Piku i infektimit jo në Prill por në Maj?

March 25, 2020 19:21

Piku i infektimit jo në Prill por në Maj?

Në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo, ishte epidemiologu Alban Ylli për të folur për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Epidemiologu tha se ka filluar rritja e rasteve të reja, por ende nuk është arritur piku. Sipas tij piku pritet të jetë në Maj, dhe nëse nuk do të ishin marrë masa do të ishte në Prill. I pyetur se kur mund të dalin qytetarët nga shtëpia, Ylli solli në vëmendje modelet e ndjekura nga vendet e tjera të prekura.

“Ekzistojnë modele edhe për këtë, por në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Ekziston modeli i propozuar nga disa anglezë, nuk e di nëse qeveria angleze po e ndjek atë. Mund të futemi më atë modelin e karantinës, pra e frenojmë e lëmë pastaj ti japë pak frymë ekonomisë.

Është një model që nuk më pëlqen shumë ta diskutoj në publik. Në Kinë ata kur kanë ulur vlerën e R-së me masat e para, ata kanë marrë masa të tjera dhe kanë krijuar spitalet fushore dhe kanë shmangur edhe qarkullimin në familje. Ata i kanë marrë të gjitha rastet e dyshuara dhe të smëurë, i kanë çuar në spitalet fushorë dhe e kanë çuar vlerën e R-së 1.2 apo 1.1”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Endri Xhafo: Ç’po ndodh me epideminë?

Alban Ylli: Ne kemi çdo ditë më shumë seç kishim më parë. Kjo është një kurbë që nuk vjen ndryshe vetëm duke u rritur. Kurba e rasteve të reja çdo ditë është më e fortë se kjo. Nuk ka dyshim që rritja është e shpejtë, qarkullim intensiv i virusit në popullatën shqiptare. Deri para 4 ditësh kishim një qarkullim të qëndrueshme. Unë sugjeroj se ritmi duhet të jetë më i kontrolluar. Kjo është arsyeja që ne nuk mund të parashikojmë dot se çfarë mund të ndodhë. Do ketë një kurbë, por sa do jetë dhe kur do arrijë nuk e dimë.

Endri Xhafo: Është qarkullimi i virusit, apo janë të infektuar të fjetur?

Alban Ylli: Unë besoj se në Shqipëri që masat janë marrë herët. Autoritetet patën kurajon të ndërhyjmë në kohë.

Endri Xhafo: Ne kemi edhe sistemin e shëndetësisë të dobët?

Alban Ylli: Hyrja e virusit në Shqipëri ishte më e vonshme. Në Evropën Perëndimore u mbollën rastet e para. Filluan të merrnin masa të pa shoqëruar me masa drastike. U pa që këto ishin të pamjaftueshme, Italia e para  e verifikoi. Ne patëm mundësi ta shohnin dhe nxorrëm mësime

Endri Xhafo: Kush na e mbolli këtë?

Alban Ylli: Është një zgjatim i Italisë. Ata që erdhën në gjysmën e dytë të shkurtit mbollën epideminë. Rastet e para kishin lidhje me Italinë.

Endri Xhafo: Po të mos ishin marrë këto masa do ishte më keq. Kanë frenuar, por fara këtu ka qenë?

Alban Ylli: Po këtu ka qenë.

Endri Xhafo: Ju nuk dini të më thoni nëse ky është piku?

 

LH/ DITA

March 25, 2020 19:21
Komento

1 Koment

  1. xxx March 25, 23:46

    genjen!!
    kurba jone eshte e ulet se numrat lihen te pazbuluar
    taktika e rames ti fshehi numrat .e cdo mjet.
    merrni shembull Kosoven, ka kurajen te gjurmoje se ka kurajon te publikoje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim