Piatek zyrtarizohet si lojtari më i ri i Milanit

January 24, 2019 22:53

Piatek zyrtarizohet si lojtari më i ri i Milanit

Kristozof Piatek është prezantuar si futbollisti më i ri i skuadrës së Milanit. Në fjalën e tij, polaku premtoi se do t’i dërgojë kuqezinjtë në Champions League. Nga ana tjetër, Gonzalo Higuain starton aventurën te Chelsea.

Kristozof Piatek prezantohet te skuadra e tij e re, Milan. Talenti polak ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare që do ta mbajë të lidhur me kuqezinjtë deri në vitin 2025. 23-vjeçari i kushtoi arkave të Milanit plot 35 milionë Euro. Në fjalën e tij të parë si lojtar i Milanit, Piatek tha se kjo është një ëndërr e bërë realitet dhe do të japë maksimumin që Milani të rikthehet në Champions League.

Është nder i madh për mua të luajë për skuadrën e Milanit. Nuk më tremb aspak kjo sfidë dhe unë jam i gatshëm për ta dërguar Milanin në Champions League. Kam ëndërruar gjithmonë për të luajtur me Milanin dhe besoj se do të lë gjurmë në këtë skuadër”, tha Piatek.

Afrimi i Piatek u pasua me largimin e Higuain drejt Chelsea-t. Argjentinasi ka firmosur për gjashtë muajt e ardhshëm me blutë e Londrës dhe në bazë të paraqitjeve të lojtarit, Chelsea do të vendosë rreth të ardhmes së tij. Në fjalën e tij, Higuain tha se ka ëndërruar gjithmonë të luajë në Angli dhe Chelsea është një skuadër e madhe. Ndër të tjera bomberi argjentinas tha se shpreson të përshtatet sa më shpejt me filozofinë e lojës angleze.

v.l/ Dita

January 24, 2019 22:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank