Pikëpyetje për pastërtinë e figurës. KPK vendos nesër për gjyqtarin Toska

June 20, 2018 11:59

Pikëpyetje për pastërtinë e figurës. KPK vendos nesër për gjyqtarin Toska

Gjyqtari i Apelit të Tiranës Ilir Toska ka dalë sot përballë trupës së KPK.

Në seancën dëgjimore për Toskën, KPK konstatoi se deklarimi i pasurisë është i rregullt.

Toska ka një apartament 83 m2 me një vlerë 50 mijë e 292 euro dhe pas kontrolleve të kryera nuk rezulton të ketë fshehje të pasurisë.

Por duket se Toska ka probleme të tjera, pasi DSIK ka konstatuar papërshtatshmëri të figurës.

Është hera e parë që DISK kërkon shkarkimin e një gjyqtari apo prokurori që prej nisjes së procesit të Vettingut. DSIK verifikon kontakte me botën e krimit.

Ndaj gjyqtarit ka pasur gjashtë ankesa nga qytetarët për vendime të dhëna nga gjyqtari Ilir Toska.

KPK duke iu referuar këtij raporti ka verifikuar më tej vërtetësinë e provave, ka administruar dosjen përkatëse nga informacionet e ardhura nga KLD dhe nuk rezulton i bazuar.

Vetë Toska është shprehur se parashtrimet i ka bërë me shkrim dhe e konsideron të plotë hetimin.

“E konsideroj procesin të rregullt dhe ligjor, përfundimet e KPK janë tërësisht korrekte dhe kërkoj konfirmimin në detyrë”, është shprehur gjyqtari.

Seanca e radhës për gjyqtarin Toska do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 11:30.

l.h/ dita

June 20, 2018 11:59
Komento

1 Koment

  1. Rahman Tusha June 20, 19:58

    Ilir Toska eshte nje figure e djegur,une qe po shkruaj nuk kame patur asnje raste gjykimi apo kontakti me te,por thjeshte kam punuar per nje kohe me sherbimin intelegjent.Iliri se pari ka probleme me alkolin,qe ka bere jo pak incidente ne pije e siper.Pasataj Iliri ka qene shum i shoqerueshem me elementin kriminal te Elbasanit,dhe ka luajtur rolin e sekserit me gjyqtaret e tjere,per shume figura krimi te Elbasanit e gjetke.Jam i sigurt qe D.I.S.K-ka mjafte te dhena ne ngarkim te tije.Po druaj se nuk ka tager ti beje publike keto info te klasifikuara ‘sekret”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*