Pjesë e një grupi kriminal në Itali, pranga 51-vjeçarit nga Durrësi

May 15, 2019 10:01

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, pranga 51-vjeçarit nga Durrësi

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Policia bën me dije se në pranga u vu K.P., 51 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • K.P., 51 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës.

Shtetasi K. P., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjyqësore në Itali, bazuar në Urdhër Arrestin në datë 08.03.2019, për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, pasi është dënuar me 15 vjet burgim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

l.h/ dita

May 15, 2019 10:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*