Piroman politik…

March 13, 2016 13:09

Piroman politik…

Shërbimet e sigurisë bllokuan një burrë të ngjitur në podium për të kontestuar Trumpin; episodi në aeroportin e Dayton, në Ohio, është një nga të fundit në një seri që dëshmon klimën e tensionit rreth fushatës së miliarderit republikan front-runner.

Të premten Trump anuloi për shkaqe sigurie një miting në Chicago ku mbështetësit e tij dhe kontestatorët u përleshën njëri me tetrin.

Të shtunën në Kansas City, policia përdori sprajt me piper për të shpërndarë protestuesit anti-Trump.

Biznesmeni ka ashpërsuar ndërkohë tonet: “Nuk dua të shkatërrojë jetën e askujt. Por mënyra e vetme për të ndaluar këtë çmenduri është denoncimi. Kështu do ta marrin vesh që jetët e tyre mund të shkatërrohen. Po ju them që prej sot e tutje nëse dikush bën një veprim kundër nesh, ne do ta paditim”.

Tonet e Trump janë kritikuar nga kandidatët e tjerë republikanë: John Kasich e ka akuzuar se po krijon një “klimë toksike”. Demokratja Hillary Clinton e konsideron zjarrvënës, një “piroman politik”.

“Retorika e dhunës dhe përcarjes që po shkëndan  Donald Trump është jo vetëm e gabuar, por edhe e rrezikshme. Nëse luan me flakët, rrezikon të shpërndash një zjarr të cilin nuk je në gjendje ta kontrollosh. Bëjini oponencë intolerancës, dënonin dhunën, rezistoni ndaj propotentëve”.

Edhe presidenti Barack Obama ka ftuar kandidatët për Shtëpinë e Bardhë të evitojnë fyerjet dhe shfrenimet prej fëmijësh shkolle.

Euronews / Dita

March 13, 2016 13:09
Komento

10 Komente

  1. gani USA March 13, 13:24

    Zjarrvenes, krijues klime toksike, percares i popullit amerikan…

    Sa bukur dhe sakte flasin kur eshte fjala per vendin e tyre
    Kur eshte fjala per vende si Shqiperia rrudhin gjuhen dhe flasin ndryshe per ca leke te qelbura qe piromani i Shqiperise u ka dhene lobuesve te tyre nga paret e gjakut te shqiptareve te gjore…

    Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... March 13, 14:00

    Obamen e pame ne fushaten e tij kur u be President qe nuk la fjale pa thene dhe derdhur vrer, jo….. ndaj kandidatit kundershtar te Partise Republikane, John, por ndaj kandidates se Partise se tij Demokrate, Hillari dhe pasi e kishte bere BALTE me fyerje, i dha postin e Sekretares se DASH pasi fitoi, nje turp ku nuk kishte bythe ku te qendronte.

    Reply to this comment
  3. shqipe March 13, 14:07

    MOS O ZOT,NGA DHENDURRET E SERBISE…

    O njerz,dovrare frika
    Ngadhendurret e Serbise!
    Jane dy presat qe ke thika,
    Brinje me brinje teShqiprise.

    Brinje me brinje te Amerikes!
    (“Bombe”,vec vota e sovranit…)
    STOP!,Perrenjve te psiqikes
    Japo,bujrum Ku Klus Klanit!…

    Reply to this comment
  4. osman lala March 13, 17:23

    Ndoshta e vetmja gjë befasuese rreth reagimit të ashpër populist që ka pushtuar politikën e shumë demokracive të përparuara është se u vonua kaq shumë. Edhe dy dekada më parë ishte e lehtë të parashikohej se mungesa e vullnetit nga politikanët e zakonshëm për të ofruar mjete që adresojnë pasiguritë dhe pabarazitë e epokës sonë të hiper-globalizuar do të krijonte hapësirë politike për demagogët me zgjidhje të lehta. Atëherë, ishte Ross Perot dhe Patrick Buchanan; sot është Donald Trump, Marine Le Pen dhe shumë të tjerë.

    Reply to this comment
  5. adri March 13, 17:40

    Bravo Trump. Nje fitore e Trump eshte fund i anarkise ankthit ne Amerike per nje politike te nje kaste te paafte per te drejtuar. Nje fitore e Donald trump eshte nje shprese per te gjithe planetin dhe jo vetem per Ameriken. I Urojme Donald Trump nje fitore madheshtore.
    Hillari klinton femer e cila ka bere karriere ne saje burrit te saj dhe eshte e paafte.

    Reply to this comment
  6. Kris 1 March 13, 20:27

    Tramp eshte nje Sali ne amerike dhe deri tani ka perfituar nga zhgenjimi i popullit me politikanet e karrieres.Demagog i papermbajtur qe nuk ka per tu bere president.
    Tramp duhet tu sherbeje politikaneve per ti qendruar premtimeve

    Reply to this comment
  7. Drejtperdrejt March 14, 09:18

    Sali rrumpalla eshte produkt i rrumpall-politikes liberale deri ne anarki qe ka mbizoteruar deri sot. Sali rrumpalla vegjetoi ne saj te politikave anarkike te shitura si liberalizem. mr. D. Trump eshte tjeter gje. Eshte nje mundesi shpetimi nga anarkia e kaosi politikes sotme nga Obama e deri te Saliu. Donald Trump, nje politike e Drejtperdrejt me qytetaret e jo nje rrumpallizem politik si der sot.

    Reply to this comment
  8. beni March 14, 09:43

    Amerika ka nevoj per nje lufte tjetr civile brenda saj!
    Islamizmit nuk i intereson nje i krishtere konservativ ne kry e te amerikes qe ti jap krishterimit dinjitetin e duhur ne boten islamike te renuar nga ana sociale dhe ideologji te gabuar ne aspektin ekonomik e politik !

    Reply to this comment
  9. Nikoll Gj. March 14, 10:04

    Me Trump President ne Amerik nuk vjen Sekretari Shtetit ne Tirane per te pru pako me muxhahedine. Asht e sigurte .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*