Si u shpëtua Pirro nga vrasja në moshën 2 vjeçare

February 14, 2018 11:07

Si u shpëtua Pirro nga vrasja në moshën 2 vjeçare

Moikom Zeqo

Dijetari i njohur i antikitetit Plutarku, në veprën e tij „Jetët paralele, shkruan dhe për jetën e Pirros së madh të Epirit.

Kur Pirroja ishte 2 vjeç të atin e tij e rrëzuan nga froni. Atëherë disa shoqërues besnikë të Pirros e morën atë, për ta çuar te ilirët taulantë, pikërisht te prijësi i tyre Glauku, në qytetin e Dyrrahut.

Natën dhe ditën ata iknin me shpejtësi, për të shpëtuar nga ndjekësit, të cilët kërkonin Pirron për ta vrarë.

Në një moment shoqëruesit e Pirros u ndodhën përpara një të papriture: përpara u doli një lumë i rrëmbyer, të cilin nuk e kapërcenin dot, se nuk kishin lundër, ose ndonjë mjet tjetër notimi.

Ndjekësit po afroheshin.

Ç‘duhej bërë?

Ta dorëzonin fëmijën në duart e vrasësve?

Njëri nga shoqëruesit, tregon Plutarku, mori një lëvore druri dhe shkroi mbi të me një majë të mprehtë thike një mesazh, kërkonte ndihmë.

Përtej lumit u dukën disa ilirë.

Frynte erë dhe zërat e shoqëruesve të Pirros nuk kuptoheshin nga ilirët e bregut të përtejmë.

Atëherë lëshuan në lumë lëvoren e drurit të shkruar. Mbas një farë kohe ilirët e morën atë, kuptuan rrezikun e madh, që kërcënonte Pirron dhe menjëherë morën një lundër u afruan në bregun ku rrinte grupi i vogël i ikanakëve dhe i hodhën shëndoshë e mirë përtej lumit.

Ndërkaq ndjekësit arritën te lumi, po tashmë ata nuk mund të bënin asgjë.

Pirron e mori dhe e rriti në Dyrrah Glauku,mbreti i taulanteve, i cili kur djali mbushi moshën 12 vjeç e çoi në Epir, duke e vendosur në fronin mbretëror.

February 14, 2018 11:07
Komento

8 Komente

  1. lexuesi February 14, 12:54

    pse shoqerohet ky artikull me pamje nga luftrat me turq !

    Reply to this comment
    • arben February 14, 14:27

      Kete gje vura re edhe une.Pyetja me e pa fajshme qe i bej redaksise eshte se a ka vertet gazetare te vertete apo thjesht perkthyes qe per te mbushur faqen gjejne dhe ndonje foto qe pa e ditur se cfare tregon ja bashkojne perkthimit e kujtojne se zbuluan Ameriken.

      Reply to this comment
  2. gjermani i fundit February 14, 15:06

    nena e Pirros ishte moter apo mbese tek mbreti i taulanteve, qe rrjedh se Pirro ishte nip ne Dyrrahium.

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 February 14, 17:31

    more
    po aq të pa aftë jeni??
    sa të çvendosni 2000 vjet kohën e pirros??

    mojkom paske shkarë fare dhe ti!!
    unë të flas për tradhëti të qeverisë,kur ti nuk je në gjëndje të kuptosh se këta tutkunët që rrojnë me shkrimet e tua,nuk janë në gjëndje të vendosin një ilustrim të përafërt me kohën e ngjarjeve!!
    pirdhi në të dhe inteligjencës shqiptare!
    ti,fuga dhe një tufë tjetër që asqë ju dëgjohet emri!!

    Reply to this comment
  4. antonio salvatores February 14, 18:39

    Ne ç’ fare gjuhe u shkruajt mesazhi?

    Reply to this comment
  5. Aleksander Thana February 14, 21:42

    Mesazhi i Plitarkut eshte i qarte; ata e shkruajten ne gjuhen e tyre dhe iliret e pertej lumit e lexuan ne gjuhen e tyre, pra shqip!

    Reply to this comment
  6. Aleksander Thana February 15, 08:32

    Tabloja me callmat turke te mesjetes qe ilustron tregimin per Pirron, eshte injorance e turp!

    Reply to this comment
  7. shabani February 15, 10:29

    Shkruani shqip jo Pirro po Pirrua

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*