Piedestali i dëshmorëve të Shpiragut

October 5, 2019 09:12

Piedestali i dëshmorëve të Shpiragut

Zinete Çela*

Kryevepra e historisë së lavdishme që bashkoi popullin shqiptar në kauzën e luftës për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë, ku me shumë sakrifica e gjakun e mijra dëshmorëve, sollën “29 Nëntorin” ditën e çlirimit të atdheut, ditën e nderimit dhe të mirnjohjes se  përjetëshme të popullit e kombit shqiptar.

75 Vjetori i Çlirimit të Atdheut, është dita e shënuar e kombit tonë. Kjo është dita e kurorëzimit të aspiratave dhe e përpjekjeve ndërshekullore e popullit tonë i cili i rezistoi sundimit otoman të shekujve, regjimit zogist dhe shfrytëzimit të bejlerëve dhe agallarëve të vëndit, pa u gjunjëzuar asnjëherë, duke i treguar botës se qytetëruar se ky popull, është i pathyeshëm se ka kulturen, traditën, zakonet, virtutet e vitalitetin  e tij që kanë krijuar identitetin e vlerave  themelore që karaktrizon kombin tonë. Atdhedashuria dhe patriotizmi kanë qëndruar në themel  të këtij kombi dhe janë trashëguar brez pas brezi si gjëja më e shënjtë dhe e shtrenjtë për të cilën e dallojnë dhe e lartësojmë këtë komb nga popujt dhe kombet e tjerë.Kjo se përuli kurr shqiptarin, por e bashkoi rreth flamurit kuq e zi në  llogoret e formacionit luftarak të ushtrisë partizane që zhvilloi me trimëri e guxim të pashoq e sakrifica të mëdha  LANÇL , si e vetmja rrugë që do të çlironte atdheun nga pushtuesit nazifashistë dhe tradhtarët e vendit,  më 29 nëntor 1944.

Zinete Çela

Këtë luftë heroike, e bënë bijtë e popullit, partizanët, të cilët ngjeshën njëherazi armët në brez, rripin e barkut e të jopingave dhe dolën malit për liri, të pa ngrënë e të pa paveshur por me guxim e  besim në vetvete dhe  te populli që i mbështeti dhe i ndihmoi me mish e me shpirt në këtë mision historik. Partizanët kanë qënë me mijra dhe nga të gjitha anët e vëndit, që morën pjesë në këtë luftë të madhe. Me vullnetarizmin dhe pjesmarjen e tyre masive ata krijuan me dhjetra çeta nëpër fshatra e krahina të cilat me riorganizimin e mëtejshëm u krijuan  dhjetra batalione, brigada e divizione  duke formuar kështu, formacionet e rregullta të ushtris Antifashiste Nacional Çlirimtare, të cilat u kthyen në një ushtri të rregullt qè u bë e pathyeshme për armiqtë dhe korri gjithmon fitore në betejat me pushtuesit dhe tradhëtarët e vëndit. Trimëria e guximi që i karakterizonte, betimi që kishin bërë përpara flamurit dhe misioni që ata kishin marë përsipër përpara popullit, jua kishin shtuar forcën dhe besimin për fitore.

E pikërisht luftën e tyre, heroizmin dhe sakrificat që treguan në fushën e betëjës gjer në ditën e çlirimit të atdheut,e më tej për vazhdimin e kësaj lufte, për çlirimin e jugosllavisë, (pasi ushtria ANÇL ishte pjes e aleancës së boshtit Anglo-Amerikan e Rus) populli i pa vetë me sytë e tij, prandaj nuk e ka të vështirë sot të shkoj nga fryn era e të besoj suflerët e rinj të agallarëve e tradhëtarëve të vjetër që vjellin vrer për të ndryshuar rrjedhën e historisë së asaj lufte legjendare se gjoja ballistët “na paskan qenë heronjtë e luftës dhe partizanët na paskan vrarë ballistët”. Kjo s’ka ndodhur kurrë. Të dhënat arkivore flasin të kundërtën. Kolaboracionistët më të rrezikshëm ishin ballistët e veglat e tyre.

Madje populli, përveçse e di se kush e çliroi vendin, e di edhe kush ishin partizanët e cilët ishin ballistët e fshatit dhe të qytetit të tyre. Se kush ishin kriminelët, spiunët, tradhëtarët e bashkëpunëtorët e pushtuesëve nazifashist, populli i ka të regjistruar në memorien e tij. Veçanërisht “bëmat e ballistëve dhe veprimtarinë e tyre patriotike, që kanë kryer gjatë luftës”, popullit nuk ia mësoi njeri por ai i ka përjetuar në kurrizin e tij “Veprat e tyre patriotike”, por më posht po përmëndim një prej tyre…

***

Vepra e historisë së lavdishme e LANÇ-it, është e patjetërsueshme. Ajo nuk mund të bëhet dhe zhbëhet sipas oreksit, dëshirës dhe programeve të forcave politike që përfaqësojnë interesat e një grupimi shoqeror. LANÇL është pjes zhvillimit historik të kohës. Në këtë zhvillim historik  janë të përfshirë të gjithë protagonistët e kohës , autorët dhe aktorët e saj, dhe gjith grupimet shoqerore që morën pjesë në këtë luftë sipas bindjes dhe  kontributit që dhanë.

Por, e rëndësishme është se  në shërbim të kujt kontribuan dhe luftuan protagonist e kësaj historie?  Populli i di të gjitha dhe s’ka nevoj për sqarimet e kalemxhinjëve të paguar.

Dihet botërisht që Balli Kombëtar dhe Legaliteti për mbrojtjen e interesave të tyre u vunë në shërbim të pushtuesëve, ndërsa partizanët ishin të betuar për të luftuar pushtuesit e veglat e tyre. Partizanët të bashkuar në formacionet e Ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare e bënë luftën dhe çliruan vendin, prandaj dita e çlirimit të atdheut  mbetet dita e fitores dhe e festës për të gjithë popullin e kombin shqiptar . Kjo ditë e bashkon të gjithë popullin për të festuar dhe gëzuar përtej besimeve e bindjeve partiake, panvarsishtë se “pseudodemokratët” trumbetojnë të kundërtën e së vërtetës historike.

Të gjitha këto zhvillime, populli i di sepse historia e LANÇ-it është e shkruar nga historia e çdo sokaku, lagjeje, qyteti, fshati, mëhalle e krahine të çdo rrethi e qarku të cilat janë në themel të  historisë kombëtare si pjesë e pandarë, që ka mbajtur të bashkuar rreth saj të gjith dashamirësit atdhetarë dhe patriotët e vërtetë të kombit ton që trashëgojnë vlerat, traditën e kulturën e çdo krahine nga kanë prejardhjen e familjes së tyre, të pa shkëputur nga jeta e përditëshme dhe historia që kemi trashëguar e mësuar nga prindërit e të afërmit tanë që kontribuan drejtpërdrejtë në këtë luftë , të cilën s’mund ta mohojë asnjë njeri, kushdoqoftë ai e sidomos ballistat që populli ja u ka ngritur e kënduar këngën që kur vunë qylafin e bardhë me zhgabën e zezë me dykrere.

Zhgaba e ka vëndin në flamurin tone kombëtar. Para këtij flamuri u betuan partizanët. Ky flamur u mbajt lart nga brigadat partizane si simboli më shënjtë që s’u kap asnjëher nga armiku por u valvit  nëpër fitoret e njëpasnjëshme të partizanëve, ndërsa ballistat populli i ka të rregjistruar në memorjen e tij për “veprat e tyre” si plaçkitja, grabitja dhe bastisja e popullit, për të ngrë pula, revani e baklava, qef o qef, o qerata , e lum balli që i pati, nëpër fshatra gjer te Mit’hati….

Nuk është shaka, por e vërtetë “lufta“ që kanë bërë ballistët , një prej të cilave e ka parë dhe përjetuar vëtë e ndjera nënë Fatimeja, nga fshati Osmënzezë i Krahinës së Shpiragut, e cila kur binte flala për kohën e luftës ajo e tregonte me shum detaje sikur ajo histori të kishte ndodhur një ditë më pare  e jo para gati 40 vjetësh. Po ashtu edhe nënë Safetja edhe pse në atë kohë kishte qënë 13 vjeç i ka mbetur në kujtesë historia e ballistëve që kishin vajtur në fshatin Osmënzezë në verën e vitit 1943…

Ja si e përshkruante nënë Fatimeja këtë histori.

Aty nga muaji qershor i vitit 1943, qindra ballistë të Mallakastës me në krye Isa Toskën kishin vajtur në fshatin Osmënzezë të Krahinës së Shpiragut të rrethit Berat, e cila është në kufi me fshatrat e Mallakastrës. Kjo prani e madhe e ballistëve ishte bërë për shkak se Krahina e Shpiragut dhe veçanërisht fshati Osmënzeze ishin lidhur 100% me LANÇ-in, prandaj kërkohej nga ana e tyre që ata të kalonin me Ballin Kombëtar. Por burrat e Osmënzezës ia patën dhënë përgjigjen me kohë se “nuk do ti bashkoheshin ballit” Në atë kohë ata kishin bërë raprezalje të mëdhaja në fshat për kundërvënie duke rrahur shumë rëndë me dhjetra fshatarë patriot, të cilët djemt e tyre kishin dalë partizanë. Edhe pse fshatarët u rrahën dhe u torturuan në mënyrë çnjerëzore, ata nuk i tradhtuan djemtë e tyre dhe rrugën e nisur në mbështetje të LANÇL. Ballistët të çakërdisur nga qëndrimi I tyre dhe urrejtja që kishin fituar në popull për sjelljet e tyre, pothuajse bastisën çdo shtëpi dhe rrëmbyen çfar gjetën e sidomos në gjënë e gjallë si dele, dhi, pula e tjerë.

Në shtëpinë e tim eti i cili kishte dalë partizanë shkuan ballistët por gjetën vetëm gjyshen time nene Fatimenë të cilës s’ja bënte syri terr fare.Nën Fatimeja ishte anëtare e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar të fshatit dhe bij në një der të fisme në fshat.

Ballistët e dinin që Bektash Selimaj (djali i madh i familjes Selimaj ) kishte dal partizan që në fillim të vitit 1943 dhe ishte radhitur në Çetën e Malit të Bardhë ku Komandant kishin patriotin Musa Abedini I cili i kishte braktisur me kohë radhët e milicisë Zogiste. Të sigurt për informacionin që kishin marë dhe të krekosur (që sipas tyre e kishin gjetur në faj nënë Fatimenë ) i thanë asaj duke i bërtitur  se “ku e kishte djalin”. Në mal i ishte përgjigjur ajo. Dëgjo ti, i kishte thënë asaj një ballist që e kishte ngjeshur qylafin gati gjer te vetuallat. Do më bësh një bakllava me aq peta sa vjeçe je ti dhe djali yt që ke në mal. E bashkë me të do të pjekësh edhe një kaposh nga ata të farës që të zgjon në mëngjes. Po ti gatuash me gjalp ama… Se për ndryshe ta rregulloj qejfin ty dhe djalit tënd, qe veç po e kapça….

Ik kape i kishte thënë  nënë Fatimeja, po ta mbajti. Sa për bakllava e kaposh koteci, unë s’kam, prandaj këput qafën dhe ik. Po mirë i kishte thënë ballisti, po s’ke këto gjëj mjell dhe më bëj petulla, të pjekura me gjalp, duke vajtur afër vatrës, te oxhaku e u ul këmbëkryq. E pa nën Fatimeja që ballisti s’po shkulej me të mirë , kishte marë furkën në brez dhe kishte ikur tatpjet nga lëmi duke i thënë se po shkonte që ti bënte petullat dhe tja çonte. Kjo është njgjarje e vërtetë, dhe sa herë që vinte muhabeti  e ngacmonim nënë Fatimenë e cila, s’mërzitej por e tregonte,me shum humor të holl. E të keqen nëna na thoshte duke mbyllur muhabetin nën Fatimeja,  kështu bënin ata, po ku kishim ne të shkretët at’here të bënim ato gjëra që kërkonin ata !

Pra populli i di të gjitha dhe s’ka faj që i ka kënduar e thurur parodi ballistëve që prej luftës e deri tani, ndërsa kryetari i ballistëve bën thirrje nga foltorja e parlamentit që të rishikohet historia.. Por cila histori e kush do ta shikoj? Populli i di të gjitha historitë, nga jugu në veri , se të gjith dërrat kishin një turi…

Populli shqiptar është krenar për veprën që bëri LANÇL, ajo do të mbetet në histori si e vetmja periudhë e lavdishme e këtij kombi që u krye nga partizanët dhe u lartësua në pjedestalin e vlerave historike të këtij kombi nga gjaku i dëshmorëve që ranë për çlirimin e atdheut.

Prandaj:

      Nderimi dhe respekti për ata që kontribuan dhe luftuan  me trimëri e vetmohim përmes sakrificave në emër të  jetës për interesat e larta të  atdheut, të cilët me veprën dhe aktet e tyre heroike lartësuan  vlerat e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare, që hynë në histori dhe mbeten në gjerdanin e artë të  kurorës së monumentit historik  të LANÇ-it , që kosoliduan dinjitetin njerzor të vlerave të  kombit shqiptar në luftën për çlirimin e atdheut e të bashkuar rreth flamurit kuq e zi, e radhitën vëndin tonë përkrah aleatëve të mëdhenj të luftës së dytë botërore “Për kauzën e një shoqërie të lirë dhe  demokratike, pa sundues dhe të sunduar, por të lirë e të barabartë “ me parullën “para partizanë” “Atdheu mbi të gjitha ““Shqipëria mbi gjithça”, është mirnjohje, respekt dhe detyrim kombëtar”.

Pjesë e kësaj  vepre të lavdishme të  historisë së LANÇ-it , është vetë populli i qindra fshatrash e dhjetra krahinash e qytetesh të cilat e kanë shkruar këtë histori me gjak e sakrifica , prandaj demagogët e çdo ngjyre qofshin , nuk mund ta ndryshojnë as edhe një gërëm të saj pasi vet populli me atdhetarizmin që e karakterizon, me mënçurinë  urtësinë , dhe kulturën që mbart në vetvete,  do ta ruaj ndër shekuj si gjënë më të shtrënjtë dhe të çmuar që ka trashëguar ky komb nga paraardhësit e tij .

Krahina e Shpiragut , është një nga krahinat që është shquar në të gjitha etapat e zhvillimit historik për qëndrimin patriotik në mbrojtjen e vlerave të tabanit kombëtar dhe pjesmarjen aktive në luftën për pavarsin e Shqipërisë dhe çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashist e bashkëpunëtorët e tyre, prandaj në këtë 75 vjetor të çlirimit të atdheut u shprehim mirnjohje nderim dhe respektin e pakufishëm të gjith pjesmarësve të kësaj lufte , veteranëve të LANÇ-it të cilët janë krenaria e këtij kombi dhe veçanërisht mirnjohjen  e pakufishme dëshmorëve të atdheut pjes e të cilëve janë dhe dëshmorët e Krahines Shpiragut  të cilët me gjakun e tyre qëndisën kurorën e artë të memorialit Kombëtar “Nënë Shqipëri” i cili në çdo 5-Maj popullin do ta ketë pranë tij duke e nderuar në jetë të jetëve.

Nderim, respekt dhe mirnjohje dëshmorëve të atdheut që i sollën 29 nëntorin e madh Kombit Shqiptar, ditën e çlirimit të atdheut .

Emër Atësi Mbiemër  Fshati I lindjes   Data e Rënies  Vëndi I Rënies Rep.ku bënte pjes

Kristaq Irakli Laçka       Sinjë       12.02.1945       Jugosllavi       Br.7S

Kici Vasil Thanasi        Sinjë        15.12.1943       Malinat      Kala .Mallakastër

Joti Spiro Kule          Sinjë        1944             Berat          Korier

Gani Hekuran Sinani     Mbjeshovë    18.06.1944     Hermov –Tepelenë   Br.7S

Sami Banush Behari     Mbolan       15.06.1944     Qafa e kumbullave   Br.7S

Sherif Shaqir Sejdo      Mbolan       20.12.1944       Jugosllavi         Br.7S

Xhemal Rakip Sadiku    Mbolan       13.07.1943       Mbolan        Çeta e Shpiragut

Zenel Abedin Blana      Mbolan       07.04.1939    Bestrovë Vlorë      Vullnetar

Ramadan Shaban Sadikaj Mbolan      13.07.1943       Mbolan       Çeta e Shpiragut

Halim Rushit Tahiraj      Paftal        10.10.1944       Mirdit           Br.7S

Muamet Luan Kosova    Paftal         29.06.1943      Palikësht      Çeta e Shpiragut

Selfo Aredin Tahiraj     Paftal         – 7.1944         Lushnje         Br.7S

Kadri Sali Delibashi     Galinë          – 4.1945       Jugosllavi      Br.7S

Mino Vezir Xhindi       Galinë         28.06.1943     Palikësht     Çeta e Shpiragut

Nikollaq Kozma Bega     Sadovic        –  11.1944      Lezhë         Br.7S

Lluk Neim Koroveshi    Mbreshtan         02.1945     Jugosllavi      Br.7S

Sefret Rakip Muametaj   Mbreshtan        – 9.1944       Berat          Br.7S

Sali Halit Dalipi        Mbreshtan        15.02.1945     Jugosllavi      Br.7S

Faslli Ramadan Hoxha   Mbreshtan        05.10.1944    Mirditë        Br.7S

Riza Neim Mulita      Starovë          – 9.1943      Paftal       Çeta e Shpiragut

Shefit Ymer Arapi       Starovë          – 10.1943     Paftal       Çeta e Shpiragut

Asim Rakip Lybeshari   Starovë           28.06.1943    Palikësht    Çeta e Shpiragut

Jonus Xhemil Ceno     Starovë           29. 06.1943   Palikësht     Çeta e Shpiragut

Ismet Abas Demaj      Veterik            – 09.1943    Polovin      Batalioni i Myzeqes

Sali Abas Demaj        Veterik            01.09.1943   Roskovec    Çeta e Shpiragut

Zoi Gori Vangjeli       Velabisht          12.12.1944    Jugosllavi    Br.7S

Barjam Rushit Zylali    Velabisht          29.06.1943    Velabisht    Çeta e Shpiragut

Shefit Mehmet Dhija    Velabisht          29.06.1943    Velabisht    Çeta e Shpiragut

Xhemal Muarrem Toroveli Velabisht         12.10.1944     Mirdit      Br.7.S

Ismail Arif Zyli          Gjeroven          13.09.1944    Berat      Br.7S

Kadri Qerim Grëmshi    Gjeroven      29.06.1943     Palikësht   Çeta e Shpiragut

Qemal Sherif Shanaj     Gjeroven      20.07.1945     Jugosllavi     Br.7S

Tetem Meleq Merkaj      Gjeroven      15.02.1944     Velabisht    Çeta e Fshatit

Islam Mehmet Skarani     Palikësht      28.06.1943     Palikësht   Çeta e fshatit

Sali Sali Llanaj          Veleshnje      – 1.1945       Jugosllavi   Br.7S

Bajram Muharrem Dalipi   Molisht         – 06.1944      Qafë Shkozë  Grupi I Skraparit

Nazif Ramadan Shyti      Molisht        16.11.1944      Tiranë      Br.8S

Veli Banush Metaj Molisht Molisht         – 06.1944      Konispol     Br.8S

Xhemal Muharrem Dalipi   Molisht        29.06.1943   Palikësht   Çeta e Malit te Bardhë

Xhafer Riza Shyti         Molisht        01.10.1944     Mirditë      Br.7S

Xhoxhi Pjetër Tumani    Mali I Bardhë    01.09.1944      Kuçovë     Br.7S

Avdulla Myslym Merkaj   Osmënzezë     -06.1943        Palikësht  Çeta e Osmënzezës

Muharrem Muamet Selimaj Osmënzezë    10.12.1944      Jugosllavi   Br.7S

Jaçe Myslim Merkaj      Osmënzezë     24.06.1944     Osmënzezë Kryetar I KANÇL

Të gjithë nga krahina e Shpiragut, pjesmarës aktivë në formacione të ndryshme luftarake. Luftuan për asgjësimin e nazifashizmit dhe veglave të tyre, në gjithë Shqipërinë e përtej kufijve të saj, për çlirimin e viseve Jugosllave , si pjesëmarës të formacionit aleat ndërkombëtar.

Ranë dëshmorë, për çlirimin e atdheut, për një “Shqipëri të lirë dhe demokratike”

Janë nderi i kombit. Piedestal për ta është zemra e një populli të tërë

*Ish ushtarake e lartë e FA në Ministrinë e Mbrojtjes

 

October 5, 2019 09:12
Komento

7 Komente

  1. ELIOT October 5, 12:15

    Shoqe nga fshati ;;;Luften e beri populli ;per liri se ben kamunistat qe e perfituan per interesat e tyre personale ;;; Enver Mehmeti dhe te tjere perfituan nga naiviteti i cobaneve ;;; nga Vlora ;;Para se te flisni per herojte per luften tone ;;; Mesoni perpara per luften e AMERIKANEVE Anglezeve te aleateve ;;Qe Enver
    juaj Hitleri juaj quajti tradheater sepse nuk kishin ide komunista nazstat fashiste si enver ;;;;Ndoshta per ju dhe disa coban edhe aleatet qe cliruan boten ishin ballista ishin trashetare te popujve ;;,Noshta ju dhe Enveri cdo njeri qe ka ide demokrate liberale ishte tradhetar ndoshta ;; Ju lutem shume mjaft me rrena mjaft me barcaleta mjaft me perralla ;;;Herojte e vertete jane Amerika Anglia aleatet ;dhe jo disa cobane me opinga ;;;Per partizanet tan Gjermanet do te jetonn edhe per 500 vjet ne Shqiperi dhe tradhetari me i madh ishin komunistat qe ja dhane Kosoven Serbit ;;Titos tradhetari me i medh ishte Enveri qe na la vendin me te varfe ne europe ;;; DHE JU SFLISNI ASNJE FJALE PER PUSHTIM ME TE MADHE TE GJITHA KOHERAVE … E shikoj si jetuan ne France ne Belgjike ne Hollande ne europe;;; ne demokracie ;;ne liberte ;;Qe ju se dini cdo te thote ma ha mendja se shkruani perralla por harroni gjen me te ndesishme per njeriun per popullin ;;; merci ;;shkriet tuaja jane mire per coabent per lopcaret ;;;;

    Reply to this comment
  2. apollon October 6, 01:45

    Zinete moj Zinete.Isa Toska ka qene ballist aq sa je ti historiane.Isai ishte trim i cartur,kriminel,xhahil,vrau per hesap te talaneve dhe gjermaneve,vrau patriote dhe njerez pa parti,vrau te pasur dhe fshatere,te kuq dhe balliste.Balli,Isan donte ti bente varr.

    Reply to this comment
  3. demo October 6, 05:39

    I qenka perveshur ballistave moj Zenepe,si armiqve te kllases ne mbledhjen e kolektivit.
    Partizanet e tu nuk u betuan per flamurin shqiptar,por u betuan tek flamuri Miladinit..Shoh tek ajo lista jote me partizane te vrare nga Shpiragu,por shumica qenkan vrare ne 1945 ne Jugosllavi.
    Cfare kerkonin ne Jugosllavio partrizanet e tu?Gjermanet?
    Jo jo ata nuk kerkonin gjermanet,sepse gjermanet ne 1945 kishin arritur ne Gjermani.Vendin e vrasjes e ka shenuar Jugosllavi.Po te ishte ndonje fshatare pa shkolle,kjo i falet,por kjo zenepja paska qene oficere e ushtrise shqiptare.Kaq gje e ka mesuar kjo,qe ata partizane nuk u vrane ne Jugosllavi,por u vrane ne SHQIPNINE ETHNIKE.U vrane ne Kosove dhe token shqiptare te rrembyer nga Mali i zi.Pra u vrane ne perpjekje me shqiptaret,qe keta partizane shkuan tja dorzojne Serbosllavise,Jugosllavise.
    Keta vrane vellezerit tane shqiptare,qe nuk pranonin pushtimin serbosllav.
    Keta luftuan kunder shqiptareve te Kosoves qe nuk duronin Jugosllavi.
    Ti Zenepe je nje ndyresire antishqiptare.Eshte neveri te besosh qe keto lloj bushtrash antishqiptare kane qene pjese e ushtrise shqiptare.Keto do na mbronin nga serbi dhe nga greku???!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. Demo ballisti October 7, 16:27

    Demo a i vrare qenke lope nga mendja.Fute ne koke se edhe italianet edhe Gjermanet ishin pushtues dhe nuk ka emertim tjeter.U derdh shume gjak per ti debuar nga vendi. Ata qe ndihmuan Italianet dhe Gjermanet gjate luftes verja ti emrin se cfare lloji jane.Partizanet qe luftuan dhe dhane edhe jeten nuk luftuan as per Enver e ndonje tjeter por luftuan per vatren e tyre.Nuk di o DEMO ke ndonje pasuri apo je bythegrisur.Enver vampiri erdhi ne pushtet dhe mori me qafe shume intelektuale qe kishin studiuar ne perendin futi ne burg edhe nga ata qe luftuan por te kishte marre edhe ty me vete do kishte bere mire.Mos shiko gazetat koqe por lexo arkivat brenda dhe jashte vendit dhe te vertetat egzistojne do apo nuk do ti.Ne nje artikull tjeter Demo na i nxirrte gjermanet ne kufi me Austrin ne 1944 dhjetor.

    Reply to this comment
  5. Mark .UK October 7, 16:39

    ZINETE ÇELA:29 NANDORI ESHTE DITA E OKUPIMIT KOMUNIST E JO ÇLIRIMIT

    Reply to this comment
  6. Vasili October 8, 14:40

    Shoqja Zinete,interesi i semure vetjak,te mban ne ato nivele ligesie,qe te paraqet dhe si rob i trashe kur shkruan:
    ´´Rane deshmore per clirimin e atdheut,per nje Shqiperi te lire dhe demokratike´´
    Po keshtu eshte:Ata populli,perjetesisht do ti mbaje ne panteonin e tij te lirise.
    Kurse ishte specia juaj,shoqja zinete,qe nen kushtrimin diktatorit te kuq hoxha u sulet si bisha,mbytet ata dhe idealin e tyre,jo vec per te rembyer poste,por qe dhe ju jepte kenaqesi kjo mesymje kanibale kundrejt idealit te deshmoreve dhe atyre partizane qe mbeten gjalle,por qe i qendruan besnik idealit te tyre human.
    Si mundesh del ketu dhe cfaqesh,me pafytyresine ekstreme te asaj qe te vret diten te qan po diten.

    Reply to this comment
  7. Arben October 9, 18:19

    Keta te jugosllavise, dhane jeten duke masakruar shqipetaret e kosoves, qe tja dhuronin ate te paster serbise.

    Ndersa te tjeret duke vrare intelektualet e shqiperise qe mekembesi serb, enver krimineli, te kryente me kollajllek c’shqipetarizimin e shqipetareve

    Doni me per belulin???!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*