Plagosen dy vëllezër shqiptarë me thika në Itali

January 27, 2018 17:59

Plagosen dy vëllezër shqiptarë me thika në Itali

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur me thikë ditën e djeshme në Itali.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët, vëllezër me njërit tjetrin, D.H., 21 vjeç dhe A.H., 24 vjeç janë goditur me thikë nga një person.

Ngjarja ka ndodhur në daljen e një pike bastesh në Montecatini, në Pistoia, Toscana, ku njëri prej tyre, 24-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai është dërguar në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Edhe 21-vjeçari u shtrua në spital si pasojë e plagëve të marrë, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sherri me dy vëllezërve dhe një personi tjetër, nisi përmes telefonit, për tu zhvendosur më pas jashtë ambienteve të pikës së bastit.

Në fillim, ka qenë vëllai i madh i cili ka dalë jashtë për tu sqaruar me personin që debatoi në telefon, por ai është goditur me thikë në bark dhe në kofshë.

Në ndihmë të tij, ka shkuar vëllai i tij i vogël, por edhe ky u godit me thikë nga agresori. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes apo kush është personi që i ka qëlluar dy vëllezërit shqiptarë, por policia italiane ka nisur hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

January 27, 2018 17:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*