Pikëpyetje mbi revolucionet antikomuniste të ’89

Nga Ivan Karstev/The New York Times March 20, 2016 10:45

Pikëpyetje mbi revolucionet antikomuniste të ’89

Revolucionet në Europën Lindore kundër komunizmit janë vlerësuar si më të mirët në llojin e vet. Në shumicë paqësorë, ata ndihmuan në dhënien e dy çmimeve Nobel për paqen. Të parin e mori Les Valesa, lideri heroik i Sindikadës së Tregëtisë “Solidarnost” me 10 milionë anëtarë, në Poloni, më 1983; shtatë vjet më vonë, lideri i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçovi, u vlerësua për kurajën të pranonte falimentimin ekonomik, politik dhe moral të regjimit të vjetër.

Këto dy figura politike – z. Valesa, i cili u bë presidenti i parë i Polonisë i zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe z. Gorbaçov, i cili shërbeu si lideri sovjetik i fundit – janë bërë që atëherë simbolet më të fuqishme të 1989-ës. Tani statusi heroik i të dyve, dhe trashëgimia e këtyre revolucioneve, po vihen në dyshim.

1. Gorbaçov është akuzuar për tradhëti të vendit të tij, dhe z. Valesa për tradhëti të bashkëpunëtorëve të tij antikomunistë.

Në Rusninë e Vladimir Putinit, urrejtja kundër 1989-ës është kaq e madhe sa kur drejtori i filmit, besnik i Kremlinit, Nikita Mikhalkovi denoncoi kohët e fundit politikat e z. Gorbaçov që çuan në rënien e Bashkimit Sovjetik si “krim i vërtetë”, publiku nuk e lëvizi qerpikun – njerëzit mendonin se ai tha atë që dihej.
Lajm bëri fakti që një humorist, që u prezantua si z. Mikhalkov, telefonoi z. Gorbaçov dhe i kërkoi falje. Të gjithë qeshën me fituesin e çmimit Nobel, që e pranoi me mirënjohje faljen që nuk iu kërkua kurrë. Rusët nuk janë nostalgjikë të vërtetë të komunizmit, por ata dëshirojnë kohën kur Bashkimi Sovjetik ishte superfuqi. Në Rusi, 1989-ta nuk simbolizon fitoren mbi komunizmin, por humbjen dhe poshtërimin para perëndimit.

Thuajse në të njëjtën kohë me çështjen Gorbaçov, Instituti i Kujtesës Kombëtare në Poloni publikoi dokumente, disa prej tyre të marra nga vejusha e ministrit të Brendshëm të fundit të komunizmit, që ringjallnin pretendimet se z. Valesa ishte informator i shërbimit sekret në vitet 1970. (Më 2000 këto akuza ishin hedhur poshtë nga një gjykatë.) Valesa i quajti dokumentet “fabrikim” dhe mijëra njerëz dolën në rrugë në Varshavë, Gdansk dhe qytete të tjera polake në mbojtje të ish-liderit të Solidarnostit. Por qeveria polake, e drejtuar nga Partia Ligj dhe Drejtësi e Jaroslav Kaczynskit, nuk pranoi ta mbronte, duke këmbëngulur se “ndoshta legjenda [e Valesës] mund të mos mbrohej dot më.”

A mund të jetë dikush i sigurt që z. Valesa nuk ka bashkëpunuar kurrë me policinë? Të jem i qartë, jo. Ka shumë mundësi z. Valesa, si shumë të tjerë, bëri marrëveshje të ndryshme të vogla me autoritetet në vitet 1970 për të siguruar lirinë e tij pasi u arrestua për veprimtari pro-demokratike.
Por demonstruesit në rrugë, disa prej tyre anëtarë të vjetër të Solidarnostit, e dinë që policia sekrete mund të krijonte dokumente të fabrikuara për të diskredituar kundërshtarët. Dhe të njëjtët demonstrues e kanë të qartë se mrekullia e Solidarnostit nuk do të kishte qenë e mundur pa liderë si z. Valesa.
Megjithatë, çështja kryesore është se njerëzit në rrugët e qyteteve të mëdha të Polonisë sot mbrojnë diçka më të madhe se z. Valesa – trashëgiminë e 1989-ës. Ata dyshojnë se qeveria po përdor sulmin ndaj z. Valesa për të deligjitmuar demokracinë liberale.

Dhe duket se ata kanë të drejtë. Antoni Macierivic, ministri i mbrojtjes i i Polonisë, deklaroi hapur që dosja e z. Valesa tregon që “Polonia postkomuniste ishte produkt i shërbimit sekret dhe jo i institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike.”
Të mbrosh revolucionin e 1989-ës në Rusinë “e mundur” është e lehtë. Por pse është kaq e vështirë të bësh të njëjtën gjë në Poloninë fituese, ku njerëzit janë më të lirë dhe më të begatë se kurrë më parë dhe ku Solidarnosti është një ikonë kombëtare?

Ironia e valës së tanishme të revizionizmit është se 1989-a hidhet poshtë për të njëjtat arsye që ajo është nderuar prej kohësh, specifikisht mungesën e radikalizmit. Fakti që u zgjodh integrimi i elitave të vjetra dhe jo persekutimi i tyre rezulton të jetë, njëherësh, arritja jetëgjatë e revolucionit dhe thembra e tij e Akilit.
Populzimi i ethshëm që përparon në Poloni, Hungari dhe pjesë të tjera të Europës Lindore është një rebelim kundër të moderuarve dhe moderacionit. Ngjarjet e 1989-ës dënohen si jo më shumë se një kurth për të kthyer pushtetin politik të elitave në pushtet ekonomik (si kënga e grupit Who që thotë “tako pronarin e ri, i njëjtë me të vjetrin.”)

Sipas kësaj narrative, 1989 shënon jo çlirimin e popullit, por të elitave komuniste. Ato u çliruan nga frika (e spastrimit të partisë dhe reagimit antikomunist), faji, ideologjia, zinxhirët e komunitetit dhe madje nga besnikëria kombëtare – më parë ata kishin privilegjin të udhëtonin; tani ka të drejtë të jenë pjesë e Perëndimit. Më parë drejtonin vendin, tani janë pronarë të tij. Pushteti në hije i elitave të vjetra është kthyer në shpejgimin e fundmë për gjithçka që shkoi gabim pas 1989-ës – rritja e pabarazisë, tradhëtia e pritshmërive.

Politika e zemërimit e z. Kaczynski, si politika e urrejtjes e z. Putin, u pëlqejnë brezave të rinj, të cilët jetojnë në një botë ku historia nuk ka më rëndësi. Ata kanë Google dhe telefona smart, por nuk kanë durim për ndërlikimet morale të periudhës komuniste, dhe kështu as dëshirë për të kuptuar çfarë bëri faktikisht zoti Valesa në vitet 1970, ose me çfarë zgjidhjesh përballej z. Gorbaçov në vitet 1980. Për brezat që nuk kanë përvojë personale në përballjen me natyrën shkatërruese ose vetëshkatërruese të politikës revolucionare, moderacioni as i frymëzon dhe as nuk justifikohet.
Heronjtë e 1989-ës shkëmbyen paqen me drejtësinë. Ky ishte një kompromis fisnik. Kurse sot, kur paqja merret si e mirëqenë, ajo që mbetet është vetëm deficiti i drejtësisë.

“postbllok.com”

Nga Ivan Karstev/The New York Times March 20, 2016 10:45
Komento

2 Komente

  1. Why ? March 20, 14:09

    Komentshkruesi ka qene nje nga ata shqiptare qe ne vitet 70 e ne vijim qe heshturazi fillimisht duke u sjelle me indeferntizem me sistemin e enver hoxhes dhe pastaj me propogande inteligjente arritim deri ne vitin 90-91 te jemi ne krye te levizjeve per ndryshim sistemi me codo kusht….vini re per ndryshim sistemi dhe jo per permbysje sic bene ish komuniste ndyresira ( nuk e kam fjalen per shume komuniste fisnike qe u larguan ne kohen e duhur) si hordhite e berishajve

    Katastrofa biblike shqiptare pas 1992,(shqiperia eshte vendi i vetem ne lindje qe u vra si shtet dhe si komb pas 90′) erdhi se dipllomacia euro-atllantike dhe kryesisht amerikane beri gafa te pafaleshme:

    -pruri nga beogradi ambasdorin e pare qe ka nje biografi te dyshimte me sherbme sekrete

    – vuri ne krye te bandes tropojes elez biberajn nje nga antishqiptaret me te felliqur per te gjithe kohrat

    -nga 1992-1997 asnje lloj investimi amerikan apo europjan ne shqiperi.

    -dhe faji me i madh i tyre eshte se fabrikuan nga zgafellat e beogradit ne 91 dhendrin e serbise berishoviqin dhe sot po ja lene stafeten udbashit basha

    Shenimet e meposhtme nga nje artikull i botuar ne gazeten Dita eshte Ulurites ne dite e sotme..

    Pse Shaqir Vukaj nuk hap dokumente konfidenciale per 2 prillin 1991 1e ishte nje agresion dipllomatik i mirefillte i lidhur me sherbimet sekrete jugoserbe dhe ato euroatllantike..
    Ku dhe nje budalla e di qe Rumania dhe Shqiperia u “rrezuan” nga Serbia te ndihmuar nga Cia..

    JA CFARE THOTE VUKAJ..QE NUK JA MBAN TE HAPE DOSJEN SHQIPTARE

    ***

    REVOLUCIONI I PERGJAKSHEM RUMUN –SHAQIR VUKAJ –GAZETA DITA
    I vetmi vend i bllokut sovjetik ku ndryshimet u bënë me dhunë ka qenë Rumania. Por e veçanta e këtyre ndryshimeve, ishte se ato u bënë me “ndihmën” direkt nga jashtë, ku përveç CIA-s amerikane dhe KGB-së sovjetike, u aktivizuan hungarezët, zbulimi francez etj.

    Në gusht të vitit 1969, presidenti i ShBA, Nikson vizitoi Rumaninë (vizita e parë e një presidenti amerikan në vendet socialiste), që u pasua nga vizita të shumta të udhëheqësve të tjerë të vendeve perëndimore në Bukuresht dhe të Çausheskut në shumë vende të botës, duke filluar nga ShBA.
    A……………………………..
    Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.
    B……………………………….
    siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;
    B.Sovjetik,
    Hungaria,
    Izraeli,
    ShBA,
    Britania e Madhe etj.
    për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike
    C…………………………………
    revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:
    1- revolucionit popullor,
    2- komplotit të opozitës
    3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.
    Duke ju referuar ketyre ” puntatave” po ju pyes
    Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
    Po ne masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ?
    A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demokracise apo zagaret e Serbise dhe kriminelet e shqiperise
    Dokumentet e botuar për revolucionin rumun flasin për një teknologji të përsosur që është përdorur për rrëzimin e Çausheskut.
    EPILOG:
    Nga me siper del qarte se duke marre parsysh dhe intervisten e pro serbit Elez Biberajt ne 2008 te Klani I BLENDI FAQEZIUT del konkluzioni se Berisha ka qen nje ushtar,ose nje kobure qe pas dy prillit 1991 I nxorri uje te zi atij vendi dhe e verteta do jete lluks per brezat qe do vijne.Per gjeneraten tone dihet qe Berisha eshte krimineli por jo fajtori.
    Fajtori kryesor eshte miopia e pabesuesheme e shume shqipfolesve dhe pak shqiptareve si dhe mega-hipokrizia e miqve tane qe para interesave gjeostrategjike te tyre shkelin dhe elementet baze te demokracise ten je populli si Shqiperia qe eshte ne kufinjte e egzistences.
    Me sakte Fekondimi I monstres berishe,mbeshtetja e tij ne super krime kombetare & njerzore dhe mbrojtja sot e tij me cdo kusht nga “garantet nderkombetare” sic thote komiku Edi rama( lexo don kishoti me Sanco panco ilir meten) tregon madheshtine e Enver Hoxhes sidomos pas 2 prillit 1991 qe ishte me I rende se 7 prilli 1939..qe ishte nje pushtim I shqiptareve nga shqiptareve per interesa te serbise dhe greqise te mbeshtetur ng a lobet e tyre ne Washington dhe bruksel…Dhe ky lloj pushtimi do jete I perjetshem ..te pakten sot nuk ka asnje shans jo vetem per clirimine shqiperise nga “powerfull nazi-saliserbi “ por as per te thene te verteten e sakte..sepse dhe kjo fuck demokraci ne shqiperi po del e “ombel si hallva”

    Pse euroatllantiket nuk dorzojne koken e SERBerishes tyre qe eshte kthyer ne perbindesh….por po e zevendesojne me monstren Lul Udbasha ??

    Reply to this comment
  2. ENDE PA KOMENTE ? APO ENDE CENSURAMENTE..?? March 21, 00:00

    REVOLUCIONI I PERGJAKSHEM RUMUN –SHAQIR VUKAJ –GAZETA DITA

    I vetmi vend i bllokut sovjetik ku ndryshimet u bënë me dhunë ka qenë Rumania. Por e veçanta e këtyre ndryshimeve, ishte se ato u bënë me “ndihmën” direkt nga jashtë, ku përveç CIA-s amerikane dhe KGB-së sovjetike, u aktivizuan hungarezët, zbulimi francez etj.

    Në gusht të vitit 1969, presidenti i ShBA, Nikson vizitoi Rumaninë (vizita e parë e një presidenti amerikan në vendet socialiste), që u pasua nga vizita të shumta të udhëheqësve të tjerë të vendeve perëndimore në Bukuresht dhe të Çausheskut në shumë vende të botës, duke filluar nga ShBA.
    A……………………………..
    Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.
    B……………………………….
    siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;
    B.Sovjetik,
    Hungaria,
    Izraeli,
    ShBA,
    Britania e Madhe etj.
    për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike
    C…………………………………
    revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:
    1- revolucionit popullor,
    2- komplotit të opozitës
    3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.

    Duke ju referuar ketyre ” puntatave” po ju pyes
    Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
    Po ne masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ?

    A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demokracise apo zagaret e Serbise dhe kriminelet e shqiperise
    Dokumentet e botuar për revolucionin rumun flasin për një teknologji të përsosur që është përdorur për rrëzimin e Çausheskut.
    EPILOG:
    Nga me siper del qarte se duke marre parsysh dhe intervisten e pro serbit Elez Biberajt ne 2008 te Klani I BLENDI FAQEZIUT del konkluzioni se Berisha ka qen nje ushtar,ose nje kobure qe pas dy prillit 1991 I nxorri uje te zi atij vendi dhe e verteta do jete lluks per brezat qe do vijne.Per gjeneraten tone dihet qe Berisha eshte krimineli por jo fajtori.
    Fajtori kryesor eshte miopia e pabesuesheme e shume shqipfolesve dhe pak shqiptareve si dhe mega-hipokrizia e miqve tane qe para interesave gjeostrategjike te tyre shkelin dhe elementet baze te demokracise ten je populli si Shqiperia qe eshte ne kufinjte e egzistences.

    Me sakte Fekondimi I monstres berishe,mbeshtetja e tij ne super krime kombetare & njerzore dhe mbrojtja sot e tij me cdo kusht nga “garantet nderkombetare” sic thote komiku Edi rama( lexo don kishoti me Sanco panco ilir meten) tregon madheshtine e Enver Hoxhes sidomos pas 2 prillit 1991 qe ishte me I rende se 7 prilli 1939..qe ishte nje pushtim I shqiptareve nga shqiptareve per interesa te serbise dhe greqise te mbeshtetur ng a lobet e tyre ne Washington dhe bruksel

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*