Plaga 20 vjeçare që shkakton ende dhimbje

July 11, 2015 09:00 Updated

Plaga 20 vjeçare që shkakton ende dhimbje

Lokaliteti boshnjak i Srebrenicës përkujton sot përvjetorin e 20-të të gjenocidit të kryer në korrik të 1995-ës nga trupat serbo-boshnjake nën mandatin e gjeneralit Ratko Mladic, një masakër që i mori jetën 8000 burrave myslimanë boshnjakë brenda pak ditëve. Ceremonia e këtij viti, ku do të varrosen rreth 130 viktima të masakrës, merr një rëndësi të veçantë për shkak edhe të pranisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, që njoftoi qëllimin e tij për të qenë i pranishëm në ceremoni. Do të jetë i pranishëm edhe ish presidenti amerikan Bill Clinton, që atëherë ishte një nga nxitësit e ndërtimin të Memorialit të Potocarit dhe procesit kompleks dhe të kushtueshëm të identifikimit. Varrezat ndodhen përpara fabrikës në të cilën ushtarakët grumbulluan myslimanët për t’i ndarë më pas në bazë të seksit dhe moshës, dhe më pas të ekzekutonin djemtë në moshë ushtarake.

Masakra e Srebrenicsës vazhdon të jetë një temë që përball boshnjakët me serbo-boshnjakët dhe me serbët sepse këto dy komunitete mohojnë të pranojnë se ajo që ndodhi ishte një gjenocid, pavarësisht se i tillë u përcaktua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ish Jugosllavinë.

Kjo gjykatë me seli në Hagë ka gjykuar krimet e luftës të kryera në luftën e Bosnjës (1992-1995) dhe akuzon ish liderin politik serbo-boshnjak, Radovan Karaxhiç dhe gjeneralin Ratko Mladiç, për përgjegjësinë e tyre në ekzekutimin e mijërave myslimanëve boshnjakë.

Nga ana tjetër, prania e Vuçiçit ka rëndësi të veçantë sepse ka qenë anëtar i formacionit ultra-nacionalist  serb të Partisë Radikale, ajo që kërcënoi se do të vriste 100 boshnjakë për çdo viktimë serbe të luftës dhe ajo që vazhdon të drejtojë Vijislav Sheshel, i akuzuar për krime luftë dhe i liruar disa muaj më parë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Kryeministri serb do të jetë i pranishëm në Memorialin e Potocarit ku janë varrosur më shumë se 6000 viktima të gjenocidit, eshtrat e të cilëve janë identifikuar. Marrëdhëniet mes Bosnje- Hercegovinës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të komplikuara për shkak të plagëve që kanë lufta. Megjithatë autoritetet serbe tentojnë të përmirësojnë marrëdhëniet me Bonje dhe Herecegovinën dhe gjithashtu me Kosovën, pavarësinë e të cilës refuzojnë ta pranojnë, e gjithë kjo me qëllimin për të avancuar në procesin e anëtarësimit në BE.

Memoriali i Potocarit mban eshtrat e 6241 viktimave të masakrës së Srebrenicës, të gjitha ato të identifikuara përgjatë 20 viteve falë analizave të ADN-së të realizuara nga familjarët e të ndjerëve.  Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur ka numëruar në total 6.930 kufoma, nga të cilat 6.827 u certifikuan falë analizave të ADN-së dhe 103 metodave të tjera.

Autoritete boshnjake numërojnë rreth 8000 të vdekur në gjenocidin e Srebrenicës, prandaj mbeten ende disa qindra kufoma për t’u identifikuar. Procesi i identifikimit është vecanërisht i komplikuar sepse ushtarakët serbo-boshnjakë i varrosën trupat fillimisht në disa varre masive dhe më pas i transferuan në varre të tjera më të vogla. Ky veprim ka bërë që në disa raste një trup të shpërndahet në disa varre. Instituti  për Personat e Zhdukur të Bosnje Hercegovinës është organizmi vendas që merret me punën e identifikimin me mbëhstetjen e ICMP. Deri më sot ka arritur të gjejë 17.000 mbetje njerëzore në 314 zona sipërfaqësore dhe në 93 varre masive.

Fantazma që përndjek Hollandën

Fantazma e Srebrenicës vazhdon ende të frikësojë holandezët. Forcat paqeruajtëse të këtij kombi, që kishin për detyrë mbrojtjen e enklavës gjatë luftës së Bosnjës, nuk mundën të evitonin masakrën e 8000 myslimanëve në korrik të 1995. Srebrenica ishte masakra më e madhe e kryer në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore dhe është cilësuar si gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare. Paqeruajtësit, shumë pak të armatosur dhe të pakët në numër, nuk mund të evitonin shkatërrimin e vendit, të deklaruar “zonë në mbrojtje” nga Kombet e Bashkuara.

Holanda ka një traditë të gjatë në pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse dhe ka qenë gjithnjë në mbështetje së drejtësisë ndërkombëtare. Për disa hulumtues, origjina e këtij solidariteti gjendet në ndjenjën e fajit, të trashëguar nga episodet e bashkëpunimit me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Joris Voohoeve, ministër  i Mbrojtjes së Holandës kur ndodhi masakra e Srebrenicës, mendon se polemikat në vendin e tij janë për shkak të “tendencës kalviniste të holandezëve për t’u vetë-ndëshkuar” por edhe për “fuqinë e videos”. Politikani i referohet nj regjistrimi që tregon Thom Karremans, komandant i forcave paqeruajtëse, duke ngritur dolli me Ratko Mladic, kreun ushtarak të serbo-boshnjakëve që kryen pastrime etnike.

Të mbijetuarit dhe familjet e viktimave mendojnë se Holanda nuk bëri sa duhej për të evituar masakrën. “Duhet kërkuar ndjesë fëmijëve që u rritën pa një baba, xhaxhallarë, apo pa vëllezër”, tha në Gjykatën e Hagës Mohammed Dukovic, që ishte 17 vjeç në korrik të 1995 dhe arriti të shpëtojë duke u larguar nga malet.

Bëmë sa mundëm, por u braktisëm dhe shumë vetë e kanë të vështirë ta kuptojnë’, thotë për agfjencinë e lajmeve AFP një ish anëtar i forcave paqeruajtëse, Ludy de Vos, sipas të cilit, shumë prej miqve të tij të vjetër vuajnë nga sindromi post-traumatik.

Në shtator 2013, pas një beteje ligjore prej më shumë se 10 vjet, Holanda u bë vendi i parë përgjegjës për veprimet e trupave të saj nën mandatin e Kombeve të Bashkuara 

 

July 11, 2015 09:00 Updated
Komento

1 Koment

  1. Ateisti mysliman.... July 11, 11:33

    ZOTI i ben punet ne menyre te mistershme, dhe si te tilla ne skemi tager te nderhyjme ne punet e TIJ…. Njehere krijon turkun, pastaj Hitlerin, me vone Sllobon, dhe nderkohe Amerika eshte aty….Popujt qe lene rrugen e ZOTIT, heret ose vone ate meshire qe kerkojne ,ate do te marrin…Nje nder keta popuj jemi edhe ne….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin