Vetëm 1% e shqiptarëve kanë në bankë mbi 50 mijë euro

August 28, 2018 15:39

Vetëm 1% e shqiptarëve kanë në bankë mbi 50 mijë euro

Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare kanë të ardhura vetëm sa për konsum dhe nuk ia dalin dot të kursejnë para.

Top Channel publikon të dhënat zyrtare që tregojnë se sa para kanë shqiptarët të kursyera në banka dhe se si ndahen këto kursime.

Analiza e Agjencisë së Depozitave tregon se individët shqiptarë kanë në total 2.4 milionë llogari bankare.

Por, pjesa dërrmuese e tyre janë llogari pagash ose depozita të vogla. Vetëm 24 mijë shqiptarë, ose më pak se 1% e totalit të popullsisë, ka kursime bankare më të larta sesa 50 mijë euro.

Në depozitat bankare shihet 80% i totalit të kursimeve të familjeve shqiptare, ndërsa pjesa e mbetur janë fondet e investimeve dhe letrat me vlerë të qeverisë.

Sipas të dhënave zyrtare, në fund të vitit 2017, totali i depozitave që familjet kanë në banka arriti në 922 miliardë lekë, ose thënë ndryshe në 7.5 miliardë euro.

Numri i pakët e individëve që kanë më shumë se 50 mijë euro kursime tregon se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare kanë të ardhura vetëm sa për konsum e kësisoj, e kanë të pamundur të kursejnë mjaftueshëm para, në mënyrë që të mbrohen nga situatat e vështira ekonomike.

s.a/dita

August 28, 2018 15:39
Komento

7 Komente

  1. Grigor Toronto August 28, 16:25

    Nuk eshte cudi. Duke marre te mireqene treguesit e studimit me lejoni tju jap te dhenat e nje studimi te fundit ne Canada organizuar nga Universiteti I Torontos (Canadaja eshte nje nga tete vendet me te zhvilluara ne bote). 65-70% e popullsise jetojne vetem me rrogat (pay cheque to pay cheque). Pra nese humbasin punen kjo kategori nuk paguan dot kredine, qerane, ushqimin dhe veshmbathjen. 10-15% kishin kursime per nje dite te veshtire(rainy day) qe mbulonte nevojat e tyre nese humbasin punen per 6 muaj deri ne 1 vit. 10 % kishin te ardhura ne forme depozitash apo investimesh financiare mbi 50.000 dollare dhe vetem 10% i fundit zoteronte 92% te gjithe te ardhurave qe realizohen ne Canada. Pra nje polarizim i tejskajshem verrehet kudo ne bote. Tronditese por e vertete.

    Reply to this comment
    • Realisti August 28, 20:49

      Grigor, studimi qe po thua nuk nuk me rezulton i vertete. Kjo per faktin se kam miq te njohur qe jetojne Kanada dhe shteti te jep ndihme sociale kur je me femije dhe nuk je ne pune. Sa per info me ndihmen qe merr rreth 700 $ per femije jane te mjaftueshme te pakten per te ngrene. Mos te flasim kur je ne pune dhe rroga me e ulet eshte te pakten 1500 $ muaji. Nderkohe ne Shqiperi te marresh rroge 700 $ te jesh i lumtur. Si perfundim nuk behet Shqiperia me Shqiptare, prandaj kemi perfunduar ne kete situate dramatike ku cdo i ri nuk sheh te ardhme ne Shqiperi. Mjafton ti jepet kujdo mundesia per te punuar jashte shtetit dhe e sheh qe nuk mbetet me kembe njeriu pervec politikaneve qe ia kane pare hajrin me vjedhjet kolosale qe kane bere.

      Reply to this comment
      • Flamur August 29, 12:19

        Realist duhet te jetosh jashte shtetit qe te kuptosh stresin e vertete qe na rrethon. Ndoshta eshte e vertete ajo qe thua ti se marrin 700 dollare per femije nuk e di, une jetoj ne Angli dhe per nje femije marrin rreth 30-50£. Kur je pa pune Shteti te jep ndihme sociale qe te hash buk. Por kur punon eshte ndryshe,une jam nje nga ato qe thot Toronto jetoj me pagen javore. Kam blere shtepi me kredi dhe paguaj 1200£ ne muaj, kur rroga ime mujore eshe 1970£ ne muaj. Llogarit taks bashkije 145£ mujore drita, uje etj une dal me humbje. Por 15 oret e gruas ne jave me ndihmojn te jetoj. Jeta eshte e veshtire kudo ne bote per klasen puntore.

        Reply to this comment
  2. Arberi August 28, 21:32

    Kur gjerat u afrohen ekstremeve, hyjne ne fuqi forca qe balancojne, ashtu si forcat gravitacionale,
    Ashtu si ra komunizmi si papritur, ne Bashkimin Sovjetik dhe vendet e Europes Lindore, edhe ky sistem monetar qe ekziston sot ne bote nuk mund te shkoje gjate.

    Brenda shume pak vitesh ky sistem monetar boteror peson nje goditje te pariparueshme, i pashmangshem nje kaos, nje forme te te cilit ne shqiptaret e kemi njohur ne vitin 1997
    Mundesia me e madhe per kete eshte viti 2020, ose ne rast se nuk eshte lexuar vemendshem, afati i fundit eshte viti 2030

    Reply to this comment
  3. Adih August 28, 23:17

    GRIGOR TORANTO .
    Do te jap nje keshille dhe vere vath ne vesh . Qe tja dish kimetin Kanadase hajde sa me shpesh ne Shqiperi e te shohesh Shqiptarin sa vuan .Dhe ne kete menyre do te hiki stresi qe ke ne Kanada ,dhe nga ana tjeter do tja dishe me shume kimetin Kanadase . Do te te beje mire ky medikament e do te sheroje . . Besoj se me kupton .

    Reply to this comment
    • Grigor Toronto August 30, 18:41

      Adih analfabeti,
      Meqe dhenke keshilla veresie por qe fatkeqsisht nuk ti ve njeri ne pordhe. Une ne Shqiperi vij cdo vit se eshte vendi im. Nuk kam ndonje stres pervesce ate qe te japin komente idioteske si ai yti. Une shkruajtja gjetjet e nje studimi organizuar nga Universiteti i Torontos. Dhe nese do kesh pak vullnet te hysh ne Google dhe do gjesh edhe studime te tjera ne rang boteror qe perkojne me gjetjet e studimit te organizuar ne Canada. Pra trendi eshte perkeqsues. Gjithnje e me shume bota po polarizohet. Une e kuptoj se cfare te djeg ty nga komenti im.Ty te djeg fakti se perse une thashe qe kjo situate eshte jo vetem ne Shqiperi por edhe ne njerin nga vendet me te zhvilluara sic eshte Canadaja. Ti do qe te thuhet se Shqiperia eshte vendi I gjithe te keqijave. ndersa une te them qe ai vend eshte I bekuar nese sdo kishte shume te tille si ty Adih qe vetem qaheni, ankoheni, nuk punoni dhe jepni mend kur skeni as per te shkruar nje koment.

      Reply to this comment
  4. gjermani i fundit August 29, 00:39

    kjo qe thote Grigori eshte e vertete. Ne vendet perendimore varesia ndaj rroges mujore eshte kritike. Qeraja e shtepise, blerja e makines me keste dhe shume sherbime te tjera dhe kestet e huave per tu shlyer i shkaktojne njerezve nje depresion te paimagjinueshem. Keta qe e kundershtojne Grigorin kapen pas ndihmes sociale, por ajo eshte hiçasgje po te shikosh keta faktoret e tjere. Depresioni nuk godet dike qe eshte mesuar me pak duke kursyer por ata qe kur jane ne maredhenie pune dhe futen ne borxhe duke kujtuar se do arrijne ti shlyejne nga rrogat. Falimenton punedhenesi dhe s’gjen dot pune, pas muajti te trete gjendesh per ne çmendine. Fenomeni kryesor i Kapitalizmit eshte pasiguria per te nesermen dhe me keq kur gjendesh ne borxhe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*