“Ping pong” me mandatet, KQZ: Nuk është ndjekur praktika ligjore

February 25, 2019 14:56

“Ping pong” me mandatet, KQZ: Nuk është ndjekur praktika ligjore

KQZ ka vendosur t’i drejtohet Kuvendit përmes një shkrese ku i kërkon të qartësojë krijimin e vakancave pas dorëheqjes nga mandati të 56 deputetëve të opozitës.

Në njoftimin që kishte marrë nga Kuvendi mungonin dy elementë thelbësore: deklarimi i përfundimit të mandatit për deputetin e dorëhequr si dhe shpallja e vakancës. Për këto dy elementë KQZ ka preferuar që t’ja kthejë edhe njëherë topin Kuvendit, duke i kërkuar shpjegime përse nuk ka ndjekur praktikën e derimëtanishme.

Kjo gjë pritet që të shtyjë në kohë edhe procesin e zëvendësimeve.

Pikërisht për këtë proces, burime nga KQZ bëjnë me dije se ky institucion nuk do t’i pranojë dorëheqjet paraprake të firmosura nga kandidatët në listat për deputetë, të cilat kanë nisur të mblidhen në selitë e partive opozitare. Për këtë do të ndiqet arsyetimi se nuk ka asnjë vlerë ligjore refuzimi i diçkaje që ende nuk të është dhënë.

Kështu, kandidatët në listat e partive opozitare do të duhet të deklarojnë edhe një herë tjetër mospranimin e mandatit pasi ky t’u jetë kaluar nga KQZ.

l.h/ dita

February 25, 2019 14:56
Komento

6 Komente

  1. Flutura February 25, 15:29

    KQZ te jep mandatin mbasi je votuar nga populli. KQZ ta heq mandatin mbas kerkeses se deputetit per lenie mandati, atehere zoterinj te KQZ krijohet vakanca ne parlament. Si i kerkoni ju kuvendit te shprehet per vakance
    kur asnje deputeti nuk i eshte hequr mandati!!!???

    Reply to this comment
    • T.Shelby February 26, 09:13

      E ka fjalen per deputet qe jane te dytet ne listat e partive, duhet te shkojne te pranojne njehere kete pozicion e pastaj te japin doreheqjet.

      Reply to this comment
  2. Malsori February 25, 15:36

    Po pse megjithemend keta ndyresire deputet duan te lene mandatet.Eshte njesoj si ne nje film shqiptar ku aktori bertet “Kjo eshte loja”.Do te ishte shume pozitive qe keta palo deputet hajdut dhe kriminel te mos ishin me ne Parlament qe populli te mos i shikonte me keto fytyra kriminale.Keta duan lufte civile qe te shpetojne nga VETING-u.Malsori Boston

    Reply to this comment
  3. katarakti February 25, 15:58

    Nje gje nuk kuptoj. Perse deputetet e opozites nuk i paraqesin KQZ-se kerkesen e tyre personale per lenie mandati?! Dhe nuk e di se perse fut “turinjte” Kuvendi ne kete çeshtje?! Ky eshte nje problem juridiko-legjislativ qe ngerthen deputetin dhe KQZ-ne. Kuvendi nuk ka asnje pune ketu.

    Reply to this comment
  4. MH February 25, 16:03

    Humor,komedi opozitare me mandate te djegura.
    Kalon.S’kalon!!!
    Opozita favorizohet me te drejten per tu klasifikue si rastet e riprovimeve te mbetun per vjeshte.Presim te konstatojme pingpongun e opozites nese e ushtron dhe nji jere servicin per hedhjen e topit ne fushen e paralamentit.

    Reply to this comment
  5. C'a bohet kshtu February 25, 16:13

    Po Sajmir Tahirit pse ja hoqi mandatin, apo edhe ish deputete te tjere, e njejta praktike ka qene.
    Mos e zgjasni shume horra te KQZ qe nga Kryetari nje matrapaz votash ne kuvend ku vendi i rij eshte burgu dhe jo drejtimi i KZ i marre naten e 18 majit pas pazareve te turpeshme Rama-Lulu Shalengjituri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*