Pjerin Ndreu: Blushit i është errësuar arsyeja nga ambicia për kryetar

March 7, 2016 16:42

Pjerin Ndreu: Blushit i është errësuar arsyeja nga ambicia për kryetar

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka thënë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se ngjarja e Elbasanit nuk e nderon këtë parti.

Por, sipas tij, ambicia për kryetar ia ka errësuar arsyen dhe argumentet Ben Blushit, që sipas tij, po riciklon Berishën.

“Ngjarja e Elbasanit nuk e nderon PS, kjo duhet thene. Nga ana tjeter Blushi nuk ka te drejte per debatin e zgjedhjes kryetarit. Nuk eshte ky problemi i socialisteve dhe pupullit qe pret shume nga ne.

Reformat jane te dhimbshme ka thene kryeministri, por ne vete po i shtojme dhimbjet.

Keshtu po riciklojme Berishen. I them Blushit qe synimi per kryetar nuk duhet t’i erresoje arsyen e argumentin. Te thuash se ka bandite ne nje kohe kur ishe anetar Kryesie e s’the asgje per 2 vjet, eshte amorale dhe e kompromenton qellimin tend.

PS-së i duhet me shume unitet e jo thashetheme qe duan t’i veshin ketij parlamenti gjithe zullumet e 25 viteve. Ka pase parlament qe jan vrare, qe ka prodhu 97-n, qe ka sjelle amulli e korrupsion prej vitesh.

Ne mezi po i riparojme e jo t’i mbajme ne kurriz. Kjo rruge na con te Berisha.

Kryekrimineli ben e imponon ligjin per dekriminizimi me tekat e veta.Pra, duhet te jeni nje, se keni edhe nje vit kohe deri ne zgjedhje. Se fundi partia e ka kryetarin. Kur te mbaroje mandatin ai hapim debat per tjetrin”, mësohet se ka thënë Pjerin Ndreu në mbledhjen e grupit, raporton Tema.

March 7, 2016 16:42
Komento

3 Komente

  1. tomi March 7, 17:19

    Pjerin. Per bagazhin kulturor te manget, nuk te takon te besh ideologun e partise.
    Ti e di shume mire, sic e di edhe Blushi vete, qe perpjete te hidhet, Edi Ramen nuk e mund dot per kryetar. Keshtu qe teoria jote per “erresimin e arsyes” bie automatikisht. Sa per mos-pasjen te drejte te Blushit per zgjedhjet ne parti sepse “nuk na qenka ky problemi i socialisteve dhe i popullit qe priska shume nga Ty”, Zot na ruaj o Pjerin; po sikur Edi Rama te thote vitin tjeter qe nuk duhen bere zgjedhje sepse mire jam une dhe populli nuk pret kete nga ne, c’duhet te themi ne populli??? Rri o Pjerin per koken tende se ti e di fort mire, qe ne ate parti, ti je vetem per te ngrene kos.

    Reply to this comment
  2. Shtylla March 7, 17:41

    Ben Blushi eshte rrogetar i ambasades ruse.

    Reply to this comment
  3. alphade August 14, 16:40

    Te habitin qendrimet e Blushit qe , duke patur parasysh
    shkrimet e tij, bien ere fetare,religjioze !!! FATKEQESI PER
    VETE BLUSH KARRIERISTIN !!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*