Pirro Dhima braktis Greqinë për Amerikën

July 25, 2016 13:17

Pirro Dhima braktis Greqinë për Amerikën

Pirro Dhima, i cili vitet e fundit është aktivizuar në politikë si deputeti i PASOK, duket se ka vendosur t’i rikthehet sërish pasionit të tij, peshngritjes.

I konsideruar si një nga peshëngritësit më të mirë të gjitha kohërave në botë, pasi ka arritur të fitojë tri medalje ari dhe një bronzi (kjo për shkak të dëmtimit të mori në këmbë gjatë garës) dhe tri herë kampion botë, Dhima pritet të shërbejë si drejtor teknik i federatës amerikane të peshëngritjes.

“Jam i kënaqur që kemi në ekip Pirron, një nga personalitetet më të respektuara në botë në fushën e peshëngritjes. Jo vetëm për arritjet e tij, por edhe për kontributin në sport në përgjithësi. Besoj se Pirro do të na japë një shtysë në pjesën teknike për të na bërë një fuqi në këtë fushë”, u shpreh Presidenti i Federatës amerikane të Peshëngritjes, Phil Andrews.

Vetë 44 ­vjeçari, Pirro Dhima shprehet se është i lumtur që do të bashkëpunojë me federatën amerikane të peshëngritjes.

July 25, 2016 13:17
Komento

2 Komente

  1. Bajram Doka July 25, 16:29

    Kjo eshte nje loje e Lobit Grek te Amerikes se Veriut dhe Kanadase për ti dhene nga Amerika status special Pirro Dhimes të cilin me vone do ta perdorin me mburojën “Federale” kunder çeshtjes Shqiptare, kunder çeshtjes Çame dhe kunder te drejtave qe nuk ju njihen në Greqi te Arvanitasve si dhe për të çuar me tel luften pë helenizimin e Shqiperise dhe asimilimin e Voro-Epirit!

    Reply to this comment
  2. me emer October 29, 18:17

    KY ESHTE NJE NDER I MADH EDHE PER SHQIPERINE , KU LINDI , U RRIT DHE U PREGATIT SI PESHENGRITES I TALENTUAR PIRRO DHIMA , SI DHE SHUME E SHUME PESHENGRITESA TE TJERE . MENDIMI I IM PERSONAL ESHTE SPORT NE SHERBIM TE POPULLIT , SPORT JASHTE POLITIKES ..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*