Piro Bare: Nuk tërhiqem nga gazi deri sa të dalë një tjetër Ilir Karçini

February 12, 2014 19:25

Piro Bare: Nuk tërhiqem nga gazi deri sa të dalë një tjetër Ilir Karçini

Biznesmeni i gazit “Romano Port”, rrëfen detaje nga konfliktet me njeriun që porositi vrasjen e tij për qëllime rivaliteti. Piro Bare, pohon se me Ilir Karçinin kishte pasur mosmarrëveshje, për shkak se ky i fundit kishte keqmenaxhuar biznesin dhe ndihej në rrezik falimenti, ndaj edhe si rrugë e vetme i kishte mbetur qëllimi i mbrapshtë për të eleminuar. Ai tregon edhe parandjenjën se në momentin e arrestimit të killerit Julian Sinanaj, kur ka parë aparatin fotografik dhe mësuar se vrasësi fotografonte viktimat, i ka thënë bashkëshortes së me patjetër do ishte edhe fotografia e tij në aparat. Biznesmeni ka dhënë një intervistë të shkurtër për televizionin “Ora News”, ku në fund deklaron se ndihet më i qetë dhe se nuk do shkëputet kurrë nga ky biznes, deri sa të dalë një Ilir Karçini tjetër që ta eleminojë.

“Jam shokuar fillimisht, nuk kam dashur të besoj këtë. Por unë, kam ndjerë diçka në vetveten time që po më bëhej diçka. Sepse e kam kuptuar, më kanë ardhur shprehje të ndryshme kërcënuese që janë bërë nëpër tavolina, që kujdes, do ta shikojë Pirua çfarë do t’i bëjmë dhe të tjera”, thotë Bare. Biznesmeni shkon edhe më tej, duke pohuar atentatin që iu bë dy vjet më parë po me bombë të telekomanduar në Durrës, ku për fat të mirë nuk pati të lënduar. “Kini parasysh së në vitin 2011, më 18 mars, mua më është bërë një atentat me tritol”, thotë ai. Nuk e di ende autorin apo porositësin, ndërsa ngjarja ka mbetur e pazbardhur.

Bare pyetet edhe se si u ndje kur mësoi lajmin në momentin e parë dhe çfarë mendoi. “Kur e kam parë fillimisht arrestimin e këtij personi dhe kur kam parë aparatin fotografik të varur, kam menduar që në atë aparat është edhe fotografia ime. Këtë ia kam shprehur gruas. I kam thënë, aty brenda grua duhet të jem edhe unë. Ça thua, mu përgjigj. Nuk e di pse kam një parandjenjë, i thashë”, vijon rrëfimin bosi i gazit në Shqipëri.

Kurse pyetjes nëse ka ndonjë shkak që e çon gjithë këtë histori dyshimi tek Ilir Karçini, Bare i përgjigjet se nuk është ndonjë shkak konkret, por vetëm dështimi në biznes i pronarit të firmës “Prima Gaz”. “Nuk ka shkak konkret. Por Ilir Karçini e shikonte, që të shpëtonte nga ajo situatë drastike që ka ai në banka, e vetmja gjë ishte eleminimi im, që të vazhdonte biznesin, sepse kështu nuk kishte asnjë shans ta vazhdonte biznesin e tij. Sepse menaxhimi i keq i bërë nga Ilir Karçini, e çoi në atë situatë sa ai të arrinte deri këtu, t’i punonte mendja mbrapsht, që të shpëtonte nga kjo situatë”, shpjegon biznesmeni.

Kurse në lidhje me hetimet dhe dëshmitë e të penduarit Julian Sinanaj dhe mohimin e akuzës që ka bërë Karçini në qeli, duke thënë se kishte konflikte me Baren por nuk ka kërkuar vrasjen e tij, biznesmeni ia lë gjithçka drejtësisë. “Killeri e thotë hapur fare. Thotë m’i dha lekët në shpi, më preu fotografinë, siç thotë edhe prokuroria. Çdo gjë është e mbyllur në këtë kapitull” vijon Bare.

Dhe në fund, i pyetur se çfarë do bëjë më tej me investimin e tij dhe nëse ndihet i rrezikuar, ai përgjigjet; “Jam më i qetë. Do vazhdoj punën, do vazhdoj biznesin tim. Do eci përpara, derisa të dali ndonjë Ilir Karçini tjetër që të më eleminojë”.

 

 

February 12, 2014 19:25
Komento

28 Komente

  1. qytetar i thjesht February 2, 05:32

    Nje fjal jo e sakt e jo adekuate thot : Fajin e ka ai qe vritet e jo ai qe e vret

    Reply to this comment
    • aleksandri i madh February 13, 02:05

      Gjelle qenesh gjelle cobanesh.

      Reply to this comment
      • bilal camuri February 13, 02:05

        Ti je vete shkaktari per bllokimin e dhjetra bizneseve te gazit.Ti po con drejt falimentimit keto biznese ne menyre te pandershme duke shfrytezuar rushfetet per korruptuarit e Berishes dhe me duket se ja ke marre doren edhe pushtetit te ri.Pa u hequr qafe ti nuk ka konkurence te ndershme biznesi i naftes dhe i gazit ne Shqiperi.Edi Rama te shkaterroje monopolet e te mos lejoje qe Pirro Bare te shkaterroje bizneset dhe te hedhe ne rruge qindra punetore.

        Reply to this comment
        • kanina February 13, 02:05

          te keqen e viles o pirro ajde mor hajde …sa ka perparuar borgjezia shqiptare …ore nuk ju ka njeri zili pasurine …..por kemi neveri per ligesine ………..

          Reply to this comment
          • P.A.B February 13, 02:06

            * Ora News ben sh. gabim (thyen ligjin) kur interviston deshmitar potencial, ne nje procesh te rendesishem ligjor, para-gjykimit te ceshtjes.

            * Media jone ben shume gabim qe i jep eko kesaj interviste.

            * Zoti Karcini (s’me behet vone per te si Emer) eshte akoma ”nen akuze” ne baze te te pakten 3 ligjeve te Kushtetures se Republikes:

            1) te gjithe te barabarte para ligjit.
            2) prezumim pafajsie
            3) fajsia jepet vec me vendim te formes se prere

            … deri ne kete moment Nuk Eshte Shpallur Fajtor.

            —–
            Ora-media e zoteria ne fjale, te mos bejne cirk me ligjin e drejtesine. Pas gjykimit e vendimit, te bejne reminishenca gjithe diten.

            Shteti Ligjor nuk behet me ”muhabete kafenesh”

            Drejtesia ne Shqiperia -Prokuroria ketu ka material te veproje Pavaresisht, shpejt, e me ”ekstreme prejudice!” – te mos flere gjume ndaj nje shkelje kaq flagrante te ligjit; duhet mbyllur kjo praktike nje here e mire.

            Te gjobise Ora News sa ”qimet e kokes”, duke na dhene nje mesim ne Ligjshmeri. Deshmitari duhet te pergjigjet ligjerisht.

          • P.A.B February 13, 02:06

            Te levizesh nje presje nen keto “shprehi te thata” duhet ”lufte”
            Gjykata Kushtetuese mund te beje interpretime nese kerkohen…. Kjo eshte Bibla e Shtetit Shqiptar.

            [copy & paste]
            ——————-

            Kushtetuta e Republikes

            Pj II-te – Te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut.

            Neni 15/ 1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.

            Neni 18/1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit

            Neni 30. Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë.

            ——
            Nese OraNews, Patrik Sadikaj, Piro Bare et al, kane trimerine (a paditurine) te diskutojne ”tregje-gazi, eksplozive e porositje vrasjesh” perpara a pergjate nje Procesi Gjyqsor, athere… qe baba Kushtetuta.

            Ato le ta bejne.
            Prokuroria te degjoje.

          • Arben February 13, 02:07

            C’jane keto pallavra????!!!!!

            Piro Bare donte te vidhte biznesin e gazit ne Shqiperi dhe faktikisht e ka vjedhur.

            Kjo kronike e Ora News, tregon edhe bashkepunetorin e tij politik, i cili eshte Ilir Meta, sepse Ora News eshte ne funksion te hajduterive te tij.

            Te dy e kane vendin ne burg dhe kryesorja eshte qe problemi i madh i monopolizimit ne menyre komplet te jashteligjshme te tregut te gazit nga keta te dy, vazhdon ende te jete si problem.

            Nuk duhet justifikuar absolutisht ajo qe beri Ilir Karcini, por nje fjale e urte thote.

            “Kur nuk ke ne rregull dhite e tua, cfare kerkon nga ato te komshiut”…

  2. argita February 2, 08:37

    loje e posjter ,e atp miliarda qe ka karcini me kishte mua qe sgaboja po kushedi ca loje apo kurthi eshte ngriture specialistete e mije e benin me me pake leke ata morate e shqiperis po ata te familjes me 300 mije euro benin p[une qe mos ti gjendeshine dhe kockate tani te zhukne mes tyre keta bose po qe se seshte loje se keto familje komuniste dhe spiune pere partine bejne dhe keto lojra

    Reply to this comment
  3. Gramoz February 2, 09:23

    BOTA E KRIMIT TERORIST PER TE PASUR PASURI PA KUFI VRET SHOKUN E TIJ KARCINI DHE BARE DIKUR MIQ DHE BIZESMENE U BENE ARMIQ POR NUK NDODHI VRASJA E BARES ,VIDIO META-PRIFTI SHFAQET KARCINI DHE BEQIRI DHE LSI E ILIR METES ISHTE STREHA E KETYRE POR ISH PROKURORI SOLLAKU ISHTE MIK I KARCINIT KRIMI I ORGANIZUARE ESHTE I LIDHUR AQ FORTE SA DREJTESIA NUK MUND TA SHKALLMOJE…

    Reply to this comment
  4. LULI February 2, 10:27

    kam merak qe gradualisht o do te behet shtet ose te legalizojme thenien…m.. i jati m..i biri m..ai qe ka bere tane

    Reply to this comment
  5. Fjeraku February 2, 10:28

    Piro Bare eshte nje nga tregetaret e pare me te medhenj ne Fier dhe Tirane. Ka punuar shume dhe me shume mundime qe te shkoje atje ku ka vajtur. Portin e Filloi ta ndertoje qe ne 2002 me kredi me ndihmen e BE. Atehere BE dhe qeverria shqiptare kerkuan me urgjence te ndertohej nje port i ri qe te merrej me shkarkimin dhe depozitim e hidrokarbureve sepse pati goxha probleme ne portet civile ku filluan qe te krijonin ndotje te medha cisternat.
    Por natyrisht kur behet fjale per tregun e hidrokabureve do te dali emri i Piro Bares si zoteruesi i portit qe e ka ndertuar vete (dhe jo ta kete marre nga shteti). Cisternat qe nuk kane kolaudim te rregullt do te krijojne mosmarveshje gjithmone. Pandaj atyre me mire te mos u sherbesh si hajdut te mundshem. Por mes tyre ka edhe njerez te lidhur me krimin. “Ne kete vend eshte veshtire te besh biznes te ndershem.”

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati February 2, 15:44

      Une e kam ditur se ato kane qene shteterore

      Ka edhe ne Vlore depozita te tila per nafte e gaz, por ato jane shteterore, se i ka ndertuar shteti, dhe i ka pas nen adminsitrim ndermaraj e naftes

      Reply to this comment
    • elio February 2, 19:57

      piro bare ne fillim ka qene me dulaket nga te cilet ka marre koncesionin e me pas ka shpenzuar shume per ate por i cili sot e kesaj dite eshte i pasigurt dhe jo optimal per anijet, por koncesioni eshte dhene…sigurisht qe eshte konflikt interesi qe te kesh portin dhe te kesh edhe kompanine e gazit, sepse mund te dalesh me cmime shume me te uleta se tregu dhe e kompndon ate…nejse me pas Bare ka bere marreveshje me berishen, ose me mire te themi me vajzen e tij e cila se bashku me fazllic bleu te gjitha tokat ne porto romano me qellim qe te gjithe ata qe donin te benin depozita te blenin me cmime marramendese token..Sot Bare me siguri qe eshte ne Rumani (eshte vlleh) jo ne Greqi, dhe eshte i mbytur ne borxhe, e ne mos njeri fajdexhi, tjetri do hakmerret…eshte njeri i keq..dhe nuk paguan kreditoret…

      Reply to this comment
    • SOKOLI February 4, 00:44

      Hahahahahaha ja ke fut …….me shpulla plako.qeke auttt fare

      Reply to this comment
  6. Lini February 2, 10:41

    Z.R.Vlonjati:Ne ate kohe nuk eshte se PD-ka genjyer duke e akuzuar nje lojtar fushe te mafjes qe tashme eshte profesioniste por ajo kerkonte te hiqte Sollakun e Nanos e te vinte Sollakune Sales.Pra me pak fjale lufte brenda llojit!Sot del edhe me ne pah lufta qe po bene qeveria Rama ndaj kesaj mafje te instaluar ne pushtet prej mese 23 vjete nen siglen “DEMOKACI” tashme fjala me e perdalur ne bote.Po ti hedhesh nje sy bisnesit Shqipetar ai drejtohet jo rastesisht nga Manet,Taçet,Baret ,Karçinet ku kryefamiljaret e kesaj familje i vene per te qerruar njeri tjetrin e per vehten e tyre ngrene vila lluksoze ne mes te Tiranes(Kryekrimi) e ne periferi te Tiranes (Kryehajduti).Kjo eshte ironia e ketij populli qe u genjye me nje steme duke ia lene drejtimin e vendit agjenteve te Beogradit e te Athines qe qendren dihet se ku e kane duke formuar nje trekendesh qe s’ka bir nene qe e çan.Ndiqni me vemendje merren mijera kilometra rruge per ti dhene dorren kryekrimit qe tashme ka zevendesuar ate kendezin qe çonte njerezit mengjez per mengjez !Sa te lehe balua ne kete sokak era mut do bjere ç’do prak!

    Reply to this comment
  7. BJORN February 2, 12:30

    Keto tregtare te medhenj i kane bere leket me mallrat qe kane shitur tek Albpetroli i shtetit me cmimi maramendese, sepse kishin lidhje dallaveresh jo me pune te ndershme tregtaresh o fieraku,prandaj keto perralla tregoja vetes.Duhet te kete hetim per shumat se ku i kane gjetur parate e sa taksa kane paguar ne shtet per te vertetuar kapitalet,sepse kredite jane per te mbuluar zullumet.

    Reply to this comment
  8. Oli February 2, 14:36

    kudo ekziston mafja por ketu tek ne nuk di kujt ti thuash i paster!keta jane felliqesira qe duhen zhdukur nga faqja dheut! dhe nje kritik medias! jo shuma marramendse jjo kaq po aq!!!! o njerez jeta e nje njeriu nuk blihet me asnje lloj cmimi. dhe boll se lat nam!

    Reply to this comment
  9. mehdi February 2, 15:31

    Jam me mendimet e Vlonjatit qe QEVERIA e Rilindjes vertet erdhi ne pushtet me votat tona prandaj nje oeqoftese e ka ndermend te punoj e per popullin duhet te zhduk bizneset kriminale qe instaloi SALISERBI

    Reply to this comment
  10. toni February 8, 23:56

    pirro bare esht nje njeri i ndershem ku me sakrifica e mund me halle e ka bere duke nejt aty vet si shkerdhat pa drek rrinte,,ka bere nje investim ku ka punsuar shum njerez dhe ka marr pik vend joj x ate investim

    Reply to this comment
  11. drejtesi February 13, 04:14

    ore se po lexoj disa komente qe me dtyrojne te shkruaj…
    a e di ti more ZOTI FIERAKU se sa vjet i duhen nje njeriu te zakonshem te behet miliarder ndershmerisht ne boten kapitaliste..duhen te pakten 3 breza dmth 230 vjet…kurse ne atdheun tone paradoksal me thoni pak se sa vjet u eshte dashur gjithe biznesmenve te behen miliardere…..kshu qe mbyllni gojen e mos llafosni gratis sepse jetojme ne 2014 dhe nuk ka me budallenj…

    Reply to this comment
  12. patosi February 13, 07:50

    tregetia epaster ,te jep mundesi te pasurohesh ..jo te superpasurohesh ….prandaj jo pa dreke te rrinte ai po te bente cte donte ….po te punonte me ndershmeri …nuk do te arinte kurr aty ku ka aritur ….por gjyhnahet le ti laj vete ……njohim njerez me kembe ne toke qe kan mbi 20 vjet qe meren me tregeti dhe shume shume kan blere nje hyrje ,,,,jo te lundroj mes lluksit ..dhe te jene ne qender te shenjestres ….shqipeia ka problematikat e saj ..po nje gje eshte e vertete si drita ediellit ..shumica eatyre qe jane vrare kan vrare njeri tjetrin ,per pislleqet qe kan bere …te ndershmin nuk e ndjek asnjeri nga pas ….kush perzihet me m…. vin era .

    Reply to this comment
  13. shqiptari February 13, 10:39

    maskarenjte teroristate qe e sillnin gazin me 6 dollare toni qe mesa di une i bie 6 lek kilja me korigjoni nese gaboi dje ja shisnin ketij populi qe jeton me 150 euro deri ne 180 lek apo deri ne 150 ne behar loje e madhe nuk del ta sqaroi njeri na vjedh shteti jone antishqiptae apo keta tregtare antishqipatre investigo o dita dhe na thuaj apo sua lejone kete se mbase deri dije ishte ai qe dilte hapure berishoviç fazlliç dhe keta qe duhete te vriten mes veti jane peshqit e vegjel jeni te pavarure ndimojeni popullin

    Reply to this comment
  14. Eli February 13, 11:04

    Pirdh pirdh o Bare po kopacen pas koke e ke…me m….in qe prodhon Saliu nuke eshte ne gjendje te ju furnizoj te gjitheve,tani zinxhiri po ju afrohet keshtu qe te bie me mire ta besh vete porosin te Sinani.

    Reply to this comment
  15. klodi February 13, 11:37

    KY BIZNESMEN ESHTE NJE NGA BISNESMENET PAS KARIGES TE SALIUT.. DUHEN SHKATRUAR KETO MONOPOLE.. SDUHET TE KET MONOPOLE SERVILASH PARTIAK POR MONOPOLE TE DREJTA PER TE GJITH BIZNESMENET.. KETA BIZNESMEN KANE NDERTUAR NJE PERANDORI KRIMI QE DUHET TE SHKATROHET SA ME PARE..

    Reply to this comment
  16. Besimi February 13, 11:41

    Nuk ka tregeti te ndershme,kush e thote kete gabohet.
    Aq me keq kur nje shtet si tek ne ,nuk e mbron qytetarin,cmimet i bejne si te duan.
    Si mund ta quash tregetine e ndershme kur ne shqiperi shiten mallra ushqimore te skaduar,pa origjine,pa pershkrim te te dhenave per permbajtjen e te tjera.
    Togfjaleshi tre- ge-ti ,nje miku im e perkthen tre une e nje ti……….
    Ndersa per yipat si i intervistuari,nuk kane asgje me tregetine,por jane ne sherbim te kujtdo qe eshte ne pushtet. Mos harroni …biznesi nuk ka atdhe…..e keshtu as parti……partia e tyre(monopolet) jane paraja….e nxjerre me cdo lloj forme….

    Reply to this comment
  17. inf February 13, 15:16

    Ket bisnez dhe sot e drejton argita salih rom berisha
    ajo e ka gllaberu gazin naften dhe te gjitha nen produktet e tokes
    eshte deshmi e leshuar nga genc ruli kur ka qene minister
    Genci thoshte une jam ministri por e ka ARGITA SALIH ROMI BERISHA pik…

    Reply to this comment
  18. al pacino February 13, 21:59

    o bari e jo bare,ben si burre i mire ti(ke dale dhe bukur ne foto),te vesh pasurine qe ke ti dhe shume qelbesira te tjera si ty dhe me keq,me pune te ndershme duhen 50 vjet,pra hip me mire ne peme dhe var veten para se te te varin shoket

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*