Piku i infektimit jo në Prill por në Maj?
Nga Arkiva
Në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo, ishte epidemiologu Alban Ylli për të folur për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit.
Epidemiologu tha se ka filluar rritja e rasteve të reja, por ende nuk është arritur piku. Sipas tij piku pritet të jetë në Maj, dhe nëse nuk do të ishin marrë masa do të ishte në Prill. I pyetur se kur mund të dalin qytetarët nga shtëpia, Ylli solli në vëmendje modelet e ndjekura nga vendet e tjera të prekura.
“Ekzistojnë modele edhe për këtë, por në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Ekziston modeli i propozuar nga disa anglezë, nuk e di nëse qeveria angleze po e ndjek atë. Mund të futemi më atë modelin e karantinës, pra e frenojmë e lëmë pastaj ti japë pak frymë ekonomisë.
Është një model që nuk më pëlqen shumë ta diskutoj në publik. Në Kinë ata kur kanë ulur vlerën e R-së me masat e para, ata kanë marrë masa të tjera dhe kanë krijuar spitalet fushore dhe kanë shmangur edhe qarkullimin në familje. Ata i kanë marrë të gjitha rastet e dyshuara dhe të smëurë, i kanë çuar në spitalet fushorë dhe e kanë çuar vlerën e R-së 1.2 apo 1.1”, tha ai.
Pjesë nga intervista:
Endri Xhafo: Ç’po ndodh me epideminë?
Alban Ylli: Ne kemi çdo ditë më shumë seç kishim më parë. Kjo është një kurbë që nuk vjen ndryshe vetëm duke u rritur. Kurba e rasteve të reja çdo ditë është më e fortë se kjo. Nuk ka dyshim që rritja është e shpejtë, qarkullim intensiv i virusit në popullatën shqiptare. Deri para 4 ditësh kishim një qarkullim të qëndrueshme. Unë sugjeroj se ritmi duhet të jetë më i kontrolluar. Kjo është arsyeja që ne nuk mund të parashikojmë dot se çfarë mund të ndodhë. Do ketë një kurbë, por sa do jetë dhe kur do arrijë nuk e dimë.
Endri Xhafo: Është qarkullimi i virusit, apo janë të infektuar të fjetur?
Alban Ylli: Unë besoj se në Shqipëri që masat janë marrë herët. Autoritetet patën kurajon të ndërhyjmë në kohë.
Endri Xhafo: Ne kemi edhe sistemin e shëndetësisë të dobët?
Alban Ylli: Hyrja e virusit në Shqipëri ishte më e vonshme. Në Evropën Perëndimore u mbollën rastet e para. Filluan të merrnin masa të pa shoqëruar me masa drastike. U pa që këto ishin të pamjaftueshme, Italia e para e verifikoi. Ne patëm mundësi ta shohnin dhe nxorrëm mësime
Endri Xhafo: Kush na e mbolli këtë?
Alban Ylli: Është një zgjatim i Italisë. Ata që erdhën në gjysmën e dytë të shkurtit mbollën epideminë. Rastet e para kishin lidhje me Italinë.
Endri Xhafo: Po të mos ishin marrë këto masa do ishte më keq. Kanë frenuar, por fara këtu ka qenë?
Alban Ylli: Po këtu ka qenë.
Endri Xhafo: Ju nuk dini të më thoni nëse ky është piku?
LH/ DITA
genjen!!
kurba jone eshte e ulet se numrat lihen te pazbuluar
taktika e rames ti fshehi numrat .e cdo mjet.
merrni shembull Kosoven, ka kurajen te gjurmoje se ka kurajon te publikoje