Plaçkisnin bizneset për një jetë me kokainë dhe prostituta

May 13, 2016 15:43

Plaçkisnin bizneset për një jetë me kokainë dhe prostituta

Policia italiane ka goditur një bandë që ishte kthyer në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në zonën e Riminit me grabitje të shumta dhe plaçkitje në muajt janar dhe shkurt të këtij viti.

Sipas mediave italiane, operacioni i koduar me emrin T­ Max, ka çuar në 7 urdhër arreste kundër dy shqiptarëve, dy nordikëve, një italian, një maqedonas, një ukrainas.

Në pranga kanë rënë Fatjon Vata, 20 vjeçari shqiptar që besohet se ishte kapoja i bandës, Bardhok Sokoli, 21­ vjeçari tjetër shqiptar që është kushëriri i të parit, Valentino dhe Devad Ahmetoviç, Refik Karpuzi, 22 vjeçar maqedonas, Maksym Veres, dhe kuzhinieri nga Rimini Gino Alberto Melis.

Gjithçka nisi më 20 janar, kur pjesëtarët e bandës kishte nisur grabitjet e armatosura kundër dyqaneve që shisnin produkte për cigare, stacionet e gazit, motoristëve që shpërndanin pica në shtëpi dhe dyqaneve.

Të gjitha lëvizjet, banda i kryente duke përdorur motorrë skuter “Yamaha”. Paratë shpenzoheshin me kokainë dhe prostituta.

Më 12 shkurt, pas një ndjekjeje nëpër rrugë, policia ka arrestuar dy shqiptarët.

Pas disa javësh hetuesit ranë në gjurmët e anëtarëve të tjerë të bandës duke përdorur një detektor GPS montuar në motorët T­Max për të monitoruar lëvizjet e tyre. Përgjimet kanë zbardhur edhe grabitjet e kryera nga banda.

makss1-271x300

May 13, 2016 15:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*