Pipero parashikon se si do të jetë situata në vjeshtë: Pse isha pro hapjes së shkollave

August 21, 2020 19:12

Pipero parashikon se si do të jetë situata në vjeshtë: Pse isha pro hapjes së shkollave

Pëllumb Pipero, mjeku i njohur infeksionist pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tha se hapja e shkollave është lajmi më i mirë i mundshëm, që mund të ketë marrë në këtë situatë.

Pas vendimit për hapjen e shkollave, si pjesë e Komitetit Teknik, ai tha se të gjithë duhet të kemi kujdes që të zbatohet rregullat e higjienës.

“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm i marrë në këtë situatë sa i përket hapjes së shkollave, kam qenë dhe jam partizan i hapjes së shkollave”, tha Pipero, i ftuar në Fax News.

“Hapja nuk do të thotë se nuk kemi virus, por të gjithë duhet të kemi kujdes, protokollet duhet të jenë optimale dhe të mundshme”, shtoi ai.

Pipero pas këtij vendimi, dha edhe këshilla që prindërit fëmijët e tyre të jenë të kujdesshëm.

“Do t’i këshillojnë që të lajnë duart me ujë dhe sapun dhe shkollat të krijojnë kushte. Të dyja palët respektojnë protokollet dhe nuk ka asgjë të keqe. Duhet të bëjnë kujdes për personelin me mësuesve për të monitoruar temperaturën. Fëmijët kanë rrallë shenja klinike. Hapja e shkollave nuk duhet pare me skepticizëm është një vendim i drejtë. Duhet të aplikohen protokolle të zbatueshme për higjienën”, u shpreh mjeku infeksionist.

Ai bëri një krahasim me baret dhe restorantet, sikurse iu përgjigj disa kritikëve.

“Unë besoj se institucionet arsimore, janë më të kontrolluar më të përgjegjshme, nuk mund ta krahasoj me baret dhe restorantet. Nxitohen shpesh pse doli një mësues të mbyllim shkollë, është vendimi më i keq i mundshëm dhe i gabuar. Mbylla nuk është zgjidhje është zgjedhje e përkohshme dhe sa më e shkurtër aq më e mirë është. Nuk duhet të kemi frikë duhet të kemi kujdesin maksimal”, – tha Pipero.

Pipero bëri edhe një parashikim optimist për muajin shtator.

“Gjysma e dytë e shatorit mund të ketë numra më të reduktuar. Mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Fillimi i tetorit është mirë të për të filluar vaksnimin stinor dhe për fashava të caktuara të popullsisë të cilat janë më të riskuar duhet ta marrin falas”- tha Pipero, mbi të ardhmen që na pret.

 

l.h/ dita

August 21, 2020 19:12
Komento

3 Komente

  1. USA August 21, 19:31

    Po mjaft me parashikime o doktorr ne vere parashikove qe nuk do kete asnje rast mjaft.

    Reply to this comment
  2. landi August 21, 21:33

    Pipero, nuk na tregove arsyet e vereta qe theve goten e veres… Deklaratat e tua,marre ne teresi nuk jane ne koherence me njera tjetren. Pse?????????

    Reply to this comment
  3. asd August 22, 16:24

    Pipero eshte mjek apo fallxhor ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim