Pikëpyetjet mbi itinerarin: 30 km pa u ndalur nga policia?!

Klodiana Kotori June 27, 2014 14:04

Pikëpyetjet mbi itinerarin: 30 km pa u ndalur nga policia?!

Një foto e shpërndarë nga policia dje tregon dy ekzekutorët e Tan Santos, hipur në motor, duke ikur me shpejtësi pasi kishin kryer ekzekutimin. Pak më tej ishte një polic rrugor i cili me sa duket as i kishte vënë re fare ekzekutorët. Nëse shikon vendin ku është bërë kjo foto, kupton se ajo është fare pranë Presidencës. Çka do të thotë se vrasësit janë në sekondat e para të arratisë pasi kanë kryer krimin, pasi kanë shpejtuar mbi 200 metra.

Distanca fizike flet qartë se kjo foto është kapur në një moment ku sapo ka ndodhur ngjarja dhe me gjasë polici as nuk është njoftuar dot se pak më tej ka ndodhur një vrasje, vrasja sapo kishte ndodhur. Ndaj dhe për policin ata kanë qenë dy persona krejt të pa dyshimtë hipur mbi motor dhe krejt të kujdesshëm, me kokore dhe në respekt të rregullave të qarkullimit.

Ajo çfarë ngjall njëfarë interesi, është itinerari i vrasësve në 30 minutat në vazhdim, ku policia ishte njoftuar për ngjarjen. Sipas versionit që jep policia, i konfirmuar mbrëmë në linje telefonike per DITA edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi, itinerari pasi motori ka dalë nga Presidenca ka vazhduar në trajektoren për nga: Liqeni-Unaza e Madhe-Kristal-Irfan Tomini-Rruga e Kavajës-Rruga Durrësit- Zogu i Zi-Autostradë-Fushë Krujë. Duket e cuditshme qe dy atentatoret kane rrezikuar kaq shume duke qendruar kaq gjate në rruge, kur mund të fshiheshin shume me shpejt ne Tirane, por Didi pohoi se itinerari ka qene pikerisht ky.

Atehere nëse llogarisim si një itinerar rreth 6-8 kilometra nga pika e Presidencës deri tek Zogu i Zi, atëherë i bie që deri në Fushë-Krujë, vrasësit kanë përshkruar një distancë prej rreth 30 kilometrash, pasi distanca Tiranë-Fushë-Krujë është 23 kilometra. Ky udhëtim me motor kërkon të paktën një kohë prej 25 minutash nëse je me shpejtësi maksimale, shkon dhe 40 minuta nëse ecën normal dhe s’do të tërheqësh vëmendje. Kjo është dhe koha kur ekzistonin mundësi të mira që nëpërmjet pritave dhe postblloqeve të bllokoheshin pikat dalëse të Tiranës por edhe pikat kyçe të autostradës. Kjo nuk ka ndodhur. Pyetjes së DITA se si ka mundësi një gjë e tillë, drejtori Didi iu përgjigj që po hetohet.

Klodiana Kotori June 27, 2014 14:04
Komento

30 Komente

  1. Korbi shkodran June 27, 01:18

    eee po thote njé shprehje e vjetér”””i urti sa rrin mendohet,budalla ka kry punen.
    por po te ishte ligji funksjonal,edhe autori bjené ne gracke.

    Reply to this comment
  2. merobaze June 27, 05:29

    ARTAN SANTO ESHTE LIKUIDUAR ME URDHER TE ORTAKUT TE TIJ MAFIOZ, PASANIK E LAKMITAR DHE MIK E BESNIK I SALI BERISHES.

    Vetem debilet dhe politika shqyptare me ne krye kryeprokurorin Llalla nuk duan ta kuptojne kete te VERTETE qe duket ashiqare. Prandaj edhe ekzekutoret e paguar jane larguar pa frike dhe pa asnje siklet nga vendi i krimit. Edi Rama duhet ta dije se urdheruesit e vrasjes kane paguar shume me teper se 100 mije eurot e tij te RILINDJES socialiste, prandaj nuk ka shume gjasa qe dikush te dale dhe te kendoje para hetuesve te Llalles. Prandaj kryeministri shqyptar ben mire qe te leje vajtimet si kukumjacke pylli dhe te kape frenat e shtetit tone per te RLINDUR Drejtesine e munguar qe nga Koha e Qepes.
    Nga ana tjeter banka albaneze Credins ishte dhe eshte LAVATRICE e parave te pista te droges kombetare albaneze dhe asaj nderkombetare. Kokaina qe u kap ne Mal te Zi me destinacion Shqypnine do te paguhej pikerisht nga kjo banke dhe politika shqyptare do te beje mire te mos imitoje perrallen e Mbretit Lakuriq bythejashte te Andersenit qe te gjithe thonin se kishte veshur rroba te bukura dhe te fisme.

    Reply to this comment
    • KULUFI June 27, 09:01

      Kur jemi ne kushte te tilla,pra pasi ka ndodhur krimi,te gjithe behemi aq specialiste,sa e kapim kriminelin per 10 min.
      Si ka mundesi te trajtohet nje ceshtje e tille,me nje mendjelehtesi foshnjore dhe te thuhet pse nuk u kap krimineli per 20 min,sepse kaq i eshte dashur atyre per tu larguar. Harrojne keta “specialiste” mediatik qe vetem per te percaktuar itinerarin e vrasesve eshte dashur te hapen kamerat e te gjitha bizneseve deri sa eshte kapur pamja e duhur. Besoj se vetem kjo eshte nje arsye per te thene qe vrasesit kane patur me shume se sa dy ore ne dispozicion per tu zhdukur.

      Reply to this comment
      • Pellazgu June 27, 22:04

        @KULUFI

        Ti paske vërtet mend sa ai i shkreti që i ke vjedhur emrin. Kur ndodh vrasja mor kuluf, një polici profesionale dhe me drejtues të aftë, fillimisht nuk kërkon se nga cili drejtim shkuan vrasësit, por bllokon menjëherë të gjitha daljet dhe hyrjet në qytetin ku ka ndodhur krimi. Nëse kjo do bëhej nga policia në Kodër Kamëz, në Rinas dhe në Vorë vrasësit nuk do mund të shkonin në Fushë-Krujë. Mos kritiko të tjerët se përdorin mendjelehtësi foshnjore, kur vetë arsyeton si një bebe.

        Reply to this comment
      • merobaze June 27, 22:09

        Polici i trafikut i pa KILLERAT dhe nuk beri gek. Polici i bankes qe paguhet nga kjo banke i pa KILLERAT, njeri zbriti nga motori dhe e qelloi Artanin ne koke me gjakftohtesi te madhe duke i marre jeten perfundimisht dhe polici i bankes nuk beri gek. KILERAT ja mbathen me motor deri ne Fushkruje dhe askush nuk i ndoqi.

        KJO ESHTE NJE VRASJE ME LEJEN E SHTETIT.

        Reply to this comment
  3. info analitike June 27, 06:49

    Didi se bashku me Tahirin u shqepen duke dale ne TV per te dhene leksione se cfare duhet te beje prokuroria, gjykata ndersa ne raste si ky tregojne diletantizem ne administrimin e situates. Kur do te dalin ndonjehere ne TV per te bere nje “mea culpa” se per te rrahur gjoksin nuk po lene rast?

    Reply to this comment
  4. TOMORRI June 27, 06:49

    Fatkeqesisht jeta e njeriut tek ne eshte me e lira.
    Police partiak , vrases partiak , televizione partiake, parti percarese vetem varrezat i kemi te perbashketa.
    Eshte kjo cfare deshem . te bashkohemi mbas vdekjes.
    Mendoni kur krimi godet nje njeri te tille per ne te tjeret eshte vetem fat qe si hyjme kujt ne pune.
    Kjo eshte kembane per te gjithe klasen udheheqese politike dhe ekonomike .
    Ruani veten , ndoshta na vjen radhe dhe ne te na ruani.
    Keta vrases duhet te gjehen se bashku me porositesit dhe te behen shembull.
    Drejtesi per qetesi.
    Shteti i ka te gjitha potencialet ti shperbleje me denim keta kriminile.
    Kjo nuk eshte goditje ndaj personit eshte goditje ndaj asaj qe besojme se po ndertojme.
    Shqiperi tjeter nga ajo e diktatures.

    Reply to this comment
  5. E VERTETA June 27, 07:07

    Dalin dy qelbesira, dy ndyresira, dy persona qe as ferri i dantes nuk do t’i pranonte, me gjak te zi dhe mut ne vend te palces se kockave, dy zgjebsa, dy morra pa shqisa dhe shpirt, dhe i marrin jeten nje njeriu intelektual, nje njeriu te ditur dhe me iniciative, nje fisniku qe rrezaton vlere ne te gjithe qenien e tij ! Nje Santo Tani !
    O dheu qe mban ato dy gjallesa te zeza me motor te zi ! Pse je kaq i padrejte ne keto raste ! Pse nuk hapesh ne cast e t’i perpish drejt thellesise tende, drejt magmes supertenxehte, e te mos i pervelosh papritmas, te kesh mundesine te ju marresh shpirtin papritmas, por t’i lesh te ulurijne mes vuajtjeve dhe perpelitjeve te pafund me muaj dhe vite te tera !
    O ju krimba te zinj qe quheni vrases me pagese ! Si nuk kuptoni o qelbesira se eshte me mire te hash nje cope buke thate me nje domate dhe pak kripe, dhe ta kesh shpirtin e paqem, sesa nje grusht parash te pergjakura qe do t’ju ngelin ne fyt perjete ! Dhe ne vrimen e miut te jetoni o katila te pashpirt dhe mendjevegjel, do vuani shume me shume se i varfri me i varfri me i varfer, do perpeliteni brenda vetes shume me shume se fatkeqi me fatkeq ! Sa turp o dheu i zi qe mban ne siperfaqe te tille gjallesa dhe fut padrejtesisht brenda teje njerez te pafajshem dhe te ndricuar !
    Rest In Peace Artan Santo !!!

    Reply to this comment
    • info analitike June 27, 09:38

      e verteta,
      kujdes se urdheruesit mund te jene edhe “cuna Tirone” e mund te na ngeli keq Edi pastaj.
      Nuk e kane fajin vrasesit me pagese po ato qe paguajne per te vrare e qe ulen kembekryq me politiken pa bere dallime nese jane te majte apo te djathte sepse qellimi i vetem eshte vetem babezia dhe deshira e papermbajtshme per pasurim e ku jeta e njeriut vlen dy grosh.

      Reply to this comment
      • Arturi June 27, 10:01

        “Nuk e kane fajin vrasesit me pagese…” ???!!!

        Reply to this comment
        • Lleshi June 27, 10:52

          Po nuk e kane fajin vrasesit me pagese ! Edhe “ata” biznesmene jane ! Madje siç po duket edhe te suksesshem ! Ne tregun e kapitalit nuk ka rendesi fare emri i mallit !
          Pse duhet te pranojme ata qe ia marrin jeten çdo dite e nga nje kile njerezve deri sa i rrenojne apo i çojne ne vetvrasje nga skamja dhe uria , apo mungesa e te ardhmes , dhe nuk duhet te pranojme keta qe ia marrin jeten ne sekonde robit ? Keta , vrasesit me pagese jane edhe me humane se keta “hajdutet e shpirtrave” me nga nje kike cdo dite , sepse te pakten nuk te bejne te vuash ! Ju nga injoranca ankoheni dhe harboheni , por keto jane ngjarje normale ne boten e kapitalit !

          Reply to this comment
        • hosteni June 27, 23:31

          po tamom nuk e kane fajin vrasesit , fajin e ka urdheruesi i vrasjes ,,,,,por mos u merr me gjera te tilla po ik edhe puno se nuk jane pune per ty kto artur ,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!

          Reply to this comment
  6. Naci June 27, 07:12

    Kjo do mbyllet si me Olldashin sepse keshtu e kerkon kupola e krimit me kollare….

    Reply to this comment
  7. xhateli June 27, 07:44

    Akoma me historine se shteti e kap kriminelin me qerre?

    Reply to this comment
  8. Dan Kuqali June 27, 07:55

    Natyrshëm lind një pikëçuditëse e madhe, e para punë që duhej të bënte policia e Tiranës duhej dhënë ALARMI të gjithë patrullave të shërbimit dhe jo vetëm por të mobilizonte ato të qyteteve përreth si kamzës, kavajës, durrësit, elbasanit etj. Atentatorët kanë dhënë shumë mundësi për identifikimin dhe kapjen e tyre, qoftë duke i qëlluar. Besoj se do të ketë një apo disa shkarkime, por kjo nuk e kthen më “zogun” në duart e policisë, mend për tjetër herë që lusim të mos ndodhë më kurrë.

    Reply to this comment
  9. Mark uk June 27, 08:14

    Qe kure u muaren te dhanat e bisneseve nga deputet e majt,dihej se dikush do linte ket jete.Ktu duhet te jete fillimi i per te zbuluar ardhjen te ky krim makaber,qe dyshoj se nga kupola e shtetit ka dijeni.

    Reply to this comment
  10. lis dushku June 27, 09:30

    Kapja e atantatoreve ishte lehtesisht e mundshme ne 30 minuta,qofte duke vendosur makina prite ne mes te rruges per te perplasur atentatoret,sic bejne amerikanet.

    Reply to this comment
  11. Loshi June 27, 09:32

    Me gjithe ate pasuri qe kishte dhe nuk investoi per sigurine e tij.
    Sa do njeri I mire te jesh dhe me nje pasuri si ajo e SAntos nuk mund te levizesh I lire ne shqiperi

    Reply to this comment
  12. te fundit June 27, 10:25

    Shpresojme te gjenden autoret edhe pse kriminelet jane shume para policise qe na la saliu

    Reply to this comment
  13. ben June 27, 11:11

    Po mire o militante po per policine e paafte nuk e thate nje fjale ? Ne qender te bllokut qelluan pa silenciator, degjoi lagjja, jepet ne radio alarmi, bllokohen rruget, 2 unazat, autostrada…..
    Ata arriten deri ne Fushe Kruje pa problem.
    Pastaj ky shoferi i tij paska qene budalla, ata i rrinin 3 m. afer ne rruge e ky qorri nuk i shihte nje here pasqyrat ?

    Reply to this comment
    • pellazg 100% June 27, 13:58

      Per kete bota ka shpikur “bodigardet”, jo ata me muskuj dhe injorante, por ata profesioniste me shkolla dhe specializime perkatese.
      Dikur kam thene se te pasurit duhet te ndajne pasuri, pikerisht per kete qellim, qe te varferit mos ti hyjne bizneseve te tilla si vrases me pagese dhe shoqerite mos kalojne ne kaos.
      Me vjen keq per z.Santo dhe ngushelloj familjen e tij.
      Shume i trishtuar nga Policia e Tiranes dhe struktura e policise rrugore.
      A ekziston nje salle operative, po mjetet e policise ato me kamera, motorra qe ngelen ne mes te rruges, postblloqe qe ngrihen dy ore pasi ka ndodhur ngjarja, shume trishtim.

      Reply to this comment
  14. beni June 27, 11:13

    Ngushellime familjes.Cudia ime eshte se si nje koke e biznesit shqiptar levizte pa shoqeruesa??Pyetja tjeter eshte se si ka mundesi ta kene kuptuar qe po i ndiqnin 2 jave dhe nuk lajmeruan policine??? Besoj se nuk e ka besuar i ndjeri se do ta hiqnin qafe,por do dalin te shkruara qe ka lene per ekzekutoret e tij.Shume ngjashmeri me vrasjen e Olldashit.Sa per policine e shtetit ,eshte fillimi i krijimit te policise shqiptare,duhet durim sepse ne gjendjen qe e lane kaq vite vetem polici nuk ishte.

    Reply to this comment
  15. saimiri June 27, 12:02

    Te me fali komentatori “info-analitik” per analizen e ceket qe kerkon te beje!N.q.se kaq di e kaq thote ia fal ne te kundert do ti thonja se:MAFIA BERISHJANE ESHTE E ORGANIZUAR E VEPRON NE SHTRATIN E SAJ,NDERSA POLICIA E SHTETIT ESHTE NE RIKONSTRUIM E SIPER E PER PASOJE BRENDA GJIRIT TE SAJ KA SHUME TE INKRIMINUAR.Jane shtete me te fuqishme e me nje logjistike shume me moderne e kur vjen puna te ndeshen me mafjen hasin shume veshtiresi e jo me ne Shqiperine qe u investua per rreth 20 vjete per tu instaluar kjo mafie qe sot ka disa mendje shkurter qe mund te luftohet me nje te shtypur te lapsit.Shqiperise i mungon logjistika e mirfillte per te luftuar kete mafje .Kriminelet ne rruget pa sinjalizacione pa ndarrje korsish pa e shume mungesa te tjera mund te largohen shpejt nga Bangladeshi Shqipetar pa lene gjurme.

    Reply to this comment
    • info analitike June 27, 12:30

      Po mire more saimir qe qenke kaq “i thelle”, shko dhe ndihmoje policine dhe merr ate 100 mije euroshin sepse qenke i “super informuar”, gjynah te mos e ndihmosh policine ne rindertim.
      Mos ma merr per keq por ata qe flasin ne pergjithesi si puna jote e te shtyre nga militanca politike akuzojne me partishmeri une i quaj shpifes.
      Akuzohet me fakte dhe jo me partizanllek o zoteri por sic duket kete akoma duhet ta kuptosh.

      Reply to this comment
      • Pellazgu June 27, 22:12

        @info analitike

        E thua shumë drejtë, por militantucët e kanë llapën e gjatë për të mbrojtur “shefin” dhe mendjen e shkurtër për të thënë budallallëqe edhe kur kanë mundësi ta mbajnë gojën mbyllur. Sipas @saimirit që ti replikon, kësaj qeverie i falet çdo dështim, pasi ajo e para i ka bërë gjërat lesh e li. Harron qypi @saimir që në atë qeverinë para kësaj ishte zëvendëskryeministër bashkëkryetari i koalicionit të sotëm qeveritar, i cili deri dje i ishte “ngjitur Berishës pas këpuce”, – siç thoshte kryeministri i sotëm.

        Reply to this comment
  16. arben June 27, 13:44

    votoni banditat e partis te xhaxhit si te ps dhe te pd jane bashke o kaqola kjo vrasje nuk eshte as e para dhe as e fundit prandaj banditat ne parlament i diktojne te gjitha levat ne bashkpnim me ate qe quhet polici dhe struktura te tjera , po te ishte nje vrasje me motive te tjera ose nje person i rendomet nuk do kishte shum kureshtje , por ka qene drejtor banke dhe televizoresh , pra ne kete vrasje nuk kan qene vetem ata te dy me motor por ka pasur dhe mbeshtetje politike dhe llogjistike ne nje far menyre , te vritet njeriu ne mes te dites dhe ne mes te kryeqytetit , dhe te largoet deri ne f kruje vetem ne shqiperi ben vaki , a thua shqiperia ka metropole dhe autostrada me 5 korsi dhe nuk kan se si ta dine se ku shkoj , ketu lind pytja se kjo vrasje eshte bere me mbeshtetje direkt ose indirekt nga struktura te caktuara te shtetit te djeshem dhe te sotem , prandaj ,vetem pritni se kush e ka rradhen se per kete kan investuar tash 23 vjet , po te ndjerin gjygjtare te vlores kush e ekzekutoj , dhe me pamje direkte nga tv duke u ekzekutuar me eksploziz , dhe nuk ka autore , pra keto vrasje behem me mbeshtetje politike dhe te perkrahura nga forcat e shtetit , prandaj sa te kemi keto dy parit dhe ti kene zgjedhjet ne dore kurr nuk ka per te pasur qetesi ai vend , ku jeta e qytetarit atje nuk ka as dhe nje vlere nese je miljoner apo je pa buk , pra kjo eshte demokracia qe eshte instaluar ne shqiperi dhe ne kosove nga veriatlantikasit e perndimit .

    Reply to this comment
  17. Milo Koka June 27, 14:02

    Kokat honkshin me njeri tjetrin

    Reply to this comment
  18. P.A.B. June 27, 18:37

    Znj K-K ka ekspozuar ineficencen e llogjistikes operacionale te policise. Permbi 30 minuta, duke lene ca kohe per hutimin fillestar, vrasesit kane udhetuar te pa shqetesuar. Ne raste te tilla ngrihet postblloqe te menjehershme, cdo efektiv i policise kalon ne gatishmeri te larte. Patrullat ne kembe, makinat, motorret, helikoptere e radiot e policise gumezhinje derisa te kapin keqberesit, e per shume kohe me pas duke ndjekur perkrahesit e tyre. Policia Shqiptare duhet te beje tranjime te tilla, me raste te supozuara, per te pare “reaction times” Duhet instaluar kamera e ne te gjitha rruget kryesore e ato qe dalin/hyjne ne qytetet e medha. Keshtu Shteti te ndjek me zgjuarsi, jo me djerse te kote.

    Nje mangesi madhore, besoj une…vjen nga perzierja e Puneve. Politikanet [kr-m minister, deputete] po japin Komunikata Policore, shperblime, akuza, drejtime e si kane qene a jane punet/krimet e problemet e rendit, ndersa Oficeret e Larte te Policise ose ndjekin Politiken ose hyjne ne territorin e saj, me mjaft servili e me shume kufizime. Ky ngatrrim kufinjsh, sjell perzierje kompetencash, ku Ministri del si Rambo ne TV e Gjenerali i Policise rri 5 metra pas tij me perunjesine e nje kamarjeri. Policia dhe Rendi s’forcohen ne kete forme; poltika ben platformen e profesionistet punen e tyre ne terren.

    Qeveria nuk eshte votuar per te ndenjur me “radio ne dore” si shefa komisariatesh. Joshja e kapjes se 2-a-20 banditeve eshte shume e madhe per cdo Politikan pa eksperince e seriozitet; te krijon nje ndjesi se je duke bere pune. Kur dihet se Kriminaliteti shtrihet thelle ne kohe e ka shume forma e shtresa, te cilat nuk zgjidhen me deklarata. Nje Shteti qe nuk e mbajne dot Nervat, i vriten njerezit ne mes te dites ne mes te Kr-Q; pa arritur ti kape fajtoret.

    Politikane, Krijojini kushtet Policise se Shtetit te punoje e ne cdo rast referojuni asaj. Jane Oficeret e Policise qe bejne punen e raportojne tek Publiku, jo Ju. Taksa-Paguesi Shqiptar nuk paguan z. Tahiri, Balla e Brace; per mendimet e tyre te perditshme ndaj cdo ngjarje, por nje Polici te Tere. Larg Duart nga Policia e Shtetit. Duke u munduar te mikro-manaxhoni cdo gje per hir te Zhurmes Mediatike – e sigurisht per inat te opozitet – s’keni si te arrini standartet e larta qe i duhen cdo Policie te mbroje qytetarin e saj.

    Reply to this comment
  19. MARKO June 27, 22:03

    Daje Semi , Berisha do te thoja kapardiset si maçoku ne theker.per kete mision te kryer pa lene gjurme …ashtu si ne shume raste analoge…

    Reply to this comment
  20. lis dushku June 28, 10:48

    Me vjen keq,i gjithe ai aksion i shumepritur 23 vjet to Lazarati,u cfry me 5 plumba, ne mes te bllokut.Kete the Basha dje,e kopjoi M.Nano sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*