Plagosën me armë 34-vjeçarin, identifikohen autorët

June 19, 2016 09:37

Plagosën me armë 34-vjeçarin, identifikohen autorët

Policia ka mundur të identifikojë dhe të zbardhë ngjarjen e djeshme, ku i plagosur me armë zjarri mbeti një 34-vjeçar, A.M, banues në Kallmet i Madh, Lezhë.

Sipas uniformave blu, njëri nga autorët është Adrian  Gjebeshi (Merlika), 30 vjeç ,  banues në  Krujë, me precedent të mëparshëm penal dhe në kërkim nga policia  për “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe rezultonte në kërkim.

Pas paraqitjes në urgjencën e spitalit Lezhës të të plagosurit me armë zjarri në krah, shtetasi A.M. 34 vjeç, grupi i punës ka identifikuar autorin e dyshuar dhe ka bërë lokalizimin e mjetit të tij, një Benz C-Clas ngjyrë e zezë me targa AA969NP.

Në bashkëpunim me policinë rrugore mjeti është ndjekur në mënyrë të pandërprerë nga policia dhe autorët të gjendur nën presionin e frikës , kanë braktisur mjetin në Bishtë Jugë të Shkodres dhe janë larguar.

Nga veprimet hetimore të vazhdueshme ,dyshohet se në automjet kanë qenë 2 persona të tjerë përveç autorit të dyshuar, për të cilët vazhdojnë hetimet për identifikimin e tyre, ndërsa mjeti është sekuestruar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta të çastit .  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Lezhë,  për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , u shpall në kerkim dhe punohet për kapjen Adrian  Gjebeshi

June 19, 2016 09:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*