Pirlo, i madh, parashikon goditjen e Kakasë, shmang golin! (Video)

August 1, 2015 08:23

Pirlo, i madh, parashikon goditjen e Kakasë, shmang golin! (Video)

“Ustai mbetet usta”. Këtë ka dëshmuar edhe një herë ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Andrea Pirlo, i cili tregoi edhe një herë sesa vlen, madje që në debutimin e tij me skuadrën amerikane të futbollit, Nju Jork Siti. Ai u fut si zëvendësues në Stadiumin “Jenkiis”, në fitoren 5-2 ndaj Orlando Sitit, duke i përcjellë skuadrës qetësinë e tij, duke e marrë lojën e saj nën kontroll dhe duke bërë që me shpirt të paepur, ekipi njujorkez të marrë 3 pikët e plota.

Pavarisht një numër pasimesh të përkryera gjatë gjithë debutimit, momenti kulmor i ndeshjesh së Pirlos erdhi në minutat shtesë të saj. Duke qenë se pranë topit në një goditje të lirë po qëndronte gati për ta ekzekutuar ish-shoku i tij i skuadrës te Milani, Rikardo Kaka, italiani shihet nga kamerat prapa porte, por edhe nga fotot e shkrepura në atë çast, duke ia bërë me gisht portierit të tij, Xhosh Sonders, dhe duke i sinjalizuar të hidhet në krahun e tij të majtë kur të goditet topit, raporton albaniansport.net.

Në mënyrë të pabesueshme, një video amatore tregon sesi Pirlo bën me shenjë në drjetimin e saktë të topit dhe kishte plotësisht të drejtë, sepse Kaka e goditi pikërisht atje topin, portieri, duke ndjekur këshillën e italianit, hidhet në një planzhon në të majtë, duke e devijuar topin në shtyllë dhe duke shmangur një gol të sigurt. Në fakt, kjo e ka një shpjegim.

Duke marrë parasysh se italiani dhe braziliani kanë qenë shokë skuadre për 6 vjet, nuk është një surprizë fakti se Pirlo mund ta merrte me mend se ku do të godiste Kakaja, por aftësia e tij për të parashikuar objektivin e një goditje të lirë në distancë ishte me të vërtetë e jashtëzakonshme. 36-vjeçari pritet të debutojë që nga fillimi javën e ardhshme, kur Nju Jork Siti të presë në shtëpi Montreal Impaktin, por, duke parë këtë episod, shumëkush mund të pyesë me të drejtë se pse u lejua Pirlo të largohej nga Evropa.

 

August 1, 2015 08:23
Komento

4 Komente

  1. Iliria August 1, 12:09

    I madhi Pirlo ! Sikur te isha ne vend te Galianit ,do ta merrja edhe tani ne kete moshe tek Milani,te pakten te beja sikur do te laja gafen e madhe te shitjes se tij Juventusit. Milanit do ti bente pune perseri,me ato lojtar qe ka, pervec dy tre veteve qe mund te japin akoma.Do ti duhej Milanit edhe sikur ai mos te vrapoje,mjaft te jete ne fushen e lojes. Suksese Pirlos ne eksperiencen e re!

    Reply to this comment
    • Rajmonda August 1, 14:18

      Kurse une sikur te isha Agnelli, do ta mbaja dhe ne stol,vetem te rrinte dhe kete vit te Juve.Por cfare te besh,nuk varet nga ne.Dhe vertet ” Ustai mbetet usta “.Lum ata qe e kane.

      Reply to this comment
  2. Asnjeanesi August 1, 16:37

    Pirlo nuk ishte i madh vetem si lojtar , por ai ne rradhe te pare , ishte NJERI . Kurre ndonjehere ne karieren e tij te gjate , nuk kundershtoi arbitrin , kurre nuk humbi kontrollin e te zihej me kundershtarin , edhe kur goditej rende . Per Pirlon kane pasur rrespekt , jo vetem koleget e tij kundershtare , por edhe pothua te gjitha tifozerite evropiane . Lojtare te tille vijne shume rralle ne fushat e lojes .

    Reply to this comment
  3. Ardi Mamurrzaku August 2, 17:43

    kontarata e pirlos ishte gati,eshte ai qe vendosi te largohej.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*