Pjesëmarrja e ulët në votime, Kokëdhima: Populli bojkoton kastën

June 25, 2017 15:02

Pjesëmarrja e ulët në votime, Kokëdhima: Populli bojkoton kastën

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, përmes një statusi në Facebook, duke iu referuar shifrave shumë të ulëta të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje, deri në mesditë, u shpreh se populli po bojkoton kastën sunduese në vend. “Votuesve shqiptarë u ka ardhur në majë të hundës nga kjo elitë politike”- u shpreh Kokëdhima.

 

Statusi në Facebook

Populli bojkoton!

Koço Kokëdhima

Populli iu përgjigj masivisht thirrjes së partisë ZGJIDHJA për bojkotimin e zgjedhjeve. Shifra shumë e ulët e pjesëmarrjes, si asnjëherë në këto 26 vite dhe dy herë më pak se në zgjedhjet parlamentare të 4 viteve më parë, tregon se votuesve shqiptarë u ka ardhur në majë të hundës nga kjo elitë politike! Vetëm një rrugë i ka mbetur Rilindjes dhe PD-së: të mbushin vetë kutitë me fletë votimi! Edhe pse kjo pritet të ndodhë, nuk do t’i shpëtojë ata nga ndëshkimi i popullit! Ora e gjykimit po vjen!

June 25, 2017 15:02
Komento

1 Koment

  1. SHQIPETAR June 25, 15:06

    TE ARRESTOHET !!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim