Piu 31 shishe verë në kantinë, hajduti gjendet i dehur nga policia

November 8, 2019 10:38

Piu 31 shishe verë në kantinë, hajduti gjendet i dehur nga policia

Pi 31 shishe me verë dhe shampanjë të vjedhura në kantinën e një ndërtese, por kapet nga policia i dehur.

Është kjo ajo që ka ndodhur në Menzingen, në kantonin zviceran të Zugo. Verërat e vjedhura kapin një vlerë prej 2 mijë frangash zvicerane, ku mes tyre ishte edhe një shishe Dom Pérignon dhe disa të tjera Château Mouton Rothschild.

Nga çfarë deklaroi këtë të mërkurë policia e Zugo, agjentët u telefonuan në orët e para të 1 nëntorot nga një banor i godinës, i cili konstatoi praninë e një personi të panjohur në garazhin nëntokësor.

I dyshuari u gjet i dehur me një shishe në dorë, ku për shkak të gjendjes që shfaqte u dërgua në spital.

Nga hetimet e kryra rezulton se 38-vjeçari zviceran kishte kaluar disa netë në garazh.

o.j/ dita

November 8, 2019 10:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*