Pitt-Jolie, përplasja në gjykatë s’njeh fund

August 9, 2018 18:49

Pitt-Jolie, përplasja në gjykatë s’njeh fund

Aktori amerikan Brad Pitt hedh poshtë pretendimet e bëra nga bashkëshortja e tij Angelina Jolie, që ai nuk i ka mbështetur fëmijët e tyre.

Ekipi ligjor i Pitt thotë në dokumentet e paraqitura së fundmi në gjykatë se, ai ka paguar më shumë se 1.3 milionë dollarë dhe i ka huazuar Jolies 8 milionë dollarë, në mënyrë që kjo e fundit të blinte një shtëpi.

Ndërsa avokati i Jolie-s ka thënë më herët se, Pitt nuk ka paguar ndonjë shumë të konsiderueshme parash për fëmijët, që kur u paraqit kërkesa për divorc në vitin 2016.

Avokatët e Pitt thonë gjithashtu se pretendimet e Jolies janë një përpjekje për të manipuluar opinionin e medias.

Çifti, i cili është pagëzuar nga fansat me pseudonimin “Brangelina”, është takuar në skenën e filmit “Mr. & Mrs. Smith” në vitin 2005 dhe janë martuar në 2014-n.

Kjo është martesa e dytë për Brad Pitt, ndërsa për Jolien është e treta.

s.a/dita

August 9, 2018 18:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*