Cilat janë pistat e policisë për helmimin në mitingun e PD

May 28, 2017 15:57

Cilat janë pistat e policisë për helmimin në mitingun e PD

 

76 persona, mes tyre edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përfunduan në spital pas hapjes së fushatës elektorale pasditen e së shtunës.

Sot, për më shumë se 4 orë, një pjesë e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ishte një skenë krimi për policinë.

Uniformat blu dyshojnë se gjatë mitingut të Partisë Demokratike, pasditen e së shtunës, në turmën e njerëzve është hedhur një substancë kimike, që ka shkaktuar shqetësime shëndetësore tek pjesëmarrësit në tubim, raporton TCH.

Për këtë arsye, specialistët e krimeve ndaj jetës kanë nisur hetimet, të mbështetur edhe nga prokuroria dhe Garda e Republikës.

Në vendngjarje mbërritën edhe kimistët e ushtrisë, të cilët, në bashkëpunim me ekspertët kriminalistë, u përpoqën të mblidhnin prova.

Por, gjatë kqyrjes së bulevardit dhe trotuareve pranë Kryeministrisë, ekspertët nuk gjetën asnjë rendiment të dyshimtë, pasi skena e krimit nuk u ngrit menjëherë pas mitingut nga policia, por në 7 të mëngjesit, kohë pasi punonjësit e bashkisë kishin pastruar sipërfaqen që në të gdhirë.

Megjithatë, ekspertët kanë mbledhur prova të tjera rrethanore, përfshirë veshjet e simpatizantëve në miting, të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për t’iu nënshtruar analizave.

Në hetime janë përfshirë edhe Drejtoria e Antiterrorit dhe Kundërzbulimi i Shërbimeve Inteligjente, pasi nuk përjashtohet as mundësia e ngjarjes me qëllim destabiliteti nga faktorë të jashtëm.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë 76 persona të cilët janë paraqitur në spitalin francez, në QSUT, me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje, kruarje dhe djegie të syve, irritim në fytyrë dhe qafë, dhe në disa raste edhe vështirësi të lehta në frymëmarrje.

Mes pacientëve të prekur nga këto shqetësime ka qenë edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili, sipas PD-së, është paraqitur në QSUT në orën 05.00 të mëngjesit të së dielës, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe u largua pas dy orësh.

Burime nga spitali, por edhe Partia Demokratike, konfirmuan se simptoma të ngjashme ka pasur edhe vajza e vogël që Basha mbante në krah gjatë hapjes së fushatës, të shtunën pasdite.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë është vënë në lëvizje për evidentimin e rasteve edhe në spitalet rajonale dhe qendrat e tjera shëndetësore dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit dhe Drejtorinë e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

May 28, 2017 15:57
Komento

19 Komente

  1. SLLOBODANKA May 28, 16:22

    Ne miting ishte dhendurri serb,po nipi serb sypeshaqen po dhenderri i dhenderrit serb boshnjaku malltezi po ‘supermbesa’ ,po kryetari i keshillit te sigurise FAZLLIQ…..?????????

    Reply to this comment
  2. Crusader May 28, 16:22

    Do kete harruar hapur dritaren e kryeministrise Rama, dhe ka mare era pluhurin e kokaines nga tavolina e tij ne rruge, duke trullosur njrezit ne miting.

    Reply to this comment
  3. Sali Serbi May 28, 16:25

    O GJENI TULLOMBACEN QE KAM HEDH UNE O NUK MARIM PJESE NE ZGJEDHJE

    Reply to this comment
  4. demo May 28, 16:53

    Ata qe nuk u futen ne lista.Ajo Josefina helm e ka shurren.

    Reply to this comment
  5. Skenar palacosh May 28, 17:03

    Ec ere se s’bje kollaj rufeja n’hale

    Reply to this comment
  6. hason destabilizuesi May 28, 17:12

    Me siguri nga pordha e Rames jane intosikuar, pa dashje kishte lene dritaren hapur!

    Reply to this comment
  7. kris 1 May 28, 17:22

    Po Vishua eshte me pushime?

    Reply to this comment
  8. Qimi May 28, 17:39

    ESHTE FARE E THJESHTE ,INTERESOHUNI NESE KA MARRE PJESE OSE ESHTE GJENDUR SALIU OSE NDONJE I AFERM I TIJ PRANE MITINGUT DHE PERNJEHERESH DO TE BINI NE GJURME!

    Reply to this comment
  9. DRENICA E KUQE May 28, 17:55

    Te paret qe duhet hetuar eshte dueti Berisha-Basha qe zanatin e helmimit e kane mesuar prej Damir Fazlliçit sepse e kane pare qe i kane te humbura zgjedhjet e ardhshme ne 25 qershor dhe Edi Rama ja u ka hupur me kos!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  10. KontiMonteKrabes May 28, 18:03

    Ishte PLUTONIUM

    Reply to this comment
  11. Aliu nga Selenic May 28, 18:35

    E keni te keqen nga Brenda.Kjo loje qe po ben Basgh dhe Berisha perseri do t`ju kthehet ne nje bumerage edhe me i jeqese kjo e Cadres. Edhe Cadra eshte nje bumerag.
    Prandaj hiqeni dore nga keto veprime qe edhe bufi e dine se nga vijne.!

    Reply to this comment
  12. fteri May 28, 19:22

    Po Saliu ka qenë aty ,që i shpëtoi helmimit ?….

    Reply to this comment
  13. Fat man May 28, 19:46

    Deshtoi skenari i Saliut ishte i njejte me ate te 2 Prillit ne Shkoder, per te krijuar me shume viktima dhe te akuzonte Edi Ramen, por c’e do Ministrine e Brendeshme e ka
    “Rambo” i tij tullaci Demiraj qe te rruan Bythen, po te ishte Sajmiri do ta kishin masakruar…

    Reply to this comment
  14. Arben May 28, 20:02

    ZAGARET E SALIUT E KANE BERE, PER TE EGERSUAR TURMEN.

    NJEREZIT DUHET TA MBAJNE MENDJEN NE KOKE.

    Reply to this comment
  15. kasem gahinji May 28, 20:27

    cudia me madhe vetem 3 dite zgjat.pastaj nje kupe vere dhe harrohet.kalon efekti i mitingut te deshtuar dhe listave te coroditura dhe jemi ne rregull,bertasim fitore,fitore,edi rama vrases se deshite a helmoje.po hetimet?vete pd i ka ne dore:prokurori,min.brend.,min.shendetsie,shish.pse nuk ndodhen mepare,por tani pas ndryshimeve?

    Reply to this comment
  16. Mark uk May 29, 09:16

    demo:Nga e dini se si e ka shurren Jozefina.Sigurisht e paske provuar,ju baft sa ma mire!

    Reply to this comment
  17. Patrioti May 29, 11:43

    Ky tullumbaci nuk eshte shaka !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*