Plagos me shpatë pesë persona, qëllohet nga policia

October 22, 2015 11:43

Plagos me shpatë pesë persona, qëllohet nga policia

Një burrë i maskuar e i armatosur me shpatë, u qëllua nga policia pasi plagosi një të rritur e katër nxënës në një shkollë në perëndim të Suedisë.

Ngjarja që trondit këtë shtet të qetë, ku episode të tilla janë tepër të rralla, ndodhi në qytetin Trollhattan.

Burime spitalore njoftojnë se një prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën, ndërsa kushtet shëndetësore të agresorit nuk dihen ende.

Nga sa pohuan të njëjta burime për agjensinë suedeze të lajmeve TT, në shkollën e mësyrë mbizotëron peshtjellimi dhe detajet mbi ndodhinë janë të pakta.

Në këtë shkollë mësojnë rreth 400 nxënës të moshave nga 6 deri në 15 vjeç.

Trollhättani është një zone industriale e ndodhur rreth 75 km në veri të qytetit të dytë më të madh të vendit, Gothenburg-ut.

October 22, 2015 11:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*