Pishina në “qiell”, qytetarët londinezë do të notojnë në ajër

December 21, 2017 11:49

Pishina në “qiell”, qytetarët londinezë do të notojnë në ajër

Londra do të bëjë realitet ëndrrën e shumë prej adhuruesve të pishinave. Në këtë qytet do të ndertohet pishina e parë “e qiellit” e cila do të jeta 115 metra mbi rrugët e Londrës.

Ajo do të jetë 25 metra e gjatë dhe do të mbajë thuajse 400 ton ujë, ndërsa është vendosur që të lidhë dy kulla luksoze të banesave, duke i lejuar përdoruesit të notojnë mes dy ndërtesave.

 

Duke e ndërtuar tërësisht prej qelqi me trashësi 20 cm, ndërtuesit kanë thënë se të notosh brenda saj do të jetë “sikur je duke lundruar në ajër”

Pishina do të ofrojë një pamje kryesore të ambasadës së SHBA në Angli, e cila ka kushtuar miliarda dollarë dhe është vendosur të hapet në shkurt të 2018.

Dy kullat luksoze që do të lidhen përmes pishinës do të përfshijnë 2000 apartamente, të cilat kushtojnë deri në 5 milion paund. Banorët e kullave do të kenë koncerte në fundjavë, party të shumta, kinema, bare verore etj ku të kenë mundësi të relaksohen.

December 21, 2017 11:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*