Pitella kundër Ramës: Shqipëria të hapë kufirin

February 27, 2016 00:04

Pitella kundër Ramës: Shqipëria të hapë kufirin

Gianni Pitella, lideri i së majtës europiane, i kërkon edhe Shqipërisë të hapë kufijtë për refugjatët e bllokuar në Greqi. Kjo kërkesë ka ardhur një ditë pasi kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk do të hapë kufirin.

Pitella, gjatë vizitës në një qendër të pritjes së refugjatëve në Athinë, i është përgjigjur pyetjes së Top Channel për deklarimin e kryeministrit shqiptar. Pitella, një mik i ngushtë i Edi Ramës, e cilësoi këtë qëndrim të tij si të gabuar.

Nëse vazhdohet kështu, me këtë përshkallëzim dhe ku çdonjëri mbyllet brenda shtëpisë, me fortesa, ne e transformojmë Europën me 28 fortesa. Unë nuk e di përse Shqipëria e ka bërë, nuk kam folur me Edi Ramën, por ritheksoj se është një gabim mbyllja brenda shtëpisë.

Ne duhet të hapim një fluks të rregulluar dhe të programuar të refugjatëve dhe vetëm kështu ne mund t’i japim një përgjigjie pozitive situatës së krijuar”, deklaroi Pitella.

Pitella përgëzoi autoritetet greke për punën që po bëjnë në lidhje me pritjen e refugjatëve që mbërrijnë çdo ditë me mijëra. Ai tha se, situata e krijuar është alarmante dhe se Europa duhet të tregohet solidare me refugjatët.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes së Greqisë i është përgjigjur pyetjes nëse ka ndonjë bisedim me Tiranën zyrtare për refugjatët.

Të mos flasim për këtë. Siç e dini, ka një autoritet që po përpiqet t’i zgjidhë gjërat këtu brenda dhe është Ministria e Jashtme për zgjidhjet diplomatike”, deklaroi Dhimitris Vitas.

Greqia ka hapur repartet ushtarake për të strehuar refugjatët, që kërkojnë të vazhdojnë udhëtimin e tyre.

“Ne ikim nga Afganistani që të jetojmë të sigurt dhe tani duam të jetojmë të sigurt në një vend europian dhe shpresojmë që kufiri maqedonas të hapet shpejt”, shprehet një refugjat afgan.

Autoritetet greke hapën repartet ushtarake për të pritur refugjatët, ndërsa kanë ulur numrin e atyre që transferohen nga ishujt në Athinë. Refugjatët që kanë mbërritur në portin e Pireut protestuan kundër mbylljes së kufirit. Një pjesë e madhe e tyre janë strehuar në hapësirën e portit./tch

February 27, 2016 00:04
Komento

5 Komente

  1. # February 27, 00:47

    Oooo Pitella!!!

    Shqiptaret jane rrefuxhat brenda etnise se vet.Jetojne,ushqehen me lista statistikore.
    Para 15 vitesh na i mbytet ne Otranto rrefuxhatet shqiptare.Dhe askush nuk i del per zot fajit.Po ashtu sic po e njohim demokracine alla perendimore per nji cerek shekulli faji mbeti kopil.E perseris Kopil se,dy gishtrinjet qe ju personifikoni lirine.Me imponojne iluzion hapje,shalesh ku behet cnderimi ne cdo cent te karaterit te paster moralisht prej ka mbijetoj ky popull qe nga gjeneza nga ma te pastertit e te gjithe popujve Europian.Persa imagjinoj prespektiven,shume shpejt kombi shqiptare do asimilohet deri ne degjenerime te plote.E kjo vetem e vetem nga simboli i dy gishtrinjeve(dy shalve ) per te prodhuar imoraliete liberta.

    Reply to this comment
  2. Jimi February 27, 13:52

    Jo mor Pite!? Europa na paska ne rrefene per te pritur refugjatet!? ndersa per t’na pranuar ne gjirin e saj nuk qenkemi ende te denj!?

    Reply to this comment
  3. lome February 27, 14:38

    Shqiperia si pas kitellos duhet te pranoj refugjate!,e di mire ky?! ,ne shqiperi ska pune per shqiptaret kan mare rruget e botes e spo kthehen dot ne vendin e tyre se ska pune.Ku ishte ky kur shteti i ketije hidhte shqiptaret ne dete.

    Reply to this comment
  4. info analitike February 27, 15:44

    Shoke, shoku Pitella po na tradheton. Neve ai na pelqen vetem kur vjen ketu te na mburre e jo te na thote te hapim dyert per refugjatet. Rrofte Partia me ne krye cjapin e gjate qe po ju prin te cani bllokaden duke pasur mburoje budallalleqe e delirime te pafund.

    Reply to this comment
  5. Hermolina February 27, 15:56

    Ti more Pitella rri atje ku je e mos na jep urdhera ne per shtepine tone. Se kujt do i hapim deren ne eshte puna jone.Nese ke vend te shtepia jote merri refugjatet. Tani ju duhet Shqiperia juve por per ta pranuar ne europe nuk ju duhet . Ju smund te luani me ne ka i kur ajo kohe degjove Pitella.I harrove si i hodhe shqipetaret ne det vite me pare ne menyre te turpshme ti te pakten dhe shteti jot skane te drejte morale ti bejne presion qeverise sone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim