“Piktori” arreston dy persona për falsifikim

September 11, 2016 11:41

“Piktori” arreston dy persona për falsifikim

Dy persona u arrestuan nga policia e Lezhës në kuadër të një operacionit “Piktori”.

Në pranga përfunduan Mark Gjinaj, 52 vjeç, banues në Kurbin dhe Fatmir Braha, 45-vjeç, banues në Durrës.

Operacioni i policisë u zhvillua gjatë së shtunës (10 shtator), ku gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Mark Gjinaj është gjetur një sasi bazë materiale, e cila dyshohej se është përdorur për prodhimin e dokumenteve false.

Gjithashtu gjatë kontrollit janë gjetur e sekuestruar edhe dokumente e  materiale të ndryshme të cilat dyshohet se përdoreshin  nga  ana e tyre, si modele falsifikimi.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

11

Materialet e sekuestruara

1111
September 11, 2016 11:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*