EMIGRANTËT / Pezullohet sërish ligji grek për lejet e qëndrimit dhe nënshtetësinë

September 8, 2015 16:46

EMIGRANTËT / Pezullohet sërish ligji grek për lejet e qëndrimit dhe nënshtetësinë

Ligji që u propagandua me bujë në lidhje me lejet e qëndrimit dhe nënshtetësinë duket se do të fillojë të zbatohet jo më parë se prill 2016!

Eksperti i çështjeve të emigracionit dhe drejtuesi i organizatës “Arogji­Përkrahje”, Fatos Malaj, thotë se vonesa i dedikohet faktit se ende nuk është gati sistemi elektronik i Ministrisë së Brendshme, sistem në të cilin duhet të kalojnë detyrimisht gjithë të dhënat dhe procedurat.

Autoritetet kompetente greke kanë kontraktuar një firmë të re për ndërtimin e sistemit, dhe kontrata parashikon që ky sistem do të jetë gati në prill të vitit të ardhshëm. “Tribuna­news”, raporton se përfituesit nga ligji i ri (4332/15), do të duhet të presin edhe shtatë muaj të tjerë, vetëm që të shkojnë e të paraqesin aplikimet!

Kujtojmë se nga dispozitat e ligjit të ri përfitojnë: – Brezi i dytë që i mundësohet marrja e nënshtetësisë greke; – Nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe që sipas ligjit të ri mund ta marrin direkt lëeje qëndrimi për bashkim familjar; – Një numër jashtëzakonisht i madh emigrantësh që ose nuk kanë patur kurrë leje qëndrimi, ose e humbën atë për shkak të krizës. Kuptohet se çdo vonesë në zbatimin e ligjit, vë në një pozitë mjaft të vështirë sidomos këtë kategori të fundit, e cila mund të përballet nga momenti në moment me largimin nga Greqia.

September 8, 2015 16:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim