Pi2 dhe Gi2: 50 ditë në Kosovë! Përgjuan? Kë? Ja emrat e “celulës së kolonelëve” që përgjuan gjithçka

June 3, 2016 17:57

Pi2 dhe Gi2: 50 ditë në Kosovë! Përgjuan? Kë? Ja emrat e “celulës së kolonelëve” që përgjuan gjithçka

Gjithcka qe ndodhi mes marsit te vitit 2011 dhe korrikut te vitit 2012, ishte e fshehte dhe per kete arsye e paligjshme, kriminale ne kuptim te shkeljes se Kushtetutes dhe nje sere ligjesh te tjera.

Zyrtaret e ministrise se Mbrojtjes qe u perfshine ne kete krim rrezikuan shume, por me garancine se kurre nuk do te zbuloheshin.

Ata u mbajten prane dhe u shperblyen.

Deri ne fund, ne gusht te vitit 2013, muaj kur kryen dhe sherbimin e fundit ne permbyllje te skemes kriminale te pergjimeve.

Menjehere pas 23 qershorit 2013, Sherbimi Informativ i Ushtrise u perfshi ne nje perpjekje qe konsistonte ne pergatitjen e dokumentave zyrtare me ane te te cilave, paisjet e pergjimit te disponuara prej kohesh nga SHIU, te nxirreshin jashte vendit-ne permbushje nje here te vetme te qellimit per te cilin edhe u blene.

E mbaruan kete pune me 31 korrik 2013, pas humbjes se pushtetit politik dhe, ne 1 gusht 2013, dy pasijet e pergjimit jane larguar per ne Kosove, prane misionit tone atje qe operonte nen komanden e KFOR-it.

Pa asnje kerkese me shkrim te kesaj komande!

Pa asnje kerkese me shkrim as te misionit tone atje!

Dhe ishte krejt normale te ndodhte keshtu; misioni yne teresisht i vogel, vepron nen nje komande te NATO-s dhe, si KFOR ashtu edhe misioni yne, i kishte teresisht te panevojshme ato dy paisje pergjimi.

Ka edhe nje element tjeter; per here te pare, ministri i Mbrojtjes Arben Imami nuk firmos mbi nje urdher qe ka te beje me kete ceshtje por qe e ben teresisht te paligjshme proceduren e dergimit te paisjeve ne Kosove. Urdhri i ministrit ishte i domosdoshem-si kerkese ligjore.

Dy dite me pare, ministri kishte firmosur rregulloren “Per procedurat e funksionimit te NIC ne Kosove”.

Paisjet mberriten ne Prishtine dhe u vendosen ne KFOR (Film City).

Bashke me paisjet, ne Kosove udhetoi dhe personeli qe ne Tirane, perbente “celulen teknike” te pergjimeve. Per ta kjo ishte ngritje ne detyre, nje shenje besnikerie e eproreve te “celules politike” te pergjimeve, kujdes i posacem per ta-heshtjen e tyre ne fakt.

Te gjithe, personeli dhe paisjet, jane kthyer ne Tirane ne 20 shtator 2013, menjehere pas hyrjes ne zyra te qeverise se re.

Pertej kesaj, mbetet tejet i paqarte qellimi, detyra konkrete e kryer nga ky personel me keto paisje ne Prishtine.

Burime te besueshme i thane Skandal.al se ministria e Mbrojtjes ka kryer nje proces te plote auditimi menjehere pas kthimit te personelit dhe paisjeve ne Tirane.

Burimet thane se, pergjigjet e personelit ndaj pyetjes mbi detyren konkrete te kryer ne Prishtine si dhe, mbi pyetjen kyc-ne ishin perdorur apo jo paisjet e pergjimit ne Prishtine, ishin tejet kontradiktore dhe thellesisht te paqarta.

Skandal.al mesoi zyrtarisht se nisur nga ky fakt, ministria e Mbrojtjes ka vendosur menjehere bllokimin e te dy paisjeve te pergjimit.

  • Te gjithe njerezit e pergjimeve

Te henen e kesaj jave, ish kryeministri Salih Berisha i tha gazetares Ilva Tare se, paisjet e pergjimit ishin blere nga ministria e Mbrojtjes per forcat tona paqeruajtese te angazhuara ne misione jashte Shqiperise dhe se, keto paisje nuk ishin perdorur kurre per pergjime brenda vendit.

Ish kryeministri Salih Berisha nuk thote te verteten.

Rezulton e provuar se, nga muaji mars 2011 deri ne 31 korrik 2013, keto pasije pergjimi nuk kane dale kurre jashte Shqiperise. Shqiperia nisi gjate kesaj periudhe disa misione jashte vendit, ne Irak e Afganistan, por keto paisje qendruan ne Tirane.

Ato dolen jashte Shqiperise me destinacion Kosoven vetem ne 1 gusht 2013 dhe, sot, ja vlen te pyesesh Salih Berishen per te marre nje pergjigje te qarte nga ai: Cfare detyre u realizua me dy paisje pergjimi shume te fuqishme dhe personel te kualifikuar per pergjime, ne Prishtine-Kosove?

Me troc: A jane ndezur paisjet ne Prishtine? Nese po, ku? Nese po, kush eshte pergjuar?

Deri ne nje pergjigje te qarte te Salih Berishes, rikthehemi ne Tirane.

Skandal.al zoteron dy urdherat e ish drejtorit te SHIU-t Ylli Zyla per dorezimin dhe administrimin e paisjeve te pergjimit.

Ato ju dhane ne dorezim dy zyrtareve te SHIU-t, te trajnuar per kete qellim dhe, u vendosen-paisja pasive Pi2 ne zyrat e SHIU-t ne ministrine e Mbrojtjes, ne katin e trete-ana jugore e godines dhe, ne nje makine fuoristrade me ngjyre jeshile, prone e SHIU-t.

Skandal.al zoteron nje organigrame qe tregon organizimin e zyres se SHIU-t ne ministrine e Mbrojtjes ne ate periudhe; zyra e SHIU-t ne ministrine e Mbrojtjes ishte ne funksion te drejtorit te SHIU-t Ylli Zyla, nderkohe qe i gjithe Sherbimi Informativ i Ushtrise, sipas dokumentave, kishte zyrat dhe adresen zyrtare ne Linze.

Sipas dokumentave, zyra e SHIU-t ne ministrine e Mbrojtjes, ne periudhen ne fjale, mars 2011-korrik 2012, drejtohej nga nenkolonel Perparim Gega dhe, nen varesi kishte dy specialiste- Arlind Logun dhe Gjergj Bodurin. Aksesi ne kete zyre ishte i kufizuar ne zyrtaret e mesiperm dhe tek, Ylli Zyla-drejtor i SHIU-t, zevendesi i tij Sokol Pollozhani, shefi i IT Flori Olldashi, shefi Cyber Xhelal Shehu, dy specialistet e trajnuar per perdorimin e dy paisjeve te pergjimit Ma.Ao dhe Ri.Le.

Ne nje zyre jane te dy celulat, “celula politike” e pergjimeve- e perbere kryesisht nga shefat dhe, “celula teknike” e perbere nga tekniket e trajnuar per perdorimin e paisjeve te pergjimit.

Celulat morren nje goditje publike prej denoncimeve te opozites ne veren e vitit 2012, thuajse u shperbene perkohesisht, por ministri Imami dhe eprori i tij Salih Berisha nuk “i shiten” kurre “kolonelet e pergjimeve”.

Perkundrazi i mbrojten dhe, i shperblyen.

Ne qershor te vitit 2012, paisjet u hoqen nga zyra e SHIU-t ne ministrine e Mbrojtjes dhe, u vendosen ne zyren operacionale te SHIU-t.

Nderkohe, personeli i celulave morri shperblimet;

Ylli Zyla, per shkak te presionit te opozites se kohes u dorehoq nga drejtimi i SHIU-t. Ai u mbrojt dhe nuk u lejua kurre te hetoj per asnje akuze, perkundrazi u emerua drejtor i Policise Ushtarake.

Nenkolonel Perparim Gega, gradohet jashte cdo kriteri te ligjit dhe titullohet “kolonel” gjate vitit 2012, kohe kur u dergua dhe ne mision ne Afganistan. dhe, ne 1 gusht ishte pjese e personelit qe bashke me paisjet e pergjimit u vendos ne Kosove.

Arlind Logu-vartesi i tij, e shoqeroi ne qendren NIC ne Kosove.

Nenkolonel Sokol Pollozhani u emerua gjate vitit 2013 drejtor ne nje prej drejtorive te rendesishme ne SHIU, jashte cdo kriteri, posacerisht ne reference te kriterit te grades per ate vend qe kerkon graden “kolonel”.

Xhelal Shehu, eshte nje nder dy anetaret e celules qe u largua nga SHIU.

Shefi i IT ne SHIU Flori Olldashi eshte i dyti i larguar, por jashte Shqiperise, larg prej ketej ne Kanada.

Ma.Ao njeriu kyc i kesaj veprimtarie kriminale, u dergua ne perberje te personelit qe u vendos ne Kosove me dy paisjet e pergjimit.

Ri.Le u ngrit ne detyre, la pozicionin e inspektorit dhe mori detyren e specialistit ne ate qe me pas u quajt si Agjencia e Inteligjences se Mbrojtjes.

Skandal.al po verifikon nese keta persona jane ende ne detyrat respektive apo pjese e funksioneve te ndryshme ne ministrine e Mbrojtjes.

Nderkohe, Skandal.al mesoi se “celula e koloneleve” nuk eshte pyetur kurre nga prokuroria per kete krim te kallezuar zyrtarisht prej dy vitesh nga ministria e Mbrojtjes.

Eshte vertete e habitshme qe ndodh keshtu, kur ky eshte krimi kushtetues me i rende dhe me i faktuar ne vend ne harkun e 25 viteve. / Skandal

June 3, 2016 17:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim