Piktura e Edi Ramës kur ishte 5 vjeç

May 6, 2016 22:09

Piktura e Edi Ramës kur ishte 5 vjeç

Kryeministri Edi Rama duket se ka qenë i apasionuar pas pikturës që në vegjëli. Kjo pikturë është realizuar nga kryeministri aktual Edi Rama kur ky ishte vetëm 5 vjeç.Piktura mban titullin “Vaporri i madh”. Ajo u shpënda në rrjete sociale nga ana e Petro Mejdi.

“Një vizatim profetik i Edi Ramës në moshën pesë vjeç. Vizatimi i mëposhtëm titullohet “VAPORI I MADH ” dhe është vizatuar nga Edi Rama në moshën 5-vjeç ,yllkë në një nga kopshtet e fëmijëve të Tiranës . Pas thuajse 45 -vjetësh fati e solli që autori i vizatimit të bëhet kapiten i këtij “Vapori të madh ” me emrin Shqipëri . Vapori i vizatimit ngjan i vjetër dhe me halle , ashtu si Shqipëria e kryeministrit të sotëm ka shumë halle dhe dallgët e detit , e anojnë këndej e andej .Kapiteni është i ri në moshë , por si dursak i mësuar me detin e dallgëzuar deri tani po e mban mirë .Dhe sipas mendjes time do të jetë edhe disa vite në timonin e këtij “VAPORI TË MADH ” , SHQIPËRISË . SHËNIM : Vizatimi është marë nga numri 10 i revistës “NËNTORI ” , 1970″, shkruan Petro Mejdi në profilin e tij në Facebook. / DITA

May 6, 2016 22:09