Pijet alkoolike: Zbuloni çfarë preferojnë më shumë shqiptarët

March 7, 2018 12:18

Pijet alkoolike: Zbuloni çfarë preferojnë më shumë shqiptarët

 

Ende mendoni se shqiptarët konsumojnë më tepër rakinë?

Studimi i fundit tregon që thuajse gjysma e shqiptarëve konsumojnë pije të forta alkoolike (spirits).

Harta e re e bërë publike, më të dhënat e ofruara nga OBSH, tregon se 33 % e shqiptarëve konsumojnë birrë, 47.1 % pije të forta alkoolike dhe 19.3 % verë (0.6 % të ndryshme, të paspecifikuara).

Kjo hartë tregon shpërndarjen në mbarë botën të pijeve alkoolike më të konsumuara (birrë, verë, pije alkoolike të forta ose të tjera), shkruan Monitor.

Gjetjet kryesore të raportit janë:

– Më shumë se 45% e totalit të alkoolit të regjistruar konsumohen në formë të pijeve të ndryshme alkoolike, kryesisht në Azinë Juglindore dhe Paqësorin Perëndimor.

–  Përafërsisht 36% e alkoolit total të regjistruar konsumohet në formën e birrës. Konsumi i birrës është më i larti në Rajonin e Amerikës.

– Zakonisht, niveli i lartë i konsumit të përgjithshëm gjendet në vende të tilla si Federata Ruse, të cilat shfaqin konsum të lartë të birrës dhe konsumit të pijeve alkoolike te forta.

– Konsumi i verës si përqindje e totalit të alkoolit të regjistruar është globalisht mjaft i ulët (8.6%), me nivele të konsiderueshme të alkoolit të konsumuar në formën e verës në Rajonin Evropian (26.4%).

– Pijet e tjera përveç birrës, pijeve alkoolike dhe verës (p.sh. verërat e fortifikuara, verërat e orizit ose pijet e tjera të fermentuara të bëra nga misër) kanë pjesën më të madhe në konsumin total të regjistruar në Rajonin Afrikan (48.2%) dhe në Mesdheun Lindor (31.3%).

Sipas raportit, shumica e pijeve alkoolike të konsumuara në kuptimin e përqindjes më të lartë sipas litrave, nuk reflektojnë domosdoshmërisht nivelin e përgjithshëm të konsumit të kësaj lloj pijeje alkoolik.

Për shembull, në Indi, pije alkoolike të forta (spirits) janë pijet alkoolike më të konsumuara, por kjo nuk do të thotë se niveli i konsumit të alkoolit është i lartë, por përqindja e alkoolit total të konsumuar në këtë kategori është e lartë.

a.s/dita

March 7, 2018 12:18
Komento

2 Komente

  1. Eshte tashme e njohur ne Bote ajo se,,, March 7, 12:51

    ,, gjithe shoqerite e deshtuara ,
    pijne Pije te forta e marrin Droga te forta ,
    sepse vetem keshtu mendojne per pak ore ,
    te ndryshojne Realitetin qe i plaset cdo dite surratit
    me gjithe injorancen/marrezine e tij

    Reply to this comment
  2. sula March 7, 19:33

    Nga ana tjeter deklarohet -ne Shqiperi ka ” 70% muslimane,,,,,kur ne fakt ,80% e shqiptareve pine alkol ,madje me shume se ruset.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*