Piro Milkani: Detajet e panjohura të filmave të Ismail Kadaresë

May 20, 2016 11:47

Piro Milkani: Detajet e panjohura të filmave të Ismail Kadaresë

 

Nga Piro Milkani

 

Në vitin e largët 1936, Mbretëria Shqiptare kishte hyrë në një fazë stabiliteti relativisht të mirë. Është e vërtetë se në gazetat e kohës shkruhej se atje larg në Spanjë po zhvillohej një luftë civile midis forcave republikane dhe ushtrive të gjeneralit Franko, ku edhe disa “rebelë të çartur” shqiptarë kishin shkuar në përkrahje të Republikës së kërcënuar të komunistes së flaktë Dolores Ibarruri, e njohur përndryshe edhe me pseudonimin Pasionaria. Ndër më të njohurit “rebelë” të binin në sy emrat e gazetarit Petro Marko dhe një oficeri të ri që dezertoi nga shkolla ushtarake në Itali dhe u bë komandant i një regjimenti republikan. Ai ishte 23 vjeçari Mehmet Shehu nga Çorrushi i Mallakastrës.

Mbretin Zog as që nuk e shqetësonin këta “rebelë”. Pjesa më e madhe e kundërshtarëve të tij ose ishin vrarë ose kishin rënë në heshtje larg në mërgim. Ekonomia po rimëkëmbej dhe investimet italiane po jepnin rezultate të mira sidomos në fushën e kërkimit dhe nxjerrjes së naftës. Dy artiste të reja, po në vitin 36, të porsakthyera nga shkollat e muzikës në Europë, njëra këngëtare me emrin Tefta Tashko dhe tjetra pianiste me emrin Lola Gjoka, kishin ndërmarrë një turne nëpër Shqipëri për të dhënë koncerte me muzikë klasike e këngë pupullore shqiptare. Histori kjo fort mirë e njohur nga një film i realizuar gati dyzet vjet më vonë e që titullohet “Koncert në vitin 1936”.

Një mëngjes të freskët pranvere, të vitit 1936, mbreti Zog, apo më mirë t’i themi Naltmadhnia, ashtu si e kishte më në qejf ta thërrisnin vartësit e tij, ishte zgjuar pa dhimbje në stomak dhe dukej më se i çlodhur. Pasi i dërgoi lajm kryeinspektorit të pallatit mbretëror zotit S. Theodhosi e ftoi të shëtisnin në oborrin e pallatit. Nuk kaloi shumë kohë dhe befas i bëri një pyetje fort të kripur kryeinspektorit të tij.

– Dhe tani dua të më thuash, ama me sinqeritet të plotë, se çfarë mendon populli për mua?

– Naltmadhni!…… E ku ta di unë këtë gjë?…

– E di, e di po s’të pëlqen të ma thuash.

– Po si t’ua them ….?!

– Të më thuash të vërtetën – insistoi ai.

– Po ja… thonë se…. Naltmadhnia na vjedh….- e tha me frikë dhe gjysmë zëri.

Dhe kur priste që mbreti të sokëllinte, ai ja dha me të madhe të qeshurës.

– Ha, ha, ha. Unë i vjedh?… Po çfarë ka për t’i vjedhur këtij populli fukara……..?

E duke qenë se kryeinspektori ishte nja njëzet centimetra më i shkurtër se ai, Naltmadhnia u përkul dhe me pëshpërimë i foli:

– Unë vërtet vjedh, po jo popullin tim. Unë vjedh Italinë.

 

Dimri i vitit 1936 nuk ishte dhe aq i acartë. E pikërisht në 23 Janar lindi në Vuno të Vlorës Dhimitër Anagnosti. Nuk kaloi as një javë dhe më 28 janar, nja pesëdhjetë kilometra më larg se Vunoi, në Gjirokastër, usta Vasili po merrej me rregullimin e çatisë me rrasa guri të nëpunësit të gjyqit Halit Kadareja. Kishte disa ditë që pikat e shiut nuk shkonin të gjitha në stere, por po dëmtonin tavanin e drunjtë të odasë së madhe. Kur në mesditë usta Vasili zbriti nga çatia për të bërë pushimin e drekës, duke u larguar i tha zotit Halit:

– Hajde mirupafshim dhe me një djalë.

Ai, njëlloj si komshia e tij Kako Pino, e dinte se zonja Kadare nga ora në orë pritej të lindte.

Dhe vërtet, ashtu u bë. Pas ndonjë gjysmë ore, pranë oxhakut të adasë së madhe u lind një djalë.

Që nga ajo ditë zoti Halit e bëri mik për zemër usta Vasilin që i doli parashikimi se do t’i lindte një djalë.

Ia vunë emrin Ismail.

Pesëdhjetë kilometra më lart Gjirokastrës, në fshatin Barmash të Kolonjës pa kaluar as tri ditë lindi skulptori Thoma Thomai Dhamo.

Nuk shkoi shumë e në Lushnjë djalit të lindur të familjes Koreshi ia vunë emrin Vath. Po nuk mbaroi me kaq. Aty më në veri, në Malin e Zi, në fshatin Vuthaj lind një djalë me emrin Rexhep Qosja. Ndërsa akoma më larg, në Sarajevë në 1 qershor lindi Bekim Fehmiu.

Ja pse e quaj vitin 1936 vit të mbarë. Të gjithë këta që lindën në atë vit në një mënyrë ose në një tjetër kanë lidhje me letërsinë e kinemanë shqiptare. Ata u bënë figura të spikatura të artit dhe kulturës shqiptare. Dhe për çudi, në rrugëtimin e tyre të gjatë artistik jo rrallë po shpesh do të takohen me njëri-tjetrin për ndonjë bashkëpunim a debat parimor.

Piro Milkani

Piro Milkani

Por unë sot do të merrem me atë më rëndësishmin ndër ta.

Me Ismail Kadarenë.

Ajo që më bëri përshtypje këto ditë, në një aktivitet madhor të Akademive të Shkencave të Shqipërisë e Kosovës, të titulluar “Shekulli Kadare” ishte nga njëra anë serioziteti i kumtesave për jetën dhe veprën e Kadaresë dhe, nga ana tjetër, injorimi total që i bëhej kontributit dhe ndikimit të madh të Kadaresë në kinemanë dhe teatrin shqiptar e botëror.

Po të ishte ndryshe as që do ta merrja mundimin të shkruaja këtë artikull apo ese. Quajeni si të doni.

Ne, që e quajmë veten bashkëkohës të Kadaresë, kemi pasur privilegjin e madh të ishim lexuesit e parë të veprave të tij letrare. Unë, për më tepër, pata rastin e rrallë të bashkëpunoj më shumë se një herë me të.

Besoni mos besoni, por unë personalisht librat e tij i lexoja me një frymë, pra brenda ditës. Më pas vinte leximi i dytë. Asokohe kam ndenjur në radhë për të blerë qumështin herët në mëngjes, për të blerë një libër të Kadaresë dhe ndonjëherë edhe ndonjë biletë kinemaje.

Sot, gjashtëdhjetë vjet pas leximit të veprës së parë të tij, mund të them se jo vetëm tek unë, por edhe te shumë bashkëmoshatarë të mi, ai ndikoi në ndryshimin e kodit tonë gjenetik. Na lëmoi ADN-në e shpirtit tonë e na e fisnikëroi jetën tonë intelektuale.

 

Bashkëpunimi i parë i Kadaresë me filmin shqiptar fillon në vitin 1962,  kur kishte vetëm një vit që ishte kthyer nga studimet pasuniversitare në Institutin Gorki të Moskës. Me skenar të tij Gëzim Erebara si regjisor e Dhimitër Anagnosti si drejtor fotografie realizojnë filmin dokumentar “Gjirokastra”.

Tre vite më vonë Viktor Gjika realizon kinopoemën “Kur vjen nëntori” të frymëzuar nga poema e Kadaresë “Përse mendohen këto male”.

Në vitet e vështira të “luftës kundër zakoneve prapanike”, të shpalljes së Shqipërisë si vendi i vetëm ateist në botë, aty në Berat, ku Kadarenë e kishin dërguar për të “njohur jetën” ai shkroi romanin “Dasma”. Një roman i mirëpritur dhe  kontestuar, një vepër jo ndër më të mirat e tij por që një radio angleze i bëri shpejt e shpejt një radio dramatizim. Piktori Ksenofon Dilo, një mik i Kadaresë, merr guximin ta kthejë në skenar filmi romanin “Dasma” duke e titulluar atë “Përse bie kjo daulle” dhe unë vendos ta ekranizoj atë. Pas “Ngadhnjimit mbi vdekjen”, me bashkëregjisor Gëzim Erebarën, “Përse bie kjo daulle” mund të them se është filmi im i parë si regjisor. Pra e filloj me Kadarenë, por nuk e mbyll me kaq. Në shfaqjen e parë me kolektivin e Kinostudios  filmi u prit mirë dhe filloi qarkullimin e tij nëpër kinematë e Shqipërisë. Dhe bash në kohën kur ata të kinofilmit më njoftonin për një numër rekord të spektatorëve, fillojnë telashet e mëdha.

Në një mbledhje me punëtorët e Kombinatit te Autotraktorëve me “rebelin e çartur” të Spanjës Mehmet Shehu, tashmë kryeministër i vendit prej gati një çerek shekulli, një punëtor vigjilent, anëtar i të ashtuquajturave Kontrolle punëtore, informon publikisht kryeministrin se në një film të Kinostudios po ka disa shfaqje të huaja. Në skenën e dasmës që bën në kantier malësorja Katrinë me punëtorin e dalluar Xhavit ata, kineastët, i kanë vënë asaj Katrinës një vello të bardhë. Një vello të bardhë?….. Po ky është skandal!

Po ju ç’prisni? Shkoni menjëherë atje ne Kinostudio dhe tregojuni se si duhet bërë filmi,- i udhëzoi ata kryeministri.

Të nesërmen lajmi kishte marrë dhenë dhe ata, gazetarët e devotshëm, u vunë në garë se kush ta kritikonte i pari filmin. Mbaj mend se më i devotshmi ishte gazetari i “Luftëtarit”, organ i Ministrisë së Mbrojtjes. Kur grupi i kontrollit punëtor ia behu në Kinostudio dhe më kërkoi t’ua shfaq filmin, unë mundohesha t’ua shpjegoja se Katrina kishte veshur një fustan të çelët teritali, prodhim të Kombinatit të Tiranës dhe se nuk kishte asnjë vello, por vetëm një copë tyl të bardhë për t’u dalluar nga shoqet e saj.

pikoli mastroiani gjeneraliNuk kishte faj Kadareja. Kur e pyetëm, së bashku me Ksenofonin se çfarë mendonte për filmin, na tha: Është filmi më i çuditshëm i Botës së tretë. Kishte simpati dhe ironi të ndërthurura së bashku. Asokohe Mao Ce Duni kishte hedhur në treg Teorinë e tri Botëve. Bota e parë ishin vendet e NATO-s, Bota e dytë vendet e Traktatit të Varshavës dhe Bota e tretë Kina dhe gjithë të tjerët përfshi këtu edhe Indinë po edhe Shqipërinë. Po përgatitej një mbledhje ku do të propozohej që Ksenofoni dhe unë të shkonim për riedukim pa afat në një vepër të pesëvjecarit. Takoheshim çdo ditë me Kadarenë për t’i dhënë lajmet e fundit. I vinte keq për ne po në fund e mbyllte me këto fjalë:

Nuk e kanë fare me ju. E kanë me mua.

Besoj se kishte të drejtë. Në momentin e fundit ndodhi mrekullia. Mbledhja befas u anulua. Më vonë e morëm vesh edhe shkakun. Ramiz Alia u ankua direkt te Enver Hoxha duke i thënë se shoku Mehmet po ndërhyn si shumë në punët e sektorit që drejton ai. Enveri i dha të drejtë Ramizit dhe ne shpëtuam.

Ndërkohë Anagnosti po realizonte me sukses filmat e tij të parë si regjisor, ndërsa Bekim Fehmiu pas shkëlqimit që pati në filmin “Mbledhësit e puplave” po na habiste me interpretimin e tij në serialin televiziv italian “Aventurat e Uliksit”.

 

Pas javës së filmit shqiptar në Beograd, falë Anagnostit dhe meje u bë e mundur një ftesë për Bekimin për të vizituar Shqipërinë. Ishte viti 1972. Ndoshta ndër të paktat vite më të mira në jetën tonë. Kishte një zbutje të klimës politike dhe ja Bekimi në mesin tonë duke diskutuar për artin. E natyrisht edhe një takim i ngrohte midis Bekimit dhe Kadaresë që gjithashtu dinte t’i çmonte vlerat e këtij ylli në ngjitje të kinemasë europiane. I të parit aktor shqiptar që realizoi dy filma në Hollivud.

Botimi në Francë, në vitin 1970, i “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” jo vetëm që ishte mirëpritur nga publiku dhe kritika franceze, por kishte ngjallur interes edhe te shtëpitë e atjeshme kinematografike.

Përveç ofertës të një grupi skenaristësh të lidhur me shtëpinë botuese Albin Michel në Ambasadën shqiptare në Paris ishin paraqitur edhe dy oferta të tjera për të ekranizuar romanin. Peripecitë e skenaristëve Lebrand dhe Kuperberg vazhdojnë për disa vjet me akuza e kundërakuza të ndërsjellta, derisa del në skenë një italian. Drejtori i shkëlqyer i fotografisë Luciano Tovoli që deri atëhere kishte realizuar filma me regjisorët Mikelanxhelo Antonioni, Liliana Kavani, e kryesisht me Etore Skolën, e dinte se shumë drejtorë fotografie kishin kaluar në regji të suksesshme filmi. Kur erdhi në Shqipëri më tregoi:

– Serxhio Leone, (regjisor i madh italian i filmave të suksesshëm të mbiquajtura Western Macaroni) më tha një ditë se nëse dua të marr çmimin Oskar si regjisor do e kisha këtë mundësi po qe se do të realizoja një roman të shkëlqyer të Ismail Kadaresë.

E kishte lënë pa mend ai roman. Kështu filloi e gjitha.

Tovoli u lidh me aktorin e shquar francez Mishel Pikoli dhe pasi së bashku realizuan dhe atë që quhet montazh financiar filluan përgatitjet ambicioze për të angazhuar në film figurat më të shquara të kinemasë europiane. Marcelo Mastrojani që ishte në ato vite aktori më në zë i kinemasë europiane pranoi të luante rolin e gjeneralit, Mishel Pikoli do të bënte rolin e priftit. Anuk Eme dhe Serxhio Kasteliti do të ishin pjesë e stafit të shkëlqyer të aktorëve.

 

Ndërkohë Piro Mani e kishte transkriptuar “Gjeneralin…” dhe e kishte vënë me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, ndërsa Vladimir Prifti në vitin 1978 po me ata aktorë kishte realizuar një film televiziv.

Autorët kryesore të filmit  të ardhshëm Luciano Tovoli dhe Mishel Pikoli në vitet 1979-1982 ndërmorën disa udhëtime drejt Shqipërisë për të përcaktuar vendet dhe kalendarin e xhirimeve. Pata rastin t’i shoqëroj një herë në një udhëtim në Korçë e Dardhë. Kur mësuan se rruga e Dardhës ishte e bllokuar nga dëbora na kërkuan të udhëtonim drejt Dardhës në këmbë. Dhe ashtu u bë. Duke shkelur dëborën, pas tre a katër orë ngjitjeje në lartësinë 1600 metra mbërritëm akoma me ditë në fshat. Mirë unë e Tovoli, po Pikolia që ishte nja dhjetë vjet më i madh se ne dhe ishte shumë i shëndoshë si e bëri këtë?

Pasi panë e fotografuan gjithçka në fshat e përreth, Pikolia më pyeti:

Po vërtet kanë ardhur ushtritë gjermane e italiane deri në këtë humbëtirë?

Dhe kur unë i pohoja me kokë, ai e mbyllte me fjalët: “O Zot sa botë e çmendur!”.

 

 

Vijon numrin e ardhshëm

May 20, 2016 11:47
Komento

16 Komente

  1. Ivani i madh May 20, 12:33

    Milkani me kete qe the per mender mbretin tend se ai vidhte Italine do te thuash se dhe ato qe vodhen e vrane po vjedhin miqte dhe padronet e tu Nanoja , Berisha, Likja, Rama e bandat e tyre ne mos qenc e ti brenda nuk ja vodhet popullit po Europes e amerikes. Kjo eshte logjika jote per keto vjedhje qeveritaresh e zagaresh po ato kush valle do i clyeje shoket e miqte e tu apo ti se ato do rendojne mbi kurizi e popullit e te taksapagueve shqipetare. Me kete ti do qe ti besh anministi atyre e vetes tende se dhe ti sdo kesh mbetur pa gje per derisa shprehesh kaq bukur per mender mbretin tend te vete shpallur Zog. Se kjo fjale ka nje dmth se ke leshuar kuturu.

    Reply to this comment
  2. Lion May 20, 12:54

    Shume bukur!

    Reply to this comment
  3. dashuria May 20, 13:52

    S’dua te komentoj rreth ketij autori, por me habiti qe ne gazeten Tema qe flitet per Ismahil Kadarene, shikoj se Mero nuk ka hapur vend per komente. Ne asnje artikull ku flitet per kete shkrimtare, s’ka vend per komente dhe nuk po e kuptoja se pse Mero e bente kete. Mos valle ka dhe komentues qe s’e pelqejne Kadarene dhe edhe mund te ofendojne, thashe me vete. Megjithate Mero s’ka pse e çensuron fjalen e lire per Ismahilin, kur ketu lexojme aq sa as dheu nuk i ngre; besoj se dhe Kadare nuk do te ishte dakort qe nuk lejohen komente kur flitet per te. Ne fund dola ne konkluzion qe keto gazeta dhe media jane private dhe nuk duhet te kerkoj une tu cenohet privacia e tyre. Por ama vetem pushtet i kater demokratik nuk jane! Dhe mua me lind e drejta qe ku gjej vend shkruaj, lartesoj ose dhe shkel me kembe.

    Reply to this comment
    • plaku nurihan May 20, 15:51

      I dashur dashuria

      jam 88 vjec..kurre nuk jam marre me politke por kjo puna e ketij Kandarese eshte me shume se e felliqur.

      eshte pothujase gjenerali I nje ushtrie kanibalesh qe hajne per 25 vjet kockat e enverit…1000 here me shume se te burgosutit e Spacit-qafe barit dhe burrelit.

      nqs se do kete jete te pertejme..pasi te vdes….dhe nqs do te me pyesnin kush ishte gjeja me e ndyre ne jeten ne toke ??

      Pergjigja..do ishte..

      Hordhia e kardarenjeve qe gjysem shekulli I lepine bolet enverit dhe cerek shekulli u kthyen ne vampiroide qe jo vetem mishin..jo vetem I bluajten kockat..por duan ta zhdukin nga historia….si krishtin dikur

      kush eshte kardareja dhe humnerat e zeza unlimited ne shpiryin e tij lexoni sa djall ka qene..sa per Meron edhe ai eshte pjese e kanibaleve enverofagos me ca spartak ngjela e deri te serbi rrobelli

      njihuni me helmin e tij cfare ka thene ne 1974..qe as enveri nuk arriti ne kete pike

      . Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
      Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
      Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
      Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.
      Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
      Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.
      Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjë tjetër vecse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës. Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve. Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti. Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve. Shkëputja nga kjo shije është një detyrë e vazhdueshme e të gjithëve, dhe veanërisht e ne krijuesve.
      Duke hedhur poshtë rrënjësisht toerinë e ‘realizmit pa cak’ të revizionistit frëng Rozhe Garodi, i cili ka përqëllim integrimin e një pjese të dekadentizmit në realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kundër kufizimeve artificiale të fushës së veprimit të artit të ri të klasës punëtore. Realizmi socialist ka një forcë të tillë të brendshme sa që është në gjendje të shtjellojë në gjirin e tij të gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer në legjendat më të thella të shekujve. Ai është në gjendje ta rishikojë dhe ta rishpjegojë artistikisht gjithë botën, që nga rrethimi i Trojës e gjer në rrethimin imperialisto – revisionist.

      aju kujtohet mesazhi diabolic I kandarese te
      EMBLEMA E DIKURESHME

      Reply to this comment
      • poshte komunizmi May 20, 18:14

        ..mese i nderuar Zoteri…t’faleminderit per k’te koment te spikatur dhe me vend….do t’ju lutesha te komentoni gjithashtu shkrimin e KADA-RESE ne Le Monde ne vdekjen e diktatorit/ustait te tij…pershendetje

        Reply to this comment
        • nurihani-2 May 20, 21:38

          mesazh modest per komentuesin “poshte komunizmi”

          qe je antikomunist eshte gje e mire POR ka dy kategori antikomuniste demokrate dhe antikomuniste kanibale/spiune & ish komuniste

          nga menyra si shkruan je ne kategorine e dyte

          lavdia e kadarese psh eshte 100 % ne komunizem dhe zero ne karpitalizem.

          ju ish komunistet antikomuniste jeni qenia me e neveritur ne planet..psh:

          jam shokuar kur antikomunisti legjendar Les Valesa ishte nje spiun I felliqur ja cfare thote enciklopedia britanike (update)

          Kiszczak archives
          On 18 February 2016 the INR in Warsaw announced it had seized a package of original documents that allegedly proved Wałęsa “was a paid Communist informant”.The documents dated from the period 1970-1976; they were seized from the home of a recently deceased former interior minister, General Czesław KiszczakSignature Lech Wałęsa-Bolek on the collaboration agreement with SB from the Kiszczak archives
          The dossier consists of two folders; a “personal file” containing 90 pages of documents, including a handwritten commitment to cooperate with the secret police dated 21 December 1970, and signed Lech Wałęsa – Bolek with a pledge he would never admit his collaboration with secret police “not even to family”;the file also contains the confirmations of having received funds and a “work file” contains 279 pages of documents, including numerous reports by Bolek on his co-workers at Gdansk Shipyard, and notes by secret police officers from meetings with him

          ……………..
          rasti tjeter ne shqiperi

          Disa këshilltarë të Presidentit të Republikës, Bujar Nissani, rezultojnë spiunë të Sigurimit të Shtetit, ku me raportimet e tyre kanë fikur disa jetë njerëzish. Konstatimi ka ardhur nga shoqata e ish të përndjekurve politikë, me në krye Skënder Tufën, ish-koordinatori i grevës së urisë. Ish të përndjekurit politikë akuzojnë presidentin Nishani, se e ka mbushur institucionin e Presidencës me spiunë të Sigurimit të Shtetit dhe me njerëz me të kaluar të zezë komuniste. Me anë të një deklarate, ata akuzojnë Presidentin se ka dekoruar njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Të përndjekurit përmendin edhe një shembull konkret. Bëhet fjalë për Amik Nastradin Kasoruhon, këshilltar i presidentit Nishani, por i implikuar në Sigurimin e Shtetit. Ata deklarojnë se Partia Demokratike është kthyer në një ombrellë e spiunëve. “Mësuam edhe një herë se këshilltari i presidentit Nishani, z Amik Nastradin Kasoruho, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ky person ka marrë dekoratën “Nderi i Kombit” për rezistencë në burgje kundër diktaturës, veprim ky që fyen qindra martirë të vërtetë, të cilët rezistuan realisht e sot ndoshta jetojnë në mjerim dhe të harruar. Për këtë arsye, kërkojmë t’i hapet dosja Amik Kasoruhos dhe t’i hiqet menjëherë titulli që mban padrejtësisht.

          ——-

          Prandaj zoti ” poshte komunizmi” une jam dhe nga ata qe shtoj “poshte antikomunizmi I ish komunistave dhe ish fashisteve ”

          jam me parrullen “”rrofte atdhetarizmi”” pa asnje lloj dallimi

          Reply to this comment
      • Kineasti May 20, 19:45

        Nuk qenke vetem plak Nurihan. Do te respektoja sic respektohet cdo i moshuar! Por qenke dhe i rrjedhur, madje me keq, qenke i pjerdhur! Vetem antishqiptaret shkruajne me kete gjuhe, si puna e atij serbit Kapllan Resuloviç!

        Reply to this comment
        • shenjtori qe u kthye ne djall May 21, 04:51

          zoti kineast

          nuk e di ku jeton po ky ndyresira I ‘Tradhetise” Resulovic ka marre nje thes me para si i perndjekur politik si qindra udbashe te tjere qe pasi na i futen nga mbrapa..jane dhe demshperblyer…

          Ti i nderuar duhet te kuptosh 5 sekuenca qe e bejne Kadarene nje fekondim te nje shenjtori me djallin.

          1-Shenjtori Kadare i para viteve 90 eshte shperfyteruar nga perbindeshi ismail i pas viteve 91.

          2-Per cerek shekulli kurre nuk kritikoi drakulen e vicidolit per mijra krime dhe tradheti te tij

          3-Per cerek shekulli kur nuk tha qofte nje fjale apo germe per anet pozitive qe kishte ajo periudhe

          4-Nuk ka ndodhur ne historine boterore qe shkrimtare te medhenj te kene “ngrene te gjalle” heronjte e tyre me te cilet arriten lavdine..pra ishte ky ismaili qe ktheu shqiponjat qe fluturonin lart ne sorra dhe kukuvajka

          5-Poeti kilian Pablo Neruda mori cmimin NOBEL ne 1971 edhe pse ishte komunist stalinis dhe i dekoruar nga sovjetiket ne ate kohe….e mori cmimin se mbrojti krijesat e tij ne letersi ..jo si keta tanet qe u bene Hijena me personazhet e tyre

          I takoj atij brezi qe jemi rritur me letersine e Kadarese dhe Driteroit dhe ne vitet 60-70 I kemi konsideruar (keto komisare te kuq) si nje garanci te atij sistemi..sepse mendomin shume prapesira te atij sistemi ne ate kohe dhe duke pare “skizofrenine” e ismailit dhe driteroit per “baba stalinin “ dhe “xhaxhi enverin” dhe per ca shqiponja qe fluturoni lart sikur qetesoheshim dhe veprat e tyre ishin nje lloj droge edhe per me ekstremistin kunder pushtetit te Enver Hoxhes.

          Asnje shqiptar me llogjike normale nuk e akuzon as Kadarene apo Agollin per veprimtarine e tyre para 1990…biles lavdia e tyre ishte 100% e asaj kohe sepse pas 1992 keto ish bythlepires te enverhoxhes u bene si kanibale me enverin e tyre.Nqs se do te lexojme poezite e Kadarese per Stalinin dhe per Enverin dhe shume pozicjone te tij “me enver se enveri” dhe ti krahasojme sot me skizofrenine e tij karshi tyre me gjithemend Ismaili e meriton neverine jo nga ne ish adhuruesit e tij por nga vetja vet.

          Kam mendimin se ne vitet 1990-1991 shoqeria civile megjithe perberesit e saj, ne menyre paqsore bene te mundur kalimin nga nje sistem nje partiak ne pluralizem me ekonomi te tregut te lire dhe Ramiz Alia atehere realizoi 100% paketen ligjore te domosdoshme per nje kalim te bute nga nje sistem ne tjetrin.

          Pikerisht kur cdo gje po shkonte mire ne 2 prill 1991 dhe me vone mbasi zbarkuan elemente apo fansa te mergates qyqeve qe te tipit elez biberaj ,franshkreli dhe company te perkrahur fatkeqesisht nga ambasdori amerikan (WER) I asaj kohe I ardhur posacerisht nga Beogradi filluan gjuetine e shtrigave me famekeqen teorine e “dekomunstifikimit” qe vazhdon dhe sot.

          Jane “KORIFENJETE TANE” kadareja,agolli ,banda tropojes e berishajve hajdareve etj qe ne vend ti thonin stop ketij terrori antikomunist u bene pjese ne keto hordhi vampiresh dhe hijenash qe e shkretuan ate vend si te ishim pushtuar nga barbaret.

          Ne ato vite ne vend te nje pajtimi kombetar,ne vend te nje pakete ndihme “tip Delor”apo plani Marshal nga Europa dhe amerika u zbatua teoria shock dhe u rrafshua cdo gje deris asa gjysma e kombit u largua e lemerisur nga ia vend.

          Dihet qe “komisari “ I kesaj teoria antishqiptare ishte malazezi shqipfoles elez biberaj dhe company ndersa komandanti ishte dhe eshte Saleh Berishaj me banden etij te Tropojes atehere dhe lulbashiceve tani.

          Kush mund te na thote se cfare beri Kadareja “I madh” kunder karakalecave te mergates te qyqes te djeshme dhe te sotme qofte dhe nje fjale apo fjali te veteme

          Kush mund te na thote se cfare beri Kadareja “I madh” kunder perbindeshit berishe dhe atyre segmenteve antishqiptare qe e mbeshtesin nen rrogoz ne washington dhe bruksel duke e trajtuar shqiperine si ferma e kafsheve te Orwell-it

          Kush mund te na thote se cfare beri Kadareja “I madh” kunder teoricjenit te mergates se qyqeve te diteve te sotme elez biberajt qe na I ka vune ameriken ne shpine (kurriz) per cerek shekulli deri ne kanibalizim te panevojshem ndaj enver hoxhes ?

          Falenderoj atdhetarin Nasho Jorgaqi qe duke I cjerre masken kadarese nga njera ane,tregon nga ana tjeter shkakun kryesor pse ai vend ka kaluar ne nje cmenduri kombetare.

          Kujt I duhet “madheshtia” e kadarese kur ai vend ka shkuar per lesh ?

          Reply to this comment
    • arbereshi May 20, 19:15

      Pirro Milkani eshte nje intelektual i shquar i ketij vendi. MERUA eshte nje hic. Problemi qendron se Pirro Milkani nuk mund te botoje refleksionet e tij tek nje gazete e drejtuar nga nje MERO

      Reply to this comment
  4. Shushica May 20, 15:15

    Një gjë interesante e ke pohuar zoti Milkani…..nga 90 .ta e këtej nuk ke gjetur asnjë vlerë artistike, letrare apo kinematografike për ta përmëndur…..Çudi, mund të përmëndje ndonjë soprano …por edhe ato janë të Akademisë së arteve Tiranë që shpesh edhe Maria de Filipi e përmënd në programet e saj ……Çudi…në kohën e çmëndur berishiane nuk gjete të paktën një gjë të çmëndur për ta përmëndur…..ndërkohë që për idhullin tim edhe tëndin Kadare kjo kohë nuk egziston eshtë një kohë jokohë ,pra Kadareja nuk është në gjëndje të japë një vlerësim për ata që i njeh nga afër….Ndërsa për Sulltanin, Ali Pashën…. .këte plagjiaturë nga Dymà..Maon..ka krijuar vepra të famshëme

    Reply to this comment
  5. Ne pritje te lungo lumit... May 20, 15:26

    Z.Piro kam pasur simpati dhe respekt per punen dhe Juve si personalitet per ate qe i keni dhene ketij vendi…Edhe per kete ese…mesuam dicka interesante.Por ju lutem lerjani popullit gjykimin per zogun apo skifterat qe e shqyen gjithandej…mos bini kaq posht…sepse ju ka lezet atje ku jeni ashtu si jeni…

    Reply to this comment
  6. fteri May 20, 17:36

    Perse filmat shqiptar të socializmit tingëlloin ëmbël në SHqipëri ?Nuk është vetëm skenari , regjia apo kompozitori ,,në kinematografinë dhe filmt shqiptar të socializmit paraqitet shqipëria e vërtet me talentët e regjizorve dhe interpretuesve , por është kultura e vërtet shqiptare ,politika e jashtme e shqipërisë ,planifikimi ekonomisë socialiste,mbrojtja e vendit,lufta për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.Këto filama jan shembull konkret që flet më së miri për ralizimet brilante të kohës munizmit,në kontrast të ralizimit qesharak të ndonjë filmi në këto 24 vjet demoshkërdhatësi.Opinjoni shqiptar përparimtar dënon politikën degjeneruese në filma dhe në shfaqje banale në televizione ,metoda shtazarake degjenerimi në filama .Filmat shqiptar të monizmit kanë një frymzim ,optimizëm ,garanci për ta mobilizuar popullin në vepra të mdha idealiste për të dhënë edhe të dhënë jetën për mbrojtjen e atdheut,filmi të jep kënaqësi.Përfajqësues të institucioneve të kohës ,të kulturës ,të qeverisë,të Radiotelevizionit ,shkrimtar,student ,gazetar,miq e dashamirës ,por edhe personalitete të kohës jepnin ndihmesën e tyre,kjo nuk lejonte që filmi të degjeneronte si sot.Le ta ilustroimë filmin e sotëm 24 vjeçar me poezinë “Rreth një fruit”!.. /Një korpuz i madh nën kungull,të gjithve na mblodhi grumbull,kur e çamë ,na doli kungull !…”/ Ky kungull i bënë të pa nevojshme fjalët e shumta për filmat qesharak rë ditëve të sotme.Mbetemi në pritje që P.Milkani të na shpalosë edhe më gjërë këtë përvojë interesante të çoroditjes dhe lakuriqisisë së filmit shqiptar sot?….Ndaj pluhurit të plehrave të sotme duhet të rrimë me fshesë ne dorë .Këtë mision e mbart njeriu i thjeshtë I kinematografisë serjoze ,regjizori ,skenaristi,aktori puntor I pa lodhur si P.Milkani etj,etj.

    Reply to this comment
  7. demo May 20, 18:21

    Kemi biseduar njehere kete teme kur ju z.Milkani,rropateshit te xhvatnit ndonje kacidhe nga TV te panumurta pirate ne Shqiperi,qe grabisin edhe sot trashegimine tuaj kinematografike.
    Deshtimi i filmave qe kane per skenar librat e Kadarese,nuk vjen nga paaftesia e regjisoreve,aktoreve,apo mosnjohja.Librat e Kadarese jane pjelle e fantazise,’u mungon subjekti.Lidhja midis dy koheve,pra ALUDIMI,eshte vetem ne imagjinaten e tij.Imagjinata e tij ndiqte si satelit DIELLIN e Komitetit Qendror.Survejonte ,intrigat,grimasat,buzeqeshjet e kupoles nepermjet femijeve te bllokut.Vdiq Komiteti Qendror,vdiq dhe sateliti i tij dhe tani merret me rishkrimin e veprave “te humbura”

    Reply to this comment
  8. Mary Strongwoman Tereza May 21, 03:19

    Keta jane “intelektualet rober te socializmes”!
    Pa kurajo, zero trimeria intelektuale, minus dinjiteti njerezor, ngrice e terr ne vepren e tyre, askund njeriu…

    Edhe sot e kesaj dite, vdesin per Njëshin, per Diktatorin pra.
    Vdiq Enveri, por eshte Ismaili: vetem pas Tij, vetem ne gjurme te Tij, askush tjeter…
    So do bejme pa Enverin, qanin ato dite, si mund te vazhdojme Jeten pa Të, si mund te vazhdoj Jeta pa të?

    Ja edhe Pirro, ai burri i urte fare, qe jo pa shkak, ta marre e mira, e nderonim…
    Edhe Pirro, flet sikur Isa i ka pasur te gjithe Kundra…!

    Dhe thote tere ato gjera, por nuk thote qe askush tjeter, asnjeri tjeter per bè, kurre me ne kohen e Tij dhe pas Tij, askush prej autoreve nuk pati dot privilegjin te neshkruante per shpenzimet qe duheshin per filmin e Tij…
    Vetem Ismail Kadarea mund te firmoste per shpenzimet qe do duheshin per filmin e tij me te Huajte…

    Se, ia dha lejen Ay, shoku Enver, dè!

    Por Pirrua nuk e thote kete. Nuk e thote ne shtyp, por e thote me miqte e vete, sic bejne zakonshem intelektualet e Tiranes se tiranive te pafundme.
    Me mire hesht, Pirro…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*