Pikat e basteve/ Efekti i frikshëm social, 68% nisin lojën para moshës 15 vjeçare

October 11, 2018 15:20

Pikat e basteve/ Efekti i frikshëm social, 68% nisin lojën para moshës 15 vjeçare

Vendimi i qeverisë për mbylljen e plotë të pikave të basteve do të ketë një impakt të menjëhershëm social.

Këtë e dëshmojnë të dhënat e gjetura nga një anketim i një studimi doktoral të Universitetit të Tiranës.

Anketimi i realizuar së fundmi, në të cilin morën pjesë 400 lojtarë aktivë, nxjerr në pah një të vërtetë të frikshme: Bastet godasin kryesisht pjesën më vulnerabël të shoqërisë, adoleshentët.

Pjesëmarrësve në këtë anketim iu shtrua një pyetje, se cila ishte mosha në të cilën kishin filluar të vendosnin rregullisht skedina apo të luanin rregullisht bixhoz.

Plot 68,5% e pjesëmarrësve, të cilët u përgjigjën në kushte anonimiteti, pranuan se kishin nisur të luanin rregullisht midis moshës 10-15 vjeçare.

Vetëm 18% e nisën këtë ves midis grupmoshës 16-20 vjeçare. Në grupmoshat e tjera, prevalenca vjen në reduktim konstant. Vetëm 5,3% nisën të luanin midis moshës 21-25 vjeç, vetëm 2% në moshën 26-30 vjeç dhe 6,3% pas kësaj moshe.

Përtej efektit social, mbyllja e pikave të basteve do të shoqërohet edhe me një efekt të drejtëpërdrejtë ekonomik.

Buxheti i shtetit do të pësojë një humbje të menjëhershme prej 54 milionë dollarësh, që është shuma e arkëtuar nga tatimi i këtyre aktiviteteve në vitin 2017, por kjo masë pritet të shoqërohet me një kursim prej 400 milionë eurosh në vit për familjet shqiptare, që është edhe shuma mesatare e luajtur çdo vit në vendin tonë.

E thënë ndryshe, nga mbyllja e basteve, familjet shqiptare përfitojnë mesatarisht 570 euro më shumë në vit, para që deri më sot shpenzohen në lojrat e fatit./Lexo.al

o.j/dita

October 11, 2018 15:20
Komento

6 Komente

  1. Kinez Kosovar October 11, 15:55

    Po mire mer vella, keta 68% qe fillojne bixhozin midis 10 (?!) dhe 15 vjeç, ku i gjene parate?

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic October 11, 19:09

    Nje vendim per tu pershendetyre dhe per ta falenderuar Kryeministrin e shqiperise.
    Ky vendim shpeton me qindra familje shqiptare pasi femijet e tyre dhe burrat e tyre budallej i lejn parat ne keto lloto Baste.
    Kjo mas ne se zbatohet sipas ketij vendimi do te ndikoje ne rritjen buxhetit familjare, parat te cilat shkonin sikur kur i hjedh ne nje lume.!

    Reply to this comment
  3. Eduarti October 11, 20:01

    Vendimi i Rames per te mbyllur keto biznese do kete vertet nje impakt te forte social. Do te lere pa pune mijra e mijra njerez qe jane te punesuar aty. Ka Rama vende pune ku ti coje keta? Ku do ushqehen familjet e tyre? Apo hajde ti themi Shendet c’do pordhe qe leshon bytha Rames. Ky biznes ekziston kudo ne bote, nuk e shpikem ne. Por Rama ka tjeter plan, shpejt do dale dhe arsyeja e vertete pse kerkon ti mbylle keto biznese. Dhe ky shkak nuk eshte kurrsesi halli se po luajne minorenet bixhoz, nuk e ze malli Ramen per te tilla gjera.

    Reply to this comment
  4. boll e ropet ate popull o maskarenj -mashtrues -plehra ! Rama ,ka shume te Drejte sepse tregon njerzillek e ndihmon shqiptaret mos te shkojne drejt vetvrasjeve October 11, 22:13

    do leri papune
    Mashtruesat qe perfitojne miljonat
    duke shkaterruar jeten e mijra shqiptareve

    qe shkaterrojne familjet dhe lene femijet rruget

    ose akoma me keq ,
    shkaktojne krime ne familje mbas humbjeve te parave ,
    ose vetvrasje .

    Pra kemi te bejme me nji Krim te organizuar nga
    Pronaret e Lojrave te Jetes ,ku viktimat jane populli fatkeq ,
    qe mashtrohet nga kta mashtrues lojrash !

    Ky eshte nji nder vendimet me sociale qe ndermer qeverria Rama per te cilen duhet falenderuar nga te gjithe shqiptaret .

    Ju mashtruesa ,qe kerkoni me “papunesine e mashtruseve”
    te manipuloni opinionin ose ti sherbeni djllait ,
    shifni ti fitoni ato pare ,(qe eshte jeta e shqiptareve jo paret qi i rrembeni )
    diku tjeter me pune te ndereshme jo me mashtrime lojnash djalli

    Reply to this comment
  5. Alban Dega October 12, 11:41

    From: Alban Dega
    Date: September 15, 2018 at 11:48:31 AM EDT

    STOP SHQIPERISE DEMOKAZINO !

    – Stop lojerave vrastare te fatit . !

    – Profecia e Shefqet Verlacit

    – Hallall gjiri i nenes !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vendim plotesisht i drejte dhe nje argumentim i shkelqyer ligjor nga Qeveria Rama !
    Rritje taksash dhe kontroll strike per keto hiena te ndyra!
    Mbyllini sa me pare pa vrare per se gjalli me mijera familje, gra e femije dhe vete viktimat e kesaj Mafia qe sponsorizohet nga djalli a nga kushdo qofte !
    Stop !
    Sipas te dhenave jo te plota te shtypit rreth 11 veta kane kryer vetvrasje ne keto 7 muajt e fundit, qe pervec parate dhe fatit ua kane rrembyer edhe trurin dhe jeten viktimave te tyre !
    Mbi 35 per qind e divorceve ne Shqiperi kane si aresye kryesore lojerat e fatkeqesise, kazinot !
    Edhe televizionet po jrhehem perdite e me shume ne kazino !
    Te mos e kthejme edhe Shqiperine ne nje Demokazino !
    Lojrat e fatit jane lojerat e Djallit vet!
    Stop !
    Demokazino eshte nje fjale qe po e perdori per here te pare publikisht ashtu sic kam perdorur fjalen demokrature dhe Salikraci qysh ketu e 24- 25 vjet me pare!
    Por ka vite qe e perdor me shoke e miq !
    Lojerat e fatit jane vetvrasje jo vetem per viktimat, por edhe per familjet e pafajshme, per prinderit, per grate dhe per femijet, per vellazerinee tyre !
    Pse ?
    Po ju sjell profecine shqiptarit me te pasur ne vitet 20-40 te shekullit te kaluar Shefqet Verlacit !
    Djali i tij shkon per studime te larta ne Itali, natyrisht i shoqeruar nga truproja dhe kujdestari i tij…
    Vitin e pare shkelqen ne mesime e gjithcka …. I jati krenohet me birin e tij …
    Ne fund te vitit te dyte kujdestari i tij informon Shefqetin se ishte shume mire po jo si ne vitin e pare !
    Kur e pyet per aresyen e renies, kujdestari i thote se ka filluar te merret me femra dhe i ka lene pasdore mesimet!
    – Hajt se i ri eshte dhe i riu si veriu, thote Beu i Elbasanit .
    Vitin e trete i biri bie ne pikiate!
    Pervec femrave kishte filluar te pinte !
    I jati shqetesohet por e justifikon perseri me moshen !
    Ne prag te fundvitit te fundit, kujdestari njofton Verlacin se i biri rrezikonte te mbetej ne provime… !
    Shefqeti e pyet ate se cila ishte aresyeja e kesaj dekadence, renie te rende !
    – Vallahi Bej, djali ka filluar kumarin dhe ka harruar mesimet !
    – Ah i mjeri une … Paskam mbetur pa kete djale… thote Verlaci.
    Therret keshilltarin e tij dhe i thote pergatit nje lajmerim vdekjeje se Shefqet Verlacit i ka vdekur ky djale … Ka marre rrugen e dreqit dhe nuk ka kush cfare ti beje!
    Ky eshte kumari, lojerat vrastare te fatit , lojerat e djallit !
    Kjo eshte demokazinoja qe eshte kthyer ne nje epidemi boterore!
    Nese per mbare Boten eshte nje fatkeqesi, per nje vend te Vogel e te varfer si Shqiperia eshte nje tragjedi!
    92 per qind e viktimave te tyre jane te shtreses se varfer ose te mesme te ulet .
    Demokazinoja eshte piramida me e ndyre, me djallezore, me rrenuese me grabitqare per miliarda njerez ne mbare Boten!
    Eshte nje ves qe ua kalon edhe kokaines heroines dhe duhanit te marra se bashku.
    Eshte djalli vet …
    Larg nesh !
    Stop Shqiperise demokazino !
    Uroj qe brenda 2 vjetesh Shqiperia te ndaloje me ligj te gjitha kazinote dhe lojerat e vrasjes se fatit !
    Nje Shqiperi pa kazino do te jete e denje per Shqiperine qe duam.
    Sidoqofte edhe ky hap i pare i qeverise Rama per qytete pa kazino eshte per tu pergezuar!
    Hallall gjiri i nenes !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*