Meta pret Pitellën: Bashkëpunimi me PS do t’i shërbejë integrimit

Redaksia Online April 4, 2013 09:30

Meta pret Pitellën: Bashkëpunimi me PS do t’i shërbejë integrimit

Në përfundim të takimit me zv.presidentin e Parlamentit Europian, kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha se forca e tij politike do ta shfrytëzojë bashkëpunimin me PS për përshpejtimin e integrimit të vendit në BE.

“Ishte një takim miqësor për situatën e re politike. Në këtë moment të ri të bashkëpunimit të LSI-së me PS, ishte një kërkesë e vazhdueshme e socialistëve europiane, për forcimin e mëtejshëm dhe përshpejtimin e integrimit. LSI do ta shfrytëzojë këtë bashkëpunim me qëllim përshpejtimin e integrimit europian të vendit, pasi ky është interesi kryesor jo vetëm i të majtëve, por i të gjithë shqiptarëve.

 

 

Pitella mbërrin në Tiranë, takime me Ramën dhe Metën

Zv.presidenti i PE, Gianni, Pitella, mbërrin në selinë e Partisë Socialiste, ku po zhvillon një takim me kryetarin Rama. Pas përfundimit të takimit me kreun e socialistëve, Pitella pritet të takohet me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.

Zv.presidenti i PE e ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy partive më të mëdha të së majtës, duke thskuar se Rama dhe Meta janë treguar vizionarë me një aleancë të tillë.

Vizita e Pitellës në Tiranë vjen menjëherë pas zyrtarizimit të koalicionit të dy partive të së majtës, PS dhe LSI, për bashkëpunim për zgjedhjet e 23 qershorit. Dy ditë para marrëveshjes së  PS dhe LSI, Pitella bëri apel për bashkimin e së majtës shqiptare, si një aleancë më e fortë kundër Berishës në zgjedhjet e qershorit.

Redaksia Online April 4, 2013 09:30
Komento

5 Komente

  1. Ari April 4, 08:28

    Ju lutemi mos e poshteroni gazeten tuaj me kete fytyre debili!

    Reply to this comment
  2. Ata April 4, 08:49

    Rama paska thirrur vartesin e tij per muhabet, kurse Likja i ka paguar bileten. Tani duan te na thone, ne u bashkuam jo se kemi hall karrikeje po se keshtu do BE. E terci e verci…Sidoqofte ju z. Thano mos e beni pise gazeten, sic ju sugjerojne edhe parashkrusit.

    Reply to this comment
    • moralisti April 4, 11:55

      MERO BAZE PO NA HIQET SOT SI ME MORALISTI? TE THOTE ERION BRACE JAM MORALIST, I TAKON. PO MERUA? AI ISHTE NJERIU ME I URREJTUR NGA SOCIALISTET DERI NE 2007-EN SEPSE ISHTE MAKINERIA ME PERVERSE DHE EFIKASE E SHPIFJEVE NDAJ PS-SE (FAHRI BALLIU ESHTE PERVERS, POR S’ESHTE FARE EFIKAS) MOS HARRONI SE MERO BAZE E BERI GREG RAMEN TE FUTEJ POSHTE DIVANIT QE TE MOS DEGJONTE PERVERSITETIN E MERO BAZES PER ATESINE E GREGUT (KRISTAQ VS. EDI RAMA) DHE GREGU I SHKRETE ISHTE THJESHT NJE FEMIJE I PAFAJSHEM ATEHERE. PER SYNIMET E TIJ MAKIAVELISTE DHE TE SHEFIT TE TIJ BERISHA, MERO BAZE KA HEDHUR BALTE E VRER MBI CDO FIGURE PUBLIKE TE PS-SE. DHE KUR BERISHA NUK E SHPERBLEU ME ATE QE MERITONTE BAZJA PER SHERBIMET PERVERSE QE I KISH BERE, AI U KTHYE KUNDER PADRONIT TE TIJ MALOK.

      ME VJEN KEQ VETEM PER INTERNAUTET E APASIONUAR PAS BAZES, QE E QUAJNE SOT ATE IKONEN E MORALITETIT. I SUGJEROJ ATYRE QE, NE VEND QE TE LEXOJNE GZETEN TEMA ONLINE, TE LEXOJNE ME MIRE FAQEN FACEBOOK TE ERION BRACES. AI PO KA QENE E MBETET OPOZITAR KONSEGUENT DHE DHE KREJTESISHT I PAKORRUPTUAR.

      Reply to this comment
  3. Re`i April 4, 14:37

    Ky zotni qe erdhi me nje here ne Tirane, pas vendosjes se alences ,jo duhet te jet, por eshte, pikerisht kopetenti qe ka marre cekun nga lobistet amerikane te Berishes, Podesta e kompani,Pra bileten nuk ja ka prere Likja por Saliu.Ja si e thote te verteten Likja: qe kerkese e socialisteve europjan.Papandreu pasi rregulloi (shkaterroi) Greqine, po.rregullon Shqiperine tani.Pika qe su bie.Te isha tek dera e PS. DO I KISHA HEDHUR NJE QESE ME MIELL E VEZE PER PETULLA.Te lumt Sali Berisha se nuk e hedh kot parane, ja arrite qellimit. e bere lemsh te majten

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*