Piruetat e demokratëve për Byronë e Hetimit

Erion Habilaj February 4, 2016 13:08

Piruetat e demokratëve për Byronë e Hetimit

Byroja Kombëtare e Hetimit do të ishte një strukturë që do të merrej kryesisht me luftën ndaj korrupsionit tek zyrtarët e niveleve të larta.

Ajo do të kishte edhe një pavarësi financiare në mënyrë që të garantohej kjo pavarësi nga ekzekutivi.

Ngritja e një strukture të tillë ishte dhe një nga premtimet e qeverisë Rama dhe një nga nismat në vitin e parë qeverisës të së majtës.

Shumica e asaj kohe e miratoi në korrik 2014. Gjatë kësaj kohe, demokratët e kundërshtuan fort atë, madje dhe në procesverbalet e Kuvendit dhe tabelën e votimit të siguruara nga “DITA”.

Sipas tyre, kryeministri Rama do ta përdorte si një instrument për të sulmuar kundërshtarë politikë.

Palë me demokratët do të bëhej edhe presidenti Nishani që do ta kthente mbrapsht. Në seancën e parë plenare pas pushimeve verore të 2014-s, në 1 shtator, opozita do të shprehej sërish kundër me votim, ndërsa mazhoranca do ta miratonte sërish.

Të djathtët nuk u mjaftuan me kaq në kundërshtimin e kësaj nisme.

Në 9 tetor 2014, pra një muaj nga fillimi i sesionit të ri parlamentar pas pushimeve verore, Partia Demokratike i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të shpallë si antikushtetues krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që ishte parashikuar në ligjin e Policisë së Shtetit.

Në kërkesën, që e dorëzoi deputeti demokrat, Arben Ristani thuhej se “varësia e drejtpërdrejtë e kësaj strukture hetimore dhe funksionimi i saj në varësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit dhe qeverisë së tij e bën këtë strukturë tërësisht politike.

Sipas këtij parashikimi është tërësisht vullneti i qeverisë dhe jo vullneti i ligjit që përcakton jo vetëm mjetet dhe metodat që përdorin punonjësit në gjurmimin dhe hetimin e një vepre penale por dhe objektet dhe subjektet që hetohen”.

Për demokratët kjo ishte një goditje shumë e rëndë në zemër të sistemit demokratik. “Shkel parimin e lirive të njeriut, ekskluzivitetin e prokurorisë për hetimet, imagjinoni që njerëz të emëruar nga KM dhe MB do hetojnë korrupsionin në kryeministri apo njerëz afër kryeministrit…

Byroja e Hetimit është një përpjekje për të ngritur një byro politike ku nga njëra anë të fabrikohen akuza për kundërshtarët e kryeministrit, përfshi institucionet e pavarura, dhe nga ana tjetër të bëjë fshirjen dhe fshehjen e korrupsionit qeveritar”. Por vetëm në prill Kushtetuesja do të rrëzonte nismën e qeverisë. Gjatë kësaj kohe janë zhvilluar negociata të vazhdueshme mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre shqiptarë për ngritjen e Byrosë së Hetimit.

Madje një grup pune është atashuar pranë Ministrisë së Brendshme për të punuar për këtë nismë sipas modelit të FBI-së amerikane. Që atëherë opozita e drejtuar nga Lulzim Basha qëndroi konsistente kundër ngritjes së Byrosë së Hetimit.

Pas dy vjetësh kundërshtish të vazhdueshme, Lulzim Basha në fillim të janarit do të habiste opinionin publik kur deklaroi se Partia Demokratike jo vetëm që kishte rënë dakord për ligjin me ndërmjetësimin e palës amerikane, por tani i bënte thirrje Partisë Socialiste të mos e vononte më miratimin e tij.

Sot ka ardhur momenti që të ndaj me qytetarët shqiptarë që Partia Demokratike ra dakord me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë me mandat të qartë, të përcaktuar mirë dhe të domosdoshëm për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë, hetimin e korrupsionit në nivele të larta. Kemi tre muaj që kemi dhënë dakordësinë tonë. Ky zotëri që çiret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, pse nuk e jep dakordësinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë, derisa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA-në, në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit”, do të deklaronte Basha në 29 janar 2016.

Erion Habilaj February 4, 2016 13:08
Komento

5 Komente

  1. keqardhje per keto artikuj te shkruar si skllever February 4, 14:20

    QOFSHA I GABUAR POR HABILAJT DHA KACIKOT SIKUR NUK JANE NE TEREZI.

    PARA GALLATES SE BYROSE HETIMIT DUHET NJE GJUQ NUREMBERGU PER KRIMET BASH-BERISHISTE.

    VETEM KRIMET E MEPOSHTME ESHTE PAK TI QUASH HITLERIANE

    PRA PSE KENI FRIKE LUJA SIKUR ESHTE UBUBUJA..

    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997

    PRA PA U DENUAR SAL & LUL KRIMINELET PER 1O KRIMET NAZISKINE ME SIPER

    PO JU THME SI PELLUMB KULLA

    JU D .JEFSHA NE BIRONE E HETIMIT….

    si mendoni ju se do gjykohet ai qe fshiu bythen me ekspetizat e FBI

    si mendoni ju se do gjykohet ai qe I tha NY TIMES leter higjenike

    si mendoni ju se do gjykohet ai qe ka aq miq ne amerike sa I bien nje ekspert te blere nga Virxhinia qe vrasjen nga gestapo berishes e quajti aksident ne nje koder 30 centimetra..

    me shume se turp ju qe botoni te tilla artikuj per barcaleta me Lu & LuL & Ed qe tallen kaq hapur

    skllever do ngelni gjithe jetn tha Noli I madh nne 1924

    Reply to this comment
  2. MH February 4, 15:21

    Basha nga klloun pushtetar ka kaluar ne klloun politik i papermbajtshem.

    Reply to this comment
  3. MH February 4, 19:35

    Byroja e Hetimit e ngjashme me FBI persa ma posht qe shkruan komenti ma nalt ne 10 pika.Do te rrasin ne biruce te burgut Berishen me gjithe Bashen.

    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997

    Ndaj piruetat e solistit Basha per Byron e Hetimit nuk do dije ku te vendosin koken e jo ma te ulet ne karrige te politikanit,po vetem ne stolin e te denuarit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*