Pirlo do të rikthehet të luajë futboll? Zbulohet oferta nga Australia
Nga Arkiva
Andrea Pirlo mund të kthehet të luajë futboll një vit pas tërheqjes së tij nga fushat e blerta.
Një klub gjysmë-profesionist australian i ka bërë ofertë ish-mesfushorit.
Bëhet fjalë për Avondale FC, skuadër që ka arritur deri në çerekfinalet e FFA Cup.
39-vjeçari, i cili ka luajtur për Inter, Milan dhe Juventus, aktualisht po mendohet për këtë ofertë.
Andrea Pirlo e la futbollin në vitin 2017, pasi fundin e karrierës e kaloi në SHBA, duke luajtur me New York City.
Ai ka fituar 6 tituj në Serinë A, 2 Champions League dhe Botërorin e vitit 2006.
a.s/dita
Komento
Ende pa komente
Shiko komentet
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento