian në çfarëdo lloj mënyre. Tashmë pritet një tjetër proces votimi për të zgjedhur një zëvendës president të ri. Vendimi i marrë nga konferenca e presidentëve nuk i drejtohet Polonisë, apo grupit politik të cilit i përket Czarnecki, por shpreh qëndrimin e liderëve politikë të cilët nuk dëshirojnë më të përfaqësohen nga ai.

l.h/dita

February 8, 2018 10:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*