Pitella: Rezultati i çështjes “Doshi” demonstron pjekurinë në vend

March 20, 2015 18:58

Pitella: Rezultati i çështjes “Doshi” demonstron pjekurinë në vend

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian Gianni Pitella deklaron se rezultati i çështjes “Doshi” demostron pjekurinë e Shqipërisë.

Përmes një reagimi, Pitella shkruan se Shqipëria është një demokraci e pjekur dhe meriton respekt.

“Shqipëria është një demokraci e pjekur dhe meriton respekt. Demokracia në Shqipëri, solide dhe plotësisht e respektueshme. Solide dhe e respektueshme pavarësia e pushtetit gjyqësor”, thekson Pitella ndërsa ka reaguar edhe ndaj deklaratave të Kryetarit të Komisionit për Punët e Jashtme në PE, Elmar Brok.

Pitella thekson se deklaratat e Brok që kërkon dorëheqjen e Metës janë të pabazuara dhe jashtë realitetit.”

“Do të këshilloja me këtë rast përmbajtje dhe kujdes nga z. Elmar Brok. Deklarata të tilla godasin me pa të drejtë aspiratat e popullit shqiptar. Deklarata e djeshme të z. Brok janë të pabazuara dhe jashtë realitetit. Rezultati i çështjes “Doshi” e demonstron, pjekurinë në vend”, shprehet më tej Pitella.

 

March 20, 2015 18:58
Komento

1 Koment

  1. myzeqeja e vogel March 20, 22:23

    thuajani kete dhe Sali qen halese

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*