29 Nëntori dhe historia e pishave përballë Hotel Dajtit dhe Parkut Rinia

November 29, 2017 10:21

29 Nëntori dhe historia e pishave përballë Hotel Dajtit dhe Parkut Rinia

Pak vetë e dinë se pishat përpara ish-hotel «Dajtit» në bulevardin kryesor të Tiranës numërojnë pak a shumë vitet e Çlirimit.

Ato u mbollën pas muaj pas 29 Nëntorit 1944 me fidanë të vegjël, sipas një plani të studiuar mirë nga pikëpamja e simetrisë dhe e agroteknikës.

Kjo punë me specialistë e punëtorë, kushtoi plot 6000 franga, që janë baraz me 30 000 lekë të sotme.

Kurse parku Rinia përballë tyre është mbjellë në 5 vjetorin e Çlirimit.

Interesante është që ai park ku sot gjendet Bar Taivani dhe luajnë fëmijë e të rritur, është mbjellë brenda një nate, me punë vullnetare.

Kush e sjell këtë lajm? Shkrimtari i njohur Shefqet Musaraj, në gazetën “Mësuesi”, të datës 24. XI. 1961, shkruan:

“…Tamam në atë vit, qe ishte edhe viti i pestë i Çlirimit, ndodhi një gjë e papritur: Më 29 Nëntor 1949, në mëngjes, u dëgjua aty, kundruall hotel «Dajtit», një shushurimë e madhe gjethesh e drurësh, që i përngjante shushurimës së pyjeve.

Njerëzit qëndronin nga pak, thërrisnin, qeshnin dhe shfaqnin habinë e tyre për diçka që zinte syri për herë të parë, për diçka që nuk ua merrte mendja të realizohej, ashtu siç po e shikonin me sytë e tyre, të realizuar brenda një nate me punë vullnetare.

Pishat e hotel «Dajtit», si të zgjuara para kohe nga një gjumë i këndshëm, ngritën kryet, si zakonisht, krenare, e shikuan se si mbi sheshin dikur të zhveshur të Shallvares, për çudi, bleronte tani një pyll madhështor eukaliptesh, plepash e akacjesh që, aty-këtu, ua kalonin në lartësi pishave pesëvjeçare!

Unë shikoja, gjithashtu i mahnitur, herë parkun e porsalindur me drurë aq të rritur, herë pishat e dikurshme dhe me dukej sikur këto nuk e kishin më atë krenarinë e zakonshme, sikur afronin kokën me njëra-tjetrën e bisedonin të shqetësuara. – Ç’është kështu, moj motrani? Ndofta është ëndërr. – Ëndërr, patjetër. Si mund të jetë e vërtetë?!…

Po u ngrys e u gdhi, shkuan ditë e javë dhe prapë karshi pishave bleronte pylli i madh me eukalipte, plepa e akacje”,  – shkruan Musaraj.

b.m. / dita

November 29, 2017 10:21
Komento

8 Komente

  1. Bredhi November 30, 03:29

    Ligji Nr. 134 i dates 5 Nentor 1945 cakton 28 Nentorin si diten e “çlirimit” te Shqiperise…………te asaj Shqiperie qe urdheronin serbet, ruset dhe grekerit.

    Reply to this comment
    • Elpiniqi November 30, 17:13

      O Bredh i thare nga… trute!
      Akoma nuk e keni marre vesh,o dordolece qe ENVER HOXHA ishte ai BURRE SHTETI,qe nuki pyeti qe gjate LUFTES ANTIFASHISTE,se kush ishin FUQITE E MEDHA?
      Ai qe ne 1944 u tregoi PUSHKEN zbarkimit anglez ne Sarande,pastaj ne 1948 i tregoi KUFIRIN TEK THANA TITOS,ne 1949,i beri pershesh monarko-fashistet greke qe sulmuan Shqiperine,ne 1960 u tha sovjetikeve “NDAL” ne Pashaliman qe donin te grabisnin nendetset tona,ne 1961 e beri HRUSHOVIN brenda ne Moske per uje te ftohte,ne 1968 DOLI NGA TRAKTATI I VARSHAVES,ne 1978 i tregoi vendin kinezeve etj!
      A gjen dot ne BOTE zotrote,qe te kete treguar kaq TRIMERI,sa ENVER HOXHA,udheheqes i nje vendi te vogel???
      MOS HANI MUT KOT!!!

      Reply to this comment
  2. pallderri November 30, 06:41

    tani vendosni dhe nje statuje te FULLANIT para hotel dajtit,se ai plehre e katandisi ne hale ate godine,duke fituar miliona euro.megjithate,fullani gerthet:ma hani kaken!

    Reply to this comment
  3. dfg November 30, 14:32

    A ka ndonje ekspert tani qe te na e tregoje se kur u ndertua NEVOJTORJA E PARE pas clirimit alla franga???
    Kjo ka shume rendesi per te ardhmen e Shqiperise!!!

    Reply to this comment
    • Flamur November 29, 10:46

      “Dita,, ime e dashur.
      I nderuar z. Kryeredaktor Thano. Sot me 29 Nentor, me kumbojne ne vesh vargjet e kenges qe te shkaktojne dridherime:”. Nje ze po del nga gryke e Mezhgoranit…!?. Kushtuar Heroit te Popullit, Asim Zenelit, shkruar ne lufte nga partizani i vogel Qamil Buxheli dhe kenduar nga legjenda e kenges , i madhi Mentor Xhemali. Populli shqiptar di t’ju thur vargje lapidar.
      Lind pyetja retorike, pse nuk u kendohet tradhetareve dhe bashkepunetoreve te tradherareve , dhe bashkepunetoreve te fashizmit….!?. Kete pergjigje ta jape SHQUPI !
      Gezuar Festen e Madhe !
      Miku i ” Dites,,
      Flamuri… Vlore

      Reply to this comment
  4. mirel November 30, 16:46

    Nje pamje nga pishat nuk na dhate, rrezik I mbulon ndonje xhami e re qe vahzhdon te ngrihet me lart nga pishat..

    Reply to this comment
  5. Elkaniqi December 1, 11:32

    Je i/e madh e/i Elpiniqi ….
    Te lumte goja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*