Serbët helmuan babanë e Nënë Terezës?

Naser Aliu February 28, 2014 12:54

Serbët helmuan babanë e Nënë Terezës?

“Ai kishte braktisur shtëpinë me shëndet shumë të mirë dhe i shoqëruar nga kolegu: një këshilltar bashkiak. Kur u kthye prapa, me pajton, i shoqëruar nga konsulli italian, qe sëmurë për vdekje…”

Një botim gjerman me autor Kathryn Spink që flet për jetën e Nënë Terezës hedh dyshime mbi rrethanat e vdekjes së babait të saj Nikollë Bojaxhiu në vitin 1919. Në faqen 23 të këtij botimi, ndër të tjera shkruhet:

“Më 28 nëntor 1912 në shtëpinë Bojaxhiu u festua Deklarata e Pavarësisë me një gosti të pasur dhe kremtim të madh. Nikolla nga natyra ishte një mikpritës: Dera e shtëpise së tij ishte e hapur për të gjithë, që nga të varfërit e Shkupit e deri te arkipeshkvi që banonte aty. Në këtë natë të veçantë shtëpia ishte e mbushur me patriot shqiptarë, të cilët deri në të gdhirë diskutonin dhe këndonin të përcjellur me mandolinë . Mikpritësi nuk fshihte qëndrimin e tij për çështjen kombëtare të Shqipërisë. Po ky angazhim e futi atë në një Lëvizje, që ishte themeluar pas Luftës së Parë Botërore dhe kishte për qëllim t´i bashkangjesë Shipërisë së Madhe provincën e Kosovës, e cila ishte e banuar kryesisht me shqiptarë. Për këtë arsye Nikollë Bojaxhiu në vitin 1919 shkoi një herë për një takim politik në Beograd. Ai kishte braktisur shtëpinë me shëndet shumë të mirë dhe i shoqëruar nga kolegu: një këshilltar bashkiak. Kur u kthye prapa, me pajton, i shoqëruar nga konsulli italian, qe sëmurë për vdekje. Ai kishte gjakderdhje të madhe dhe menjëherë u dërgua në spital, ku edhe operacioni i domosdoshëm nuk arriti të përmirësojë gjendjen. Nikollë Bojaxhiu pati 45 vjet kur vdiq. Akoma është sekrete prapavija e vdekejes së tij, mirëpo pat anëtarë të familjes si dhe mjekë, që qenë të sigurtë. se atë

( Nikollë Bojaxhiun ) e kishin helmuar.“

 

Përktheu nga gjermanishtja për DITA: Naser Aliu

 

*Faqe 23 – Kathryn Spink

Mutter Teresa – Ein Leben für die

Barmherzigkeit.

Autorisierte Biografie / Biografi e

autorizuar

Naser Aliu February 28, 2014 12:54
Komento

1 Koment

  1. mimoza March 1, 06:37

    Aq me teper qe e shkruan nje gjermane, eshte e vertete, po edhe pa shkruajtur ajo nuk me vjen cudi. Ne nuk jemi si popull vigjilente dhe te kujdesshem, e marrim veten vetem kur jemi ne gremine dhe keshtu qe nuk na ka duk shume puna.
    Nje nordik Martinsen ish nepunes i OKB se shkruan me dokumente per krimet e serbeve ne Kosove dhe mezi mbledh para per ti botuar. E ndihmojne vetem pak njerez. Keshtu e ka botuar vellimin e pare, nuk e di a e ka botuar vellimin e dyte e te trete. E ka dhene kete lajm vetem nje here televizori Planet dhe asnje medie tjeter nuk i eshte afruar.
    Ate qeveria e Kosoves sipas tij nuk e ndihmon sepse nuk duan nderkombetare te dalin te gjitha krimet serbe se zemerohet Serbia, po privatet e ndonje nga partite opozitare pse nuk e ndihmon. Jemi te bindur deri ne budeallallek, prandaj humbim shpesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*